Open Procurement Albania

Loti 3 "Blerje mish dhe nenproduktet e tij, per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve
Objekti i Tenderit Loti 3 "Blerje mish dhe nenproduktet e tij, per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve
Nr. Reference REF-53912-03-11-2020
Vlera / Fondi Limit 287 712 061,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 12-03-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 27-04-2020
Data e mbajtjes se tenderit 27-04-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1. AB-GERSA
2. ARGENT DACI
3. GERTI -1987” SHPK dhe “Olta Sharra
4. KADRA
5. Sinani Trading
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ARGENT DACI
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 228 170 260,00
    Data e shpalljes se fituesit 20-11-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 2 (dy) vite nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.

    ANKESA 1
    Në datën 18.03.2020, operatori ekonomik ankimues “Olta Sharra” p.f., ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor, duke kërkuar modifikimin e dokumentave të tenderit të procedurës së mësipërme të prokurimit. ankese e cila u refuzua.

    Në datën 16.04.2020, operatori ka depozituar në Komisionin e Prokurimit Publik ankesën me pretendimet si me lart.
    KPP me vendim nr 157/2020 date 30.04.2020 vendosi:
    - Të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Olta Sharra” p.f. për procedurën e prokurimit .
    - Autoriteti kontraktor të kryejë modifikimet përkatëse në përputhje me arsyetimet dhe konstatimet e mësipërme të Komisionit të Prokurimit Publik.

    ______________________________
    ANKESA 2
    Në datën 26.06.2020 bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gerti - 1987” sh.p.k. & “Olta Sharra” p.f. ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor duke kundërshtuar kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “Argent Daci” p.f. në procedurën e prokurimit objekt shqyrtimi.
    Në datën 16.07.2020, me shkresën nr. 1233/3 prot., autoriteti kontraktor i ka kthyer përgjigje bashkimit të operatorëve ekonomikë ankimues duke e refuzuar ankesën e këtij të fundit.

    Në datën 23.07.2020 bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gerti - 1987” sh.p.k. & “Olta Sharra” p.f. ka paraqitur ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik duke ngritur të njëjtat pretendime si në ankesën e paraqitur pranë autoritetit kontraktor KPP me vendim nr. 299/2020 date 05-08-2020 vendosi: - Të mos marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur, dhe qe - Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit.

    Vendimi u apelua ne Gjykatën Administrative te Shkallës së Parë, Tiranë e cila me vendim (forma e shkurtuar) me ekzekutim të përkohshëm, te datës 13.11.2020, protokolluar në organin qendror blerës ABP me nr.2293 prot.,datë 16.11.2020, vendosi për shfuqizimin e vendimit nr.299 datë 05.08.2020 të KPP-se

    ______________________________
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1. “AB-GERSA” SHPK
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 1 të kritereve të përgjithshme të pranimit/kualifikimit, pasi nga dokumentacioni i paraqitur rezulton të ketë detyrime tatimore të pashlyera. Gjithashtu mospërmbushja e kriterit të mësiperm bie në kundershtim me nenin 45 pikën 2 gërma dh të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, në të cilin përcaktohet se, ...“Çdo kandidat ose ofertues skualifikohet nga një procedurë në rastet se: dh) Nuk i ka përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, në përputhje me legjislacionin shqiptar”.

    2. “KADRA” SHPK
    • Operatori ekonomik ka paraqitur oferte ekonomike si dhe asnjë prej dokumenteve të kërkuara në DT

    3. “Sinani Trading” SHPK
    • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur ofertë ekonomike si dhe asnjë nga dokumentet e kërkuara në DT.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-53912-03-11-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Standard Tender Documents

    Technical Specifications

    Contract Notice Form - Financial Times notice

    Vendim i KPP-se nr.157/2020

    Vendim i KPP-se nr.299/2020

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data