Platforma Red Flags mundëson informacion mbi procedurat e prokurimit të realizuara nga Institucionet Publike të Sektorit të Shëndetësisë, të realizuara prej muajit Janar 2016 dhe rrit transparencën mbi përdorimin e fondeve publike. Procedurë unike prokurimi është konsideruar cdo kontratë, edhe nëse kjo e fundit është lidhur në kuadër të lotit të një tenderi. Në çdo rast, kur kontrata ndahet në lote, për efekt të përzgjedhjes së procedurës së prokurimit, vlera limit e kontratës do të jetë shuma e vlerës së secilit lot.
Qëllimi i këtij seksioni është të përshkruajë me detaje si kjo platformë mund të integrohet në faqe të tjera, duke marrë në konsideratë që ajo afekton qytetarët dhe bën të mundur informimin dhe reagimin e tyre. Integrimi i kësaj platforme në faqe të tjera i bën institucionet shëndetësore më transparente dhe më të monitorueshme.
Konkretisht: Për të integruar këtë platformë në faqen tuaj, shtoni në kodin HTML të faqes suaj:
<iframe width=”500” src="http://openprocurement.al/sq/redflag/index/"><iframe>
Nëse keni nevojë për asistencë apo dëshironi të sugjeroni ndryshime teknike për të lehtësuar procedurën e përshkruar më lart, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]. Subjekti i email-it tuaj duhet të jetë: “Red Flags_Si të integroj platformën në faqe tjetër”.
Faleminderit!