Open Procurement Albania

Ndërtim i shkollës 9-vjeçare ”Kosova”, Tiranë - Burimi i Financimit : Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tiranë
Objekti i Tenderit Ndërtim i shkollës 9-vjeçare ”Kosova”, Tiranë - Burimi i Financimit : Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.
Nr. Reference REF-13372-05-16-2017
Vlera / Fondi Limit 221 159 169,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 17-05-2017
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 09-06-2017
Data e mbajtjes se tenderit 09-06-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues GJOKA KONSTRUKSION SHPK - GJIKURIA SHPK & R&T SHPK - ED KONSTRUKSION SHPK & ALBA KONSTRUKSION SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ED KONSTRUKSION SHPK - ALBA KONSTRUKSION SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 216727812.37
    Data e shpalljes se fituesit 13-06-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 260073374.84
    Data e lidhjes se kontrates 11-07-2017
    Kohezgjatja e kontrates 17 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Gjatë afatit ligjor për pritjen e ankesave nga shoqëritë pjesëmarrëse në tender, pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, është paraqitur Formulari i Ankesës nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Gjikuria” shpk dhe “R dhe T” shpk, me shkresën Nr. 24165 Prot. datë 19.06.2017 në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: ”Ndërtim i shkollës 9-vjeçare ”Kosova” Tiranë”. Me marrjen e ankesës nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë të mësipërm, me Urdhërin me Nr. 24165/1 Prot. dt. 19.06.2017, është pezulluar procedura e prokurimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas rregullave të parashikuara nga LPP dhe RRPP. Gjithashtu me Urdhërin me Nr. 24165/2 Prot. datë 19.06.2017 u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave.Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pasi ka shqyrtuar ankesën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë, shoqërise “Gjikuria” shpk dhe “R dhe T” shpk, ka konkluduar sa më poshtë: Nuk janë marrë parasysh pretendimet e ngritura nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë të mësipërm dhe është konsideruar i drejte dhe i bazuar në ligj, Vendimi i Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
    Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori Ekonomik “Gjoka Konstruksion” sha, ka paraqitur për të vërtetuar përvojën e suksesshme në punë si kontratë të ngjashme , kontratën e cila nuk konsiderohet kontratë e ngjashme pasi kemi të bëjmë me infrastrukture rrugore dhe nuk kemi të bëjmë me godina civile ashtu dhe siç është objekti i prokuruar nga AK , shoqëria Gjoka Konstruksion sha nuk zotëron kapacitet të mjaftueshëm teknik për sa i përket Përvojës së suksesshme në realizimin e Kontratave pune të ngjashme për të realizuar kontratën për këtë objekt prokurimi duke mos përmbushur Kriteret e veçanta për kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional, pika 1/a dhe pika 1/b.
    2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Gjikuria” shpk dhe “R dhe T” shpk, Shoqëria R dhe T ka paraqitur deklaratën mbi konfliktin e interesit por e ka paraqitur pa firmën e administratorit të shoqërisë dhe pa vulën e shoqërisë për rrjedhojë është paraqitur e pasaktë . Shoqëria Gjikuria Konstruksion ka paraqitur çertifikatën ISO 9001- 2008 por nga verifikimi i dokumentave të mësipërme rezulton se certifikata e mësipërme është në gjuhën angleze dhe jo ne gjuhen Shqipe. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë ka paraqitur 3 (tre) bojaxhinj, 3(tre) saldator, 3 (tre) hidraulik, 3 (tre) elektromekanik, 2 (dy) karpentier, 2 (dy) hekurkthyes, 4 (kater) murator, 5 (pese) puntor ndertimi por nuk I ka në kategorinë e kërkuar nga AK. Dokumentacioni i paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik lidhur me Kriteret e Veçanta të kualifikimit pika 5.1 është I paplotë , për rrjedhojë i pavlefshëm.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTRUKSION SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTRUKSION SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTRUKSION SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTRUKSION SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALBA KONSTRUKSION SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALBA KONSTRUKSION SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALBA KONSTRUKSION SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALBA KONSTRUKSION SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit NR.27 - DT.10-07-2017
    Lidhja e Kontrates NR.28 - DT.17-07-2017
    Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 37, datë 13.7.2016

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data