Dhënie me qira të sipërfaqes së fondit pyjor prej 2000 m2, pjesë e pasurisë nr. 1/416 vol. 26 faqe 85 Z.K. 3101 Qerret, në administrim të Bashkisë Kavajë. Qëllimi i dhënies me qira: me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së pushimit, argëtimit, (kënde lodrash, mjedise sportive, shlodhëse etj.). Afati i dhenies me qira: eshte 4 (katër) muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës. Vlera dysheme per detyrimin e qirase: është 180000 lek/ha vit kalendarik. Njoftojme se, në këtë procedurë ka qënë pjesëmarrës vetëm një ofertues: 1. Shoqëria “LAGUNA” - NIPT. nr. M02005701H. Vlera : 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha për një vit kalendarik Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë shoqërinë “LAGUNA” - me nr. Nipt. M02005701H, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 200 000 (dyqind mijë) leke/ha në një vit kalendarik, është identifikuar si oferta e suksesshme.