Open Procurement Albania

Rehabilitimi i Kanalit ujites Tuçep, Bulqize.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Bulqizë
Institucioni Prokurues Bashkia Bulqize
Objekti i Tenderit Rehabilitimi i Kanalit ujites Tuçep, Bulqize.
Nr. Reference REF-67450-07-30-2020
Vlera / Fondi Limit 108 121 667,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 03-08-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 04-09-2020
Data e mbajtjes se tenderit 04-09-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues 1. EURO-ALB shpk
2. PE-VLA -KU Shpk
3. 2AF ALBANIA GROUP Shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • LIS KONSTRUKSION
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 107 991 769,00
    Data e shpalljes se fituesit 12-10-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 129590122.8
    Data e lidhjes se kontrates 28-10-2020
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
    Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
    1. PE- VLA- KU shpk
    a. Nga ana shoqërisë Pevlaku shpk dhe Pevlaku kosova shpk është lidhur një kontratë bashkëpunim me shoqërinë LTE Construction me numër rep 6337 dhe nr koleksioni 4148 datë 03.09.2020, sipas kontratës LTE ka marë përsipër të kryejë 30% të punimeve ndërsa shoqëria Pevlaku 70% të punimeve. Kontrata e Bashkëpunimit nuk është shoqëruar me ndarje punimesh sipas zërave të preventivit kjo ndarje nuk reflektohet as në formularin e ofertës. Referuar nenit 74 pika 1 dhe 2 të VKM nr 914 rezulton që kontrata e bashkëpunimit nuk është e vlefshme pasi duhet të bëhet ndarje e punimeve konkrete.
    b. Shoqeria Pevlaku shpk nuk ka paraqitur vërtetim për pagimin e taksave nga Bashkia Durrës për vitin 2020, referuar ekstraktit historik është shtuar adresë dytësore me date 13.08.2020, nuk ka paraqitur vërtetim për pagimin e taksave për vitin 2020 nga Bashkia Pogradec, referuar ekstraktit historik adresa dytësore në Pogradec është hequr më datë 02.03.2020, nuk ka paraqitur vërtetim nga Bashkia Has ka hapur adresë dytësore me datë 27.09.2019 në Bashkinë Has, nuk ka paraqitur vërtetim për taksat vendore nga Bashkia Vorë është shtuar adresë dytësore në 27.07.2019, nuk ka paraqitur vërtetim për taksat e vitit 2020 nga Bashkia Tiranë.
    c. Operatori ekonomik LTE nuk ka pikat e licensës NP 1B dhe NP 7 B.
    d. Nga verifikimi i vulës apostile për kontratën e lidhur nga shoqëria Pevlaku Kosova me KRU Radoniqi sha –Gjakovë , rezulton që nuk janë reflektuar situacionet e punimeve në vulë apostile, nuk ka akt kolaudimi për punën e ngjashme të paraqitur nga ana e Shoqërisë Pevlaku Kosova.
    e. Ka mungesa ne stafin e kerkuar nga AK, Nga ana e AK është kërkuar qe operatori ekonomik te ketë jo më pak se 2 teknik ndërtimi, bashkimi i operatorëve ka vetëm një teknik ndërtimi me dokumentacion të rregullt. Nga e AK është kërkuar që operatori ekonomik duhet të ketë jo më pak se 2(dy) inspektorë cilësie background inxhinierik me 5 vite eksperiencë pune, Operatori ekonomik LTE nuk ka paraqitur dokumentacion për inspektor cilësie.Nga ana e AK është kërkuar që operatori ekonomik të ketë jo më pak se tre automakinist. Nga ana e autoritetit kontraktor është kërkuar që operatori ekonomik të ketë jo më pak se gjashtë.
    2. 2AF ALBANIA GROUP Shpk
    a. Nga ana e operatorit ekonomik është paraqitur si punë e ngjashme kontrata e lidhur me Bashkinë Bulqizë, sipas kontratës operatori ekonomik 2AF ALBANIA GROUP ka 30% të punimeve që korrespondon vlerës prej 6971422 leke pa tvsh, nuk ka kolaudimin, nuk ka çertifikatë të marrjes në dorëzim të përkohëshme operatori ekonomik nuk plotëson kriterin për punë të ngjashme.
    b. Operatori ekonomik nuk disponon pikat e liçencës NP 1 B, NP 7 B.
    c. Nga ana e AK është kërkuar që operatori ekonomik të disponoj 1 inxhinier drejtues teknik që të përmbushë kriteret për të qenë koordinator për realizimin e punimeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit gjatë realizimit të punimeve, i cili duhet të jetë i pajisur me certifikatë/dëshmi trajnimi (specialist për sigurinë dhe mbrojtjen e shëmdetit në punë) që tregon pjesëmarrjen e tij ne kurse specifike për sigurinë, të organizuara nga subjekte të njohura publike ose private sipas kërkesave të ligjit Nr.10237 datë 18.02.2010 ”për sigurinë shendetin në punë” dhe VKM Nr. 312 datë 05.05.2010 për miratimin e rregullores ”për sigurinë në kantier” si dhe të figurojë në listpagesat e shoqërisë në periudhën Mars 2020 e në vazhdim. Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për plotësimin e këtij kriteri.
    d. Nuk ka paraqitur dokumentacion për inxhinier Topograf.
    e. Nuk ka stafin e kerkuar nga AK, është kërkuar që operatori/ët ekonomike ofertues duhet të ketë gjithashtu, stafin teknik mbështetës punonjës të certifikuar si, 2 inxhinier ndërtimi, gjashtë manovrator, operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për plotësimin e këtyre kritereve.
    f. Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për murator.
    g. Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për mekanik.
    i. Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion për mjete e paisje si më poshtë, Autobot uji, Betoniere kantieri 15.-3 m3. Minifadromë, eskavator me krahë të gjatë mbi 18 m , mini eskavator, tranchër, Rotary mixer.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per LIS KONSTRUKSION viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per LIS KONSTRUKSION viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per LIS KONSTRUKSION viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per LIS KONSTRUKSION viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.94 - Dt.02-11-2020

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data