Open Procurement Albania

Numri i Rezultateve 3

Shenimi me flamur te kuq (red flag) i nje procedure prokurimi tregon nje ekspozim apo rrezik te mundshem per sjellje te papajtueshme me ligjin ose jo-etike te biznesit, kryesisht ne lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion. Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar.

Tendera me redflags

id Titulli Autoritet Prokurues Institucioni Prokurues Vlera / Fondi Limit Data e Shpalljes Nr. Reference
5936 Blerje Eterna BI + Datawarehouse + Reporting Services, log management, manaxhim te dokumenteve, statistikë si dhe Mirmbajtje Eterna BI për 4 vite pas implementimit Sh.A Posta Shqiptare Sh.A Posta Shqiptare 41 000 000.00 27-06-2019 REF-28377-06-26-2019
5475 Posta retail outlet (blerje on line per objekte postare si pulla, suvenire, etj. si dhe Mirmbajtje për 4 vite pas implementimit Sh.A Posta Shqiptare Sh.A Posta Shqiptare 30 999 850.00 19-04-2019 REF-18810-04-18-2019
593 Blerje Eterna Gateway Application Sh.A Posta Shqiptare Sh.A Posta Shqiptare 25 000 000.00 01-06-2018 REF-72879-05-31-2018
Mungese konkurrence

Prokurimi zhvillohet me nje konkurrent te vetem. Ligji shqiptar i lejon keto lloj procedurash. Shpesh keto procedura me shume se mungese konkurrence ne treg shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve per dorezim dokument ne favor te nje kompanie te paramenduar klienteliste. Keto tendera meritojne te konsiderohen te ekspozuara dhe me risk

Mungese Gare, Negocim i Drejtperdrejte (mbi 5 milion leke)

Jane kontrata pa gare qe lidhen si pasoje e bisedimeve mes autoritetit dhe kompanive. Keto do duhej te lejohen vetem ne raste te caktuara, ku nje situate emergjente shoqerohet me nevojen per nderhyrje te shpejte permes nje kontrate.

Shiko me shume
Pamundesi kohore per pergatitje te nje oferte (oferte teknike plus dokumentacion)

Afat i pamjaftueshem sipas kritereve ligjore te percaktuara ne nenin 43 te ligjit 9643 "Per Prokurimin Publik" i ndryshuar

Shtese kontrate (shtese vlere) pa perfunduar ende faza e pare e kontrates

Per cdo kontrate ekziston nje mundesi per shtese kontrate me vlere plus 20% e vleres se ofertes. Kjo shtese duhet te justifikohet me arsye te bazuara te nje veshtiresie per shkaqe mbi natyrore, ndryshime eksplicite te kushteve te tregut dhe indekseve te cmimeve etj.

Shiko me shume
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese. Nuk quhet skualifikim rasti kur operatori nuk ka paraqitur fare oferte por ka dorezuar dokumente te tjera. Vleresim vetem per procedura tenderuese me vlere mbi 5 milion Leke

Anullimi i Tenderit dy ose me shume here

Ne rast te anulimit dy here radhazi te tenderave me objekt te njejte, ka vend per te vleresuar veshtiresi apo defekte qe kane bere te pamundur finalizimin me fitues te procedures. Anulimi dy here radhazi eshte precedent qe legjitimon qe gara e hapur te zevendesohet me negocime te drejtperdrejta

Te drejtat e Perdorimit

Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data