Open Procurement Albania

Loti I “Blerje dokumentacioni shkollor (regjistra, amza, dëftesa, certefikata, pulla me helogram) për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Ministria e Arsimit dhe Shkences
Objekti i Tenderit Loti I “Blerje dokumentacioni shkollor (regjistra, amza, dëftesa, certefikata, pulla me helogram) për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”
Nr. Reference REF-62014-04-11-2018
Vlera / Fondi Limit 7 933 459,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 12-04-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 07-05-2018
Data e mbajtjes se tenderit 07-05-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues Adel CO
ALB – TIPOGRAFIA
ALBDESIGN PSP
EKSPO SISTEM
INTERLOGISTIC
KRISTALINA.KH
RAMA – GRAF
Shtëpia Botuese Shtypshkronja Morava
Operator Ekonomik Kontraktues
  • KRISTALINA K-H SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 6 769 998,00
    Data e shpalljes se fituesit 04-07-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates • Zërat nga 1-21, afati është 7 ditë nga momenti i lidhjes së kontratës dhe dhënies së fileve final për print (Shtojca 1 dst).
    • Zërat nga 22-40, afati është 30 ditë nga momenti i lidhjes së kontratës dhe dhënies së fileve finale për print(Shtojca 1 dst) .
    • Për zërin 41 (Pulla), afati është 7 ditë nga momenti i lidhjes së kontratës, dhënies së filet final për print dhe autorizimit zyrtar për prodhim (Shtojca 1 dst).
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre përgjigje me vendim te K.P.P. nr. 426/2018 date 25.06.2018

    Janë s kualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1- “Adel CO” SHPK :
    • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.2 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur kopje të certifikuar të bilancit të vitit 2017 të paraqitur pranë autoriteteve tatimore përkatëse.
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore shoqëruar me Listpagesat për muajin mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4 (katër) punonjës të siguruar për këtë muaj.
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm, duke mos shoqëruar kontratën e qiramarrjes me faturën e blerjes/faturën e zhdoganimit të makinerisë, ku të përcaktohet qartë lloji i saj. Sqarojmë se në kontratën e qeramarrjes nuk është përcaktuar qartë lloji i makinerisë (modeli) dhe as në faturën e zhdoganimit nuk përcaktohet qartë as lloji as formati i makinerisë (shënuar më shkrim dore formati 70x100).

    2- “ALB – TIPOGRAFIA” SHPK :
    • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në gërmën ”d” të pikës 1, të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, duke mos vërtetuar se ka paguar detyrimin e maturuar të muajit mars 2018.
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit I. Sqarojmë se faturat e paraqitura nga ofertuesi nuk janë të shoqeruara me kontratat e lidhura me autoritetet kontraktore, as me vertetimin e realizimit me sukses të tyre leshuar nga autoritetet kontraktore.
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj.

    3- “ALBDESIGN PSP” :
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj.” Në lidhje me dokumentacionin e paraqitur për të provuar pasjen e minimumi një makinë shtypi në format 50x70 cm, rezulton se formati i paraqitur nga ofertuesi 70x100 cm e plotëson kriterin e përcaktuar në DST, pasi kriteri i kërkuar për këtë format është në minimumin e tij.

    4- “EKSPO SISTEMS” SHPK :
    • Ofertuesi s'kualifikohet per arsye se nuk ka dorezuar asnje dokument nga ata te percaktuar ne DST, duke mos vertetuar plotesimin e asnje prej kritereve per kualifikim.

    5- “INTERLOGISTIC” SHPK:
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore për muajt tetor 2017 - mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4 (katër) punonjës të siguruar për këtë muaj.
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm dhe minimumi një makinë qepëse, duke mos shoqëruar kontratën e qiramarrjes me faturën e blerjes/faturën e zhdoganimit të makinerisë së shtypit dhe qepëse, ku të përcaktohet qartë lloji i tyre.

    6- “RAMA - GRAF” SHPK :
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit I. Sqarojmë se Kontrata e furnizimit e datës 03.11.2017 e lidhur me QSU “Nënë Tereza”, Tiranë, shoqëruar me vertetimin e realizimit të kontratës të datës 06.03.2018 si dhe faturat tatimore të shitjes të paraqitura nga ofertuesi, janë në vleren e realizuar prej 2.268.680 Lekë pa TVSH, një vlerë më pak se 40% e fondit limit për Lotin I (3.173.382,4 Lekë pa TVSH).
    • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm dhe minimumi një makinë qepëse, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të tyre.”. Në lidhje me disponimin e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm ofertuesi ka paraqitur një fotokopje deklaratë doganore, e cila nuk është në formën e kërkuar në DST, origjinale ose kopje e noterizuar.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per KRISTALINA K-H SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-62014-04-11-2018
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data