Open Procurement Albania

“Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit” për vitet 2018, 2019, 2020.

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
Objekti i Tenderit “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit” për vitet 2018, 2019, 2020.

Fondi limit: 290,155,500 (dyqind e nëntëdhjetë milion e njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë pa TVSH.
Fondi i përllogaritur për vitin buxhetor 2018 është në vlerën prej: 37,720,150 (tridhjetë e shtatë milion e shtatëqind e njëzetë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH.
Nr. Reference REF-82573-08-09-2018
Vlera / Fondi Limit 290 155 500,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 10-08-2018 
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 05-10-2018
Data e mbajtjes se tenderit 05-10-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Afati i lëvrimit mallit duhet të jetë:
    - Për vitin 2018 afati i lëvrimit do të jetë 30 ditë nga lidhja e kontratës.
    - Për vitin 2019 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2019 dhe brenda datës 2 Shtator 2019.
    - Për vitin 2020 afati i lëvrimit do të jetë brenda datës 31 Mars 2020 dhe brenda datës 2 Shtator 2020.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
    Shenime Vendim i K.P.P. 747/2018 date 06.11.2018 me ankimues operatori ekonomik “Donianna” sh.p.k dhe objekt : Anulimin e procedurës së “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit për vitet 2018, 2019, 2020.”

    Në datën 05.10.2018, autoriteti kontraktor ka zhvilluar procedurën e prokurimit, ku konstatohet se operatori ekonomik ankimues ka qenë pjesëmarrës në seancën e hapjes së ofertave nga ana e autoritetit kontraktor, ku edhe është njohur me faktin që shoqëria e tij nuk rezulton të jetë pjesëmarrëse në procedurën e prokurimit objekt shqyrtimi, për faktin e mosparaqitjes së ofertës së tij në sistemin e prokurimeve elektronike.
    Operatori ekonomik “Donianna” sh.p.k. në datën 10.10.2018 ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor duke kundërshtuar faktin e mosparaqitjes së ofertës së tij në sistemin e prokurimeve elektronike.
    Autoriteti kontraktor me anë të shkresës nr.1016/1 prot., datë 16.10.2018, i ka kthyer përgjigje ankesës së operatorit ekonomik akimues, duke e refuzuar atë. Ndërkohë që, operatori ekonomik ankimues pretendon se ka marrë dijeni për kthimin e përgjigjes së autoritetit kontraktor në datën 22.10.2018.
    Operatori ekonomik Donianna ka bere kërkesë pranë KPP me Objekt: “Anulimin e procedurës së prokurimit “Blerje këpucë për uniformën e Policisë së Shtetit për vitet 2018, 2019, 2020” me pretendimin se nuk është paraqitur oferta e tij ne sistemin elektronik, pavarësisht se operatori shprehet se veprimet llogarine e tij si operator ekonomik prane APP janë kryer ne mënyre te plote.

    Pas shqyrtimit te rrethanave dhe te fakteve Komisioni i Prokurimit Publik arsyeton:
    Nga verifikimet rezulton se, ky operator ekonomik nuk është pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi, e për rrjedhim nuk legjitimohet të paraqesë ankesë përsa kohë që edhe autoriteti kontraktor nuk ka dalë me një vendim përfundimtar klasifikimi.
    Komisioni i Prokurimit Publik, vepron dhe ushtron funksionin e tij brenda tagrave që ia lejon legjislacioni për prokurimin publik, për sa kohë, në fazën në të cilën ndodhet kjo procedurë prokurimi, KPP e ka të pamundur të verifikojë pretendimet që ngre operatori ekonomik ankimues në lidhje me veprimet e ndodhura në llogarinë e tij personale në sistemin e prokurimeve elektronike.
    KPP sqaron se, përpara këtij rasti të paprecedent, operatori ekonomik akimues nuk legjitimohet që të paraqesë ankesë pranë këtij të fundit, si organ i cili shqyrton ankesa vetëm kur interesi i operatorit ekonomik cënohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, për sa kohë autoriteti kontraktor nuk ka ndërmarrë asnjë vendim në lidhje me këtë procedurë prokurimi dhe nuk ka dalë me një vendim përfundimtar në rastin konkret.
    Gjithashtu, Komisioni i Prokurimit Publik është organ që shqyrton vetëm ankesat e paraqitura nga operatorët ekonomikë për vendime të autoritetit kontraktor për procedura të ndryshme prokurimi, dhe nuk shqyrton problematika apo pretendime që kanë të bëjnë me llogarinë e përdoruesit të një operatori ekonomik.
    Rrjedhimisht KPP vendos të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Donianna” sh.p.k. për kete procedurë prokurimi .
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shtyrje Afati
    Vendim KPP
    Vendim KPP (2)

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data