Open Procurement Albania

Ndertimi Terreneve Sportive ne Shkollen 9-Vjecare "Kosova"

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndertimi Terreneve Sportive ne Shkollen 9-Vjecare Kosova"
Nr. Reference REF-38244-10-04-2019
Vlera / Fondi Limit 11 314 184,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 07-10-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 17-10-2019
Data e mbajtjes se tenderit 17-10-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 10
Operatore Konkurues EuroNdertimi 2000 Shpk
Al-Asfalt Shpk
Pepa Group Shpk & Junik Shpk
Caushi M Shpk
Klajger Konstruksion Shpk & Varaku-E Shpk
Zeqillari Shpk
Zdravo Shpk
INERTI Shpk
S.A.G Shpk
Leon Konstruksion Shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • PEPA GROUP - JUNIK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 9171281.7
    Data e shpalljes se fituesit 20-12-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 11005538.04
    Data e lidhjes se kontrates 30-12-2019
    Kohezgjatja e kontrates 2 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, janë paraqitur dy Formularë Ankese nga: 1. Operatori Ekonomik “SAG” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën Nr. 41320 Prot, datë 31.10.2019 dhe 2. Operatori Ekonomik “Leon Konstruksion” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën Nr. 41321 Prot. datë 31.10.2019 (administruar në dosjen e prokurimit) në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: "Ndërtimi terreneve sportive në shkollën 9-vjecare ”Kosova”.
    Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pasi ka shqyrtuar ankesën e Operatorit Ekonomik ”SAG” shpk , ka konkluduar sa më poshtë: Nuk janë marrë parasysh pretendimet e ngritura nga Operatori Ekonomik i mësipërm dhe është konsideruar i drejte dhe i bazuar ne ligj, Vendimi i Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
    Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pasi ka shqyrtuar ankesën e Operatorit Ekonomik “Leon Konstruksion” shpk, ka konkluduar sa më poshtë: Nuk janë marrë parasysh pretendimet e ngritura nga Operatori Ekonomik i mësipërm dhe është konsideruar i drejte dhe i bazuar ne ligj, Vendimi i Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
    Operatorit Ekonomik, ”SAG” shpk, duke mos qenë dakort, me Vendimin e Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, i është drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik.
    Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos pranojë ankesën e paraqitur nga Operatori Ekonomik “SAG” shpk.
    Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm:
    1. Operatori Ekonomik “EuroNdertimi 2000” shpk
    Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
    a. Nuk plotëson pikën 13, 14 Te DST.
    2. Operatori Ekonomik “Al-Asfalt’’ Shpk
    Nuk ka paraqitur asnjë dokument dhe as ofertë ekonomike.
    3 . Operatori Ekonomik “Caushi M’’ shpk
    Nuk ka paraqitur asnjë dokument dhe as ofertë ekonomike.
    4. Operatori Ekonomik “Zeqillari’’shpk
    Nuk ka paraqitur asnjë dokument dhe as ofertë ekonomike.
    5. Bashkimi Operatoreve Ekonomik “Klajger Konstruksion” shpk & “Varaku-E” shpk
    Operatori Ekonomik “Klajger Konstruksion” shpk, nuk plotëson kriteret e vecanta të kualifikimit, pikën b “Deklaratën për paraqitje oferte të pavarur sipas Shtojcës 1/1“. OE ka ngarkuar në SPE “Deklaratën për paraqitje oferte të pavarur sipas Shtojcës 1/1“, por nuk eshte plotësuar në mënyrë të saktë dhe të rregullt. Bashkimi Operatoreve Ekonomik “Klajger Konstruksion” shpk & “Varaku E shpk”, nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 9), pasi OE “Klajger Konstruksion” shpk, ka paraqitur konkretisht mjetin, Autobetoniere, por dokumentacioni i paraqitur për këtë mjet është i paplot. OE “Varaku E shpk”, nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 9)”pasi ka paraqitur konkretisht mjetin, Autobetoniere por dokumentacioni i paraqitur për këtë mjet është i paplotë.
    6. Operatori Ekonomik “Zdravo’’ shpk
    Nuk ka plotësuar në mënyrë të saktë dhe të rregullt Shtojcën 4. Nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të DST
    7. Operatori Ekonomik “S.A.G’’ shpk
    Nuk plotëson pikën 2.3 të DST/ Kriteret Teknike.
    8. Operatori Ekonomik “LEON Konstruksion” shpk
    Nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të DST: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 9). Autoriteti Kontraktor ka kërkuar ti vihet në dispozicion dy kamiona, kapaciteti mbajtës duhet të jetë minimum 3.5 ton dhe maximum 5 ton secili kamion, për ekzekutimin e kontratës. Operatori Ekonomik në përmbushje të kriterit të mësipërm ka paraqitur vetëm një kamion të rregullt. Nuk plotëson pikën 14 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 9)pasi ka paraqitur mjetin, Autebetoniere, por dokumentacioni i paraqitur për këtë mjet është i paplotë.
    9. Operatori Ekonomik “INERTI’’ shpk
    Nuk ka plotësuar në mënyrë të saktë dhe të rregullt Shtojcën 4.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per JUNIK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per JUNIK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per JUNIK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per JUNIK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.53 - Dt.31-12-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data