Open Procurement Albania

Blerje materiale të ndryshme për pastrim (e ndarë në 3 Lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19)
Loti 3 - " Blerje materiale të nevojshme për mbrotjen personale ",

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Blerje materiale të ndryshme për pastrim (e ndarë në 3 Lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19).
Loti 3 - " Blerje materiale të nevojshme për mbrotjen personale ",

____________________
Janë identifikuar si operatorë ekonomik të suksesshëm:
1) "FARMA NET ALBANIA" SHPK - Vlera: 9,751,120 lekë, pa TVSH.
2) “AN & RA” SH.P.K - Vlera: 9,789,680 lekë, pa TVSH.
3) "EGIAN MED" SH.P.K - Vlera: 9,979,940 lekë, pa TVSH.
4) “EUROMED" SH.P.K. - Vlera: 15,615,080 lekë, pa TVSH.
5) “FLORFARMA" SH.P.K. - Vlera: 15,971,830 lekë, pa TVSH.
Nr. Reference REF-74648-10-09-2020
Vlera / Fondi Limit 22 573 483,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 12-10-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 04-11-2020
Data e mbajtjes se tenderit 04-11-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 11
Operatore Konkurues 1. FARMA NET ALBANIA" SH.P.K.
2. AN&RA" SH.P.K.
3. EGIAN MED" SH.P.K.
4. AQUARIUS MEDICAL" SH.P.K.
5. MALBERTEX” SH.P.K.
6. UNIVERS PROMOTIONS” SH.P.K.
7. POWER INDUSTRIES" SH.P.K.
8. EUROMED" SH.P.K.
9. FLORFARMA" SH.P.K.
10. MURATI D" SH.P.K.
11. W CENTER” SH.P.K.
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 09-12-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Sipas kërkesave të autoriteteve kontraktore deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor, në bazë të marrëveshjes kuadër
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka apsur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1) "AQUARIUS MEDICAL" SH.P.K.
    • Nuk plotëson germën a (Formularin e ofertës sipas shtojcës 1),nënpika1, pika 2,“Kriteret e vecanta të kualifikimt”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, në tabelën e vecantë të autoritetit kontraktor Zyra e Avokatit të Përgjithshëm ka ofertuar me cmim për njësi të ndryshëm, në krahasim me tabelën e përgjithshme për zërin “Dezinfektues për sipërfaqe (ambalazh plastik 500 ml)”, në kundërshtim me përcaktimin e bërë në Shtojcën 1 të DST, ku parashikohet se: “Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme.”

    2) Arsyet e skualifikimit për: “MALBERTEX” SH.P.K.
    • Operatori ekonomik është në kushtet e nenit 45 të Ligjit 9643 datë 20.11.2006 ”Për prokurimin publik” i ndryshuar, pasi pas verifikimeve në Regjistrin Elektronik të Gjendjes Gjyqësore si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezultoi se ortaku i shoqërisë rezulton të ketë qenë i dënuar për një veprat penale të përcaktuara në nenin 45 të LPP.
    • Nuk plotëson pikën 3 gërma e), seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash në emër të tij. Në rastin konkret përmes dokumentacionit të dorëzuar, vërtetohet se çertifikata e mjetit me targë AA185CD të cilën e disponon shoqëria “Start Co” sipas lejes së qarkullimit, është specifike dhe e lëshuar për kryerjen e transportit të mallrave, brenda vendit, vetëm për llogari të veprimtarisë së vet. Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave nga ana e operatorit ekonomik “Malbertex” SHPK me kamionin e shoqërisë “Start Co” do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave me qira dhe për të tretë pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar.
    • Nuk plotëson gërmat c dhe d pika 1 te “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike sipas Shtojcës 6 dhe Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7.
    • Nuk plotëson pikën 4 gërma a), seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetsore lëshuar nga administrata tatimore për periudhën 3 mujore Korrik 2020- Shtator 2020.

    3) “UNIVERS PROMOTIONS” SH.P.K.
    • Nuk plotëson gërmat b, c, d dhe e pika 1 te “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Deklaratë për paraqitje ofertë të pavarur sipas Shtojcës 2/1, Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike sipas Shtojcës 6, Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7 dhe Deklaratë mbi garantimin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës sipas Shtojcës 8/1.
    • Nuk plotëson pikën 5, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë një Deklaratë me ane të së cilës merr përsipër të kryejë shërbimin e transportit të të gjithë artikujve në adresat e autoriteteve kontraktore, të përfshira në këtë procedurë prokurimi.

    4) Arsyet e skualifikimit për: "POWER INDUSTRIES" SH.P.K.
    • Nuk plotëson pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesëdëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 viteve të fundit në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së fondit limit të Lotit III. Furnizimet e mëparshme të ngjashme të paraqitura nga operatori ekonomik, nuk janë në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së fondit limit të Lotit III.
    • Nuk plotëson gërmëna (Formularin e ofertës sipas shtojcës 1),nënpika1, pika 2,“Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, në tabelën e vecantë të autoritetit kontraktor Zyra e Avokatit të Përgjithshëm ka ofertuar me cmim për njësi të ndryshëm, në krahasim me tabelën e përgjithshme për zërin “Alkool 70-95% (ambalazh 100 ml)”, në kundërshtim me përcaktimin e bërë në Shtojcën 1 të DST, ku parashikohet se: “Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme.”

    5) "MURATI D" SH.P.K.
    • Nuk plotësongërmënf(Leje drejtimi automjeti për të paktën 1 prej punonjësve), seksioni 2.3, “Kapaciteti teknik”, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqes Leje drejtimi automjeti për të paktën 1 (një) prej punonjësve. R. LL për të cilin është paraqitur Leja e drejtimit përkatëse, nuk rezulton të jetë punonjës pranë operatorit ekonomik “Murati D” SHPK, bazuar në listëpagesat e paraqitura nga ky i fundit.
    • Nuk plotëson pikën 2, Seksioni 2.3. Kapaciteti teknik pika 2, “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, Operatori ekonomik “Murati D” SHPK, nuk arriti të provojë se disponon të paktën një ambient magazinimi me sipërfaqe minimale 100 m2, me qëllim magazinimin e mallit objekt kontrate.

    6) “W CENTER” SH.P.K.
    • Nuk ka paraqitur Ofertë Ekonomike dhe sanjë dokumentacion tjetër, kërkuar në DS.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër:

    1. Ministria e Buqësisë dhe e Zhvillimit Rural me fond limit 543,037 Lekë (pa TVSH);
    2. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me fond limit 6,765,102 Lekë (pa TVSH);
    3. Ministria e Mbrojtjes me fond limit 3,250,874
    4. Qendra Kombëtare e Biznesit me fond limit 9,826,938 Lekë (pa TVSH);
    5. Avokati i Përgjithshëm i Shtetit me fond limit 2,187,532 Lekë (pa TVSH);
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-74648-10-09-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data