Open Procurement Albania

Blerje orendi dhe pajisje per mobilim zyra

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Blerje orendi dhe pajisje per mobilim zyra
Nr. Reference REF-70164-08-28-2020
Vlera / Fondi Limit 12 335 876,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 31-08-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 23-09-2020
Data e mbajtjes se tenderit 23-09-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues 1) "MURATI D" SHPK
2) "BUNA" SHPK
3) "RO-AL" SHPK
4) "ERALD" SHPK
5) "MUCA" SHPK
6) "ERZENI/SH" SHPK
7) "M. LEZHA" SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • BUNA
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 7 369 300,00
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Nga lidhja e kontratës/ kontratave, deri në plotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore brenda marrëveshjes kuadër.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    3. "MURATI D" SHPK:
    - Nuk plotëson gërmën a (Formularin e ofertës sipas shtojcës 1), nënpika 1, pika 2, “Kriteret e vecanta të kualifikimt”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, në tabelat e vecanta të autoriteteve kontraktore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, ka ofertuar sasi të ndryshme, në krahasim me tabelën e përgjithshme, për zërin “Karrige të thjeshta zyre”, në kundërshtim me përcaktimin e bërë në Shtojcën 1, të DST, ku parashikohet se: “Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme.”
    - Nuk plotëson gërmën e), pika 4.1, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, për automjetet, me targa AA715EC dhe AA267OJ, nuk arriti të paraqesë Certifikatë, për transport mallrash në emër të tij. Në rastin konkret, përmes dokumentacionit të dorëzuar, vërtetohet se çertifikatat e mjeteve, me targa AA715EC dhe targa AA267OJ, të cilat i disponojnë shoqëria “Tevi Plast” dhe “Frutibest”, janë specifike dhe të lëshuara, për kryerjen e transportit të mallrave, brenda vendit, vetëm për llogari të veprimtarisë së tyre të veta. Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave, nga ana e operatorit ekonomik “Murati D” shpk, me kamionin e shoqërisë “Tevi Plast” dhe “Frutibest”, do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave, me qira dhe për të tretë, pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar.
    - Nuk plotëson gërmën c) dhe d), pika 4.1, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, për automjetin me targa AA267OJ dhe AA327JB nuk arriti të sigurojë vlefshmërinë e Certifikatës të kontrollit teknike dhe Policë sigurimin e detyrueshëm te mjeteve. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur, për këto dy automjete, u konstatua se vlefshmëria e Certifikatave të kontrollit teknik përfundojnë më 15.09.2020 dhe 18.04.2020 dhe ato të Policë sigurimit përfundojnë më 10.07.2020 dhe 04.09.2020. Në këto kushte të dy automjetet nuk plotësojnë kriterin e kryerjes së shërbimit të transportit, nga ana e Operatorit Ekonomik.

    4. "RO-AL" SHPK:
    - Nuk plotëson gërmën a), pika 4.1, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, për automjetin, me targa AA196NT, nuk arriti të paraqesë Çertifikata e pronësisë, e lëshuar nga institucioni i autorizuar me ligj, ose kontrata e shitblerjes, ose kontrata e dhurimit, ose çdo dokument tjetër, me anë të të cilit fitohet e drejta e pronësisë, sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu ky automjet nuk plotëson kushtin e kapacitetit transportues, të paktën 1 ton. Në këto kushte ky automjet nuk plotëson kriterin e kryerjes së shërbimit të transportit, nga ana e Operatorit Ekonomik.

    5. "M. LEZHA" SHPK:
    - Nuk plotëson gërmën a (Formularin e ofertës sipas shtojcës 1), nënpika 1, pika 2, “Kriteret e vecanta të kualifikimt”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, në tabelat e vecanta të autoriteteve kontraktore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, ka ofertuar cmim të ndryshme, në krahasim me tabelën e përgjithshme, për zërin “Karrige të thjeshta zyre”, në kundërshtim me përcaktimin e bërë në Shtojcën 1, të DST, ku parashikohet se: “Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme

    (Buletini Nr. 101 datë 16 Nëntor 2020)
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër:
    Organi Qendror Blerës, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në emër dhe për llogari të autoriteteve kontraktore si më poshtë:

    1. Drejtoria e Spitalit Fier, me fond të marrëveshjes kuadër: 2,999,956 (dy milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë e nëntëqind e pesëdhjetë gjashtë) lekë pa TVSH.
    2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, me fond të marrëveshjes kuadër: 1,255,160 (pesë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë ) lekë pa TVSH.
    3. Arkivi Shtetëtor i Sistemit Gjyqësor, me fond të marrëveshjes kuadër: 8,080,760 (tetë milion e tetëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-70164-08-28-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data