Open Procurement Albania

Loti III. Blerje e aparatit GC për analizimin e gazeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Objekti i Tenderit Loti III. Blerje e aparatit GC për analizimin e gazeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Nr. Reference REF-82675-08-10-2018
Vlera / Fondi Limit 7 336 700,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 13-08-2018 
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 06-09-2018
Data e mbajtjes se tenderit 06-09-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues O.E.S DISTRIMED SHPK
KRIJON SHPK
BIOMETRIC ALBANIA SHPK
TRINITY TRADE COMPANY SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • KRIJON SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 7 200 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 25-10-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 90 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    U paraqit ankesa me nr.947prot. datë 28.09.2018 nga operatori ekonomik “KRIJON shpk” në lidhje me kualifikimin e ofertuesit “O.E.S Distrimed shpk”. Procedura u pezullua deri në marrjen e një vendimi në lidhje me ankesën.
    Me shkresën nr.947/1prot. datë 04.10.2018 “Kthim përgjigje”, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave në organin qëndror blerës mori vendim për pranimin e ankesës së ofertuesit “KRIJON shpk” dhe s’kualifikimin e operatorit ekonomik “O.E.S Distrimed shpk”, prandaj kjo procedurë kaloi për rivlerësim nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me datë 11.10.2018.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. Operatori ekonomik “TRINITY TRADE COMPANY” SHPK:
    Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

    2. Operatori ekonomik “BIOMETRIC ALBANIA” SHPK:
    Ofertuesi nuk plotëson specifikimet teknike të pajisjeve laboratorike: Gaz Kromatograf per percaktimin e hidrokarbureve te gazeve komerciale, të përcaktuara në shtojcën 10 të DT, sepse të dhënat teknike të katalogut të paraqitur në gjuhën shqipe nuk janë në përputhje me të dhënat teknike të kërkuara për këtë pajisje nga autoriteti kontraktor.

    3. Operatori ekonomik “O.E.S DISTRIMED” :
    - Për kushtet teknike janë kërkuar: “Detektor TCD, kit instalimi (ferrula, rakorderi, tub bakri, liner, shiringa, viale, septa), filtra per pastrimin e te gjithe gazeve, Gjithashtu duhet te perfshihen tre kolona kapilare (2 te montuara + 1 rezerve + 1 Prekolone) te pershtatshme per aplikimin e kerkuar me gjatesi te pakten 25m secila, 2000 viale 1.5 ose 2 ml, 5 shiringa per injektim, 20 liner si dhe softueri i kontrollit nga PC. Sistemi duhet te vije me metodika te instaluara ne fabrike si dhe dokumentacion specifik per aplikimin. Sistemi duhet te jete i pershtatur dhe i testuar per analizat e gazit sipas standartit EN 27941-95.” - ndërsa në katalog larmishmëria përcaktohet se ka tre dedektorë, tek pika 4 paragrafi i dytë “dedektorë opsionale” përcaktohet se do të pajisen në të ardhmen me këta dedektorë. Në katalog janë përfshirë vetem shiringa pa specifikuar të tjerat, mungojnë disa të dhëna dhe nuk është specifikuar as numri as përmasat e kolonave kapilare të kërkuara. Në katalog nuk përcaktohet nëse sistemi duhet të jetë i përshtatur me këtë standart.
    - Për furrën e kolonave janë kërkuar: “Temperatura maksimale e rampes (shpejtesise se rritjes se temperatures) të jetë të paktën 110°C/min”, por në katalog nuk është e specifikuar. Po ashtu është kërkuar “Ftohja e furrës nga 400°C ne 50°C të bëhet në më pak se 5 minuta.”, - ndërsa paisja e ofruar e realizon ftohjen në 5.5 minuta. - Për injektorin Split/Splitless janë kërkuar: “Diapazoni i presionit: jo me pak se 0-150 psi” - ndërsa në katalog është përcaktuar 0-100 psi; “Fluksi total: mbi 1500mL/min per He/H2” - ndërsa në katalog është përcaktuar 0-1000ml/min He; “Diapazoni i ndarjes (split range): nga 1 deri në të paktën 7000 në varësi të kolonës” - ndërsa në katalog është përcaktuar diapazioni i ndarjes së ofruar 7500, por nuk është specifikuar intervali.
    - Për kontrollin elektronik të fluksit janë kërkuar: “Presioni: me saktësi 0.1% Full Scale ose me te mire”, “Saktesia e sensorit te fluksit me e mire se 2% e matjes ose 0.2% full scale” dhe “Resolucioni i set point te presionit 0.001psi” - por në katalog nuk janë përcaktuar këto të dhëna teknike.
    - Për detektorin me jonizim të flakës (FID) janë kërkuar: “Temperatura maksimale jo me pak se 450°C” - ndërsa në katalog është përcaktuar 450°C ose me pak; “Shpejtesia e mbledhjes se te dhenave: mbi 480 Hz” - ndërsa në katalog është përcaktuar 200 Hz.
    - Për detektorin e konduktivitetit termik (TCD) është kërkuar: “Diapazoni dinamik linear: jo me pak se 100,000 (10 5)” - por në katalog nuk janë përcaktuar të dhënat teknike për këtë parametër.
    - Për specifikimet e përgjitshme është kërkuar: “Ekran me prekje me madhesi te pakten 20cm” - ndërsa në katalog është përcaktuar 14,48 cm.
    - Për komunikimin janë kërkuar: “Eternet sipas protokollit TCP/IP”, “Data rate te pakten 100Mbps” dhe “Me 3 dalje analoge opsionale” - por në katalog nuk janë përcaktuar këto të dhëna teknike.
    - Për kushtet e ambientit te punes janë kërkuar: “Temperatura: 10 deri 40 °C” dhe “Lageshtia relative: 5% deri 95%” - por në katalog nuk janë përcaktuar këto të dhëna teknike. - Për software-in e sistemit të të dhënave kromatografike është kërkuar: “Të kete mundesi integrimin ne LIMS. Softueri te jete i pershtatshem per laboratoret qe jane te detyruar te funksionojne ne perputhje me ISO/IEC 17025.” - por në katalog nuk janë përcaktuar këto të dhëna teknike.”
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRIJON SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRIJON SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRIJON SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRIJON SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Loti III Formular i njoftimit kontrates nenshkruar -2018.doc
    DST PAJISJE LABORATORIKE IV LOTE.doc
    Shtojce.docx
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data