Open Procurement Albania

Blerje dru zjarri (Drejtoria Ekonomike e Arsimit)

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Shkodër
Institucioni Prokurues Bashkia Shkodër
Objekti i Tenderit Blerje dru zjarri (Drejtoria Ekonomike e Arsimit)
Nr. Reference REF-19332-07-03-2017
Vlera / Fondi Limit 11 159 802,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 04-07-2017
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 11-08-2017
Data e mbajtjes se tenderit 11-08-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues M.B Kurti Shpk
Gjergj Buça
Delia Impex Shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • DELIA IMPEX
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 11 140 491,00
    Data e shpalljes se fituesit 06-11-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 13368589
    Data e lidhjes se kontrates 13-11-2017
    Kohezgjatja e kontrates Deri me 31-12-2017
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ankesa ka pasur
    Me shkresën nr.13638 prot datë 13.09.2017 protokolluar pranë Autoritetit Kontraktor Bashkia Shkodër , ka paraqitur formularin e ankesës për prokurimin në lidhje me vendimin e KVO operatori ekonomik “M.B Kurti” sh.p.k.
    Me shkresen nr.13638/1 prot datë 26.09.2017 iu kthye pergjigje operatorit ekonomik “M.B Kurti” sh.p.k duke e refuzuar atë.
    Me shkresën nr.13827 prot datë 18.09.2017 protokolluar pranë Autoritetit Kontraktor Bashkia Shkodër ka paraqitur formularin e ankesës për prokurimin në lidhje me vendimin e KVO operatori ekonomik “Delia Impex” sh.p.k.
    Me shkresen nr.13827/1 prot datë 27.09.2017 iu kthye pergjigje operatorit ekonomik “Delia Impex” sh.p.k. duke e refuzuar ate.
    Operatori ekonomik “M.B Kurti” sh.p.k. dhe operatori ekonomik “Delia Impex” sh.p.k. kane paraqitur ankese prane Komisionit te Prokurimit Publik.
    Me vendimin nr.1512/1 prot date 25.09.2017 te Komisionit te Prokurimit Publik protokolluar pranë Autoritetit Kontraktor me nr.14359 prot date 27.09.2017 kerkohet pezullimi i procedures se prokurimit dhe dergim i informacionit per kete procedure KPP ne lidhje me ankesen e operatorit ekonomik “M.B Kurti” sh.p.k.
    Me vendimin nr.1536/1 prot date 02.10.2017 te Komisionit te Prokurimit Publik protokolluar pranë Autoritetit Kontraktor me nr.14738 prot date 04.10.2017 kerkohet pezullimi i procedures se prokurimit dhe dergim i informacionit per kete procedure KPP ne lidhje me ankesen operatori ekonomik “Delia Impex” sh.p.k.
    Me vendimin nr.692/2017 date 16.10.2017 te Komisionit te Prokurimit Publik , ky komision vendos pranimin e ankeses se operatorit ekonomik “Delia Impex” sh.p.k. dhe refuzimin e ankeses se operatorit ekonomik “M.B Kurti” sh.p.k.
    Autoriteti Kontraktor Bashkia Shkoder duhet te beje rivleresimin e procedures se prokurimit duke e kualifikuar operatorin ekonomik “Delia Impex” sh.p.k. dhe duke mbajtur te skualifikuar dy operatoret e tjere pjesemarres “M.B Kurti” sh.p.k. dhe Gjergj Buca person fizik. Me date 20.10.2017 Komisioni i Vleresimit te Ofertave hyri ne sistemin elektronik te APP per te bere proceduren e rivleresimit te ofertave ne zbatim te vendimit nr.692/2017 prot date 16.10.2017 te Komisionit te Prokurimit Publik.
    Me vendimin nr.692/3/2017 date 31.10.2017 te Komisionit te Prokurimi t Publik protokolluar pranë Autoritetit Kontraktor me nr.16381 prot date 02.11.2017, ky komision vendos heqjen e pezullimit te procedures se prokurimit.
    U skualifikua operatori ekonomik:
    1. “M.B Kurti”sh.p.k per keto arsye: a-Kontrata e furnizimit e lidhur me datë 27.07.2017 nuk është për efekt të këtij prokurimi
    b- mungon ‘Leja e shfrytëzimit të pyllit’
    c - Sasia e druve e ofuar operatori ekonomik, nuk justifikohet me anë të faturave përkatëse dhe nuk përmbush sasinë e druve të kërkuar nga ana e Bashkisë Shkodër sipas DST.
    2. Operatori ekonomik “Gjergj Buça person fizik per keto arsye:
    a. - Kontrata e furnizimit e lidhur me datë 17.02.2017, me afat deri në datë 31.12.2017 nuk është nënshkuar nga palët për efekt të këtij prokurimi . Kjo kontratë nuk jep garanci për përmbushje të kënaqshme të detyrimit me Bashkinë Shkodër.
    b- Sasia e druve të depozituar nga aoperatori ekonomik e shprehur në MST nuk përmbush sasinë e druve të kërkuar nga ana e Bashkisë Shkodër sipas DST.
    c-Mungon vertetimi per likujdimin e taksave vjetore te mjeteve te transportit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DELIA IMPEX viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DELIA IMPEX viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DELIA IMPEX viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per DELIA IMPEX viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.45 - DT.13-11-2017
    Lidhja e Kontrates NR.46 - DT.20-11-2017
    Apelime dhe Vendime te KPP
    Shtyrje Afati

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data