Open Procurement Albania

Rikonstruksion i rrugës se Velipojës segmenti Harku i Berdices - Baks Lot. 1.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Shkodër
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga Qeveria Shqiptare
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit Projekte me financim të Qeverisë Shqiptare
Pershkrim i Projektit Buxheti: 23.7 miliardë Lekë
Kohëzgjatja: 2014-2019
Financues: Qeveria Shqiptare
Shtrirja gjeografike: Në 12 Qarqet e Shqipërisë, 35 bashki
Përfitues: 2 milionë banorë
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shëbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve të mëdha me ndikim rajonal. Investimet janë në perputhje të plotë me vizionin e Qeverisë Shqiptare për transformimin urban të qendrave të qyteteve, infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me ujë.
  • Infrastrukturë rrugore dhe urbane;
  • Furnizim me ujë të pijshëm;
  • Mjedis;
  • Rikonstruksion i shkollave;
  • Projekte studimore, hapësinore, të trashëgimisë kulturore, etj;
  • Hartim i projekteve teknike të gatshme për financim për Njësitë e Qeverisjes Vendore;
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i rrugës se Velipojës segmenti Harku i Berdicës - Baks Lot. 1.
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 196.338.202 lekë pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Nr. Reference REF-10021-05-01-2017
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 981,691,000
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 25-05-2017
Sektori Infrastrukturë Rrugë Ndërurbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 17
Operatore Konkurues SMO UNION & VEGA
ALBAVIA & EUROTEOREMA PEQIN
GENER 2
NTP EUROKOS DEGA SHQIPERI & ARIFAJ
CURRI & BE IS
2T & ALKO IMPEX GENERAL
EVEREST & GPG COMPANY
GJOKA KONSTRUKSION
ALB TIEFBAU & ANK & SMO VATAKSI & KARL GEGA KONSTRUKSION
PE VLA KU & ALBA KONSTRUKSION
VICTORIA INVEST INTERNATIONAL &
CONSORZIO STABILE ECIT
GECI
FUSHA
BAMI
ADEM POJANI
VELLEZERIT HYSA
Operator Ekonomik Kontraktues
  • GENER 2 -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 637,408,152
    Data e shpalljes se fituesit 24-06-2017
    Data e lidhjes se kontrates 29-06-2017
    Vlera e Kontrates me TVSH 764,889,782
    Kohezgjatja e Kontrates 18 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Në datën 09.06.2017 paraqiti ankim shoqëria Gjoka SHPK. Ankimit ju kthye përgjigje në datën 12.06.2017 duke e refuzuar atë.
    Në datën 09.06.2017 paraqiti ankim shoqëria SMO Union SHPK. Ankimit ju kthye përgjigje në datën 12.06.2017 duke e refuzuar atë.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:

    1. Bashkimi i operatorëve ekonomike SMO Union SHPK (20%) dhe Vega SHPK (80%) pasi:
    a. Shoqëria Vega SHPK nuk plotëson Kërkesën e Përgjithshme për Kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve tatimore, pasi, bazuar në vërtetimin e paraqitur lëshuar nga organet e tatim taksave, rezulton se ka detyrime tatimore në shumën 146.167.500 leke për të cilat është lidhur marrëveshje për ti paguar me këste. Bazuar në vërtetimin e mësipërm rezulton se shoqëria ka detyrime tatimore dhe nuk plotëson kushtin për kualifikim.
    b. Shoqëria Vega SHPK nuk plotëson kërkesën për kualifikim lidhur me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, pasi, bazuar në vërtetimin e lëshuar nga OSHEE rezulton se ka detyrime në shumën 20.634.989 lekë, për të cilat është lidhur aktmarrëveshje aktive.

    2. Bashkimi i operatorëve ekonomike Albavia SHPK (48%) dhe Euroteorema Peqin SHPK (52%) pasi:
    a. Bashkimi i Operatorëve Ekonomike nuk plotëson kriterin për paraqitjen e deklaratës mbi disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 9 pasi deklarata nuk është paraqitur veçmas për secilën shoqëri. Formulari i deklarimit në emër të të dy kompanive është paraqitur nga shoqëria Euroteorema Peqin dhe nuk është firmosur e vulosur nga shoqëria Albavia SHPK. Në deklaratë nuk specifikohet se cilës shoqëri i përket secili mjet.
    b. Shoqëria Euroteorema Peqin SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve pasi ka marrë përsipër punimet e shtresave rrugore dhe nuk ka gjithë mjetet e nevojshme për kryerjen e punimeve të asfaltimit pasi një pjesë prej tyre disponohen nga shoqëria Albavia SHPK.
    c. Shoqëria Albavia SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.

    3. Bashkimi i operatorëve ekonomike Curri SHPK (66.16%) dhe Be-Is SHPK (33.84%) pasi:
    a. Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.3 për kualifikim lidhur me punësimin e inxhinierëve, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument për punësimin e inxhinierëve te kërkuar. Të gjithë inxhinierët e deklaruar në deklaratën për stafin (paraqitur nga shoqëria Curri SHPK) janë të punësuar nga shoqëria Be-Is SHPK e cila ka marrë përsipër të kryejë vetëm 33.84% të punimeve.
    b. Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve të nevojshme teknike për realizimin e kontratës, pasi ka marrë përsipër punime mbushje në rrugë, punime betoni, dhe, referuar formularit të deklarimit të mjeteve, nuk ka paraqitur dokumentacion për disponimin e një grejderi, gurëthyes, frontoje,impiant automatik betoni, pompë betoni. Këto mjete janë të domosdoshëm për realizimin e punimeve qe ka marrë përsipër.
    c. Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore pasi nuk ka paraqitur vërtetim për pagesën e taksave vendore në Vlorë ku ushtron aktivitet nga viti 2016 e në vazhdim (referuar deklaratës së punëve në proces), Çermë ku ushtron aktivitet nga viti 2016 e në vazhdim (referuar deklaratës së punëve në proces), Vau Dejës ku ushtron aktivitet nga muaji prill 2017 e në vazhdim (referuar deklaratës së punëve në proces).
    d. Shoqëria Curri SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve te ngjashme.

    4. Bashkimi i operatorëve ekonomike 2T SHPK (70%) dhe Alko Impex General Construction SHPK (30%) pasi:
    a. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore pasi nuk ka paraqitur vërtetim për pagesën e taksave vendore në Elbasan (Qukës) ku ushtron aktivitet nga data 07.03.2016, (referuar ekstraktit historik).
    b. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve te ngjashme.

    5. Të skualifikojë Operatorin Ekonomik Gjoka Konstruksion SHPK pasi:
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.

    6. Bashkimi i operatorëve ekonomike PE VLA KU SHPK (69%) dhe Alba Konstruksion SHPK (31%) pasi:
    a. Shoqëria Pe Vla Ku SHPK nuk plotëson kërkesën 2.2.4 për kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat vendore pasi nuk ka paraqitur vërtetim për pagesën e taksave vendore në Selenicë ku ushtron aktivitet nga muaji janar i vitit 2017 e në vazhdim (referuar deklaratës se punëve në proces).
    b. Shoqëria Pe Vla Ku SHPK nuk plotëson Kërkesën e Përgjithshme për Kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve tatimore, pasi nuk ka paraqitur vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga dega e saj në Kosovë.

    7. Bashkimi i operatorëve ekonomike Victoria Invest International SHPK (65.04%%) dhe Victoria Invest SHPK (34.96%) pasi:
    a. Shoqëria Victoria Invest International SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.
    b. Shoqëria Victoria Invest International SHPK nuk plotëson kërkesën 2.3.2 për kualifikim lidhur me numrin mesatar të të punësuarve pasi sipas përqindjes së punës që ka marrë përsipër (65.04%) duhet të ketë mesatarisht 160 punonjës. Numri mesatar i punonjësve për degën e shoqërisë ne Shqipëri është 18 punonjës, ndërsa për shoqërinë mëmë ne Kosovë është mesatarisht 68 punonjës për vitin 2016 dhe mesatarisht 62 punonjës për muajt janar – mars 2017. Ne total numri mesatar i punonjësve është 84 punonjës, me i vogël se numri i kërkuar.
    8. Të skualifikojë Operatorin Ekonomik Consorzio Stabile Ecit SHPK pasi:
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.
    b. Nuk plotëson kërkesën 2.3.3 për kualifikim lidhur me punësimin e inxhiniereve.
    c. Nuk plotëson kërkesën 2.3.6 për kualifikim lidhur me disponimin e pikave të nevojshme të liçensës, pasi nuk ka paraqitur licensën përkatëse.

    9. Të skualifikoJë Operatorin Ekonomik Fusha SHPK pasi:
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.3.1 për kualifikim lidhur me kryerjen e punëve të ngjashme.

    10. Të skualifikojë Operatorin Ekonomik Bami SHPK pasi:
    a. Nuk plotëson kërkesën 2.2.3 për kualifikim lidhur me gjendjen në bankë, pasi ka paraqitur vërtetim se disponon shumën 2.000.000 (dy milion) lekë nga 98.169.100 lekë që duhet të dispononte.

    11. Të skualifikojë Operatorin Ekonomik Adem Pojani SHPK
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.

    12. Te skualifikojë Operatorin Ekonomik Vëllezërit Hysa SHPK
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.18 - Dt.08-05-2017
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.26 - Dt.03-07-2017
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.27 - Dt.10-07-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data