Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese
Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | ||||
Institucion Kontraktues | Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit | ||||
Objekti i Tenderit | Shërbim 3D (dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim) për ambientet magazinuese rezervë shteti për Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit | ||||
Nr. Reference | REF-10384-06-21-2024 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 1 249 160,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër) | ||||
Lloji i Procedures | Procedurë e hapur e thjeshtuar | ||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 24-06-2024 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 05-07-2024 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 05-07-2024 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 6 | ||||
Operatore Konkurues |
1. “Alpest” sh.p.k. 2. “ALPEN PULITO” sh.p.k. 3. “EGIAN MED” sh.p.k., 4. “MENY-PHARMA” sh.p.k., 5. Metani Green” sh.p.k., 6. “NRG” sh.p.k., |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 020 000,00 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 17-10-2024 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 1 224 000,00 | ||||
Data e lidhjes se kontrates | 12-11-2024 | ||||
Kohezgjatja e kontrates | Do të jetë nga momenti i nënshkrimit te kontratës/kontratave, sipas kërkesës se Autoritetit Kontraktor, brenda afatit 12 (dymbëdhjetë) muaj të Marrëveshjes Kuadër. | ||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa |
Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori ekonomik “ALPEN PULITO” sh.p.k. për arsye se: Në momentin e hapjes së ofertave dt.15.07.2024 në Sistemin e Prokurimit Publik, KVO pasi shkarkon ofertën e operatorit ekonomik në seksionin përkatës , vëren se nuk bëhet e mundur hapja e formatit të kësaj oferte. Për këtë aryse dt.17.07.2024 KVO i drejtohet Agjencisë së Prokurimit Publik për enkriptimin e ofertës dhe në dt.22.07.2024 APP na bën me dije se duhet ti drejtohemi operatorit për origjinën e formatit. Në dt.24.07.2024 KVO i drejtohet Operatorit Ekonomik dhe vihet në dijeni nga Operatori se origjina e formatit të ofertës eshte “.pdf”. KVO procedon me këtë format dhe vëren se nuk është e mundur hapja e këtij formati. Për rrjedhojë Operatori Ekonomik skualifikohet. 2. Operatori ekonomik “MENY-PHARMA” sh.p.k, për arsye se: a. Nuk plotëson pikën b) të Seksionit 2 Kriteret e Veçanta të Kualifikimit.pasi nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës. b. Nuk plotëson pikën 3 të seksionit 2.3 Kapaciteti Teknik të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur çertifikatën ose dokumentin e rregjistrimit per produktet biocide në një prej vendeve e percaktuara ne Ligjin 95/2015 “Për shërbimet dhe produktet biocide ne shëndetin publik”. c. Nuk plotëson pikën 4 të seksionit 2.3 Kapaciteti Teknik të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka arritur të provojë që është i autorizuar nga prodhuesi ose nga distributorët e autorizuar nga prodhuesi, për lëndët biocide që do të kryhet shërbimi objekt prokurimi. d. Nuk plotëson pikën 5 të seksionit 2.3 Kapaciteti Teknik të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur etiketat/katalogët/skedat teknike dhe Dokumentin e të dhënave të Sigurisë për të gjitha produktet biocide ose jo biocide (barriera fizike etj.) në gjuhën shqip. 3. Operatori ekonomik “Metani Green” sh.p.k për arsye se: Nuk plotëson pikën 4 të seksionit 2.3 Kapaciteti Teknik të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka arritur të provojë që është i autorizuar nga distributori MILIFAR sh.p.k me NUIS J81426001I, për lëndët biocide që do të kryhet shërbimi objekt prokurimi. 4. Operatori ekonomik “Alpest” sh.p.k. për arsye se: Operatori ekonomik nuk plotëson kërkesat formalo-ligjore dhe përcaktimet në DST për paraqitjen e dokumenteve. Konkretisht, Formulari i Vetëdeklarimit (shtojca 9) nuk është i nënshkruar dhe vulosur nga subjekti ofertues. Në paragrafin e fundit të shtojcës 7 të DST përcaktohet qartë se “Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuar”. Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim. Për rrjedhim paraqitja e Formularit të Vetëdeklarimit pa nënshkrim dhe vulë nga subjekti ofertues e bën dokumentin të pavlefshme për qëllime kualifikimi dhe oferta refuzohet. 5. Operatori ekonomik “NRG” shpk për arsye se: Bazuar në vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik nr. 1240/2024, skualifikohet për shkak se me dokumentacionin e paraqitur nuk plotëson kërkesat për kualifikim. ___________________________________________________________ Ka pasur Ankesa pas Njoftimit te Fituesit (Paraprak) Jane ankuar operatoret ekonomike, Alpen Pulito” SHPK dhe EGIAN MED” SHPK mbi Vendimin e Komisionit te Vleresimit te Ofertave ne lidhje me skualifikimin e ofertave. Pas shqyrtimit te ankesave, Komisioni i Prokurimit Publik me vendim Nr. 1240 date 24.09.2024 vendosi: 1. Te pranoje pjeserisht ankesën e operatorit ekonomik "Egian Med" SHPK; 2. Te mos pranoje ankesën e operatorit ekonomik "Alpen Pulito" SHPK; 3. Autoriteti kontraktor te anuloje vendimin e KVO-se mbi kualifikimin e operatorit ekonomik "NRG" SHPK, duke e skualifikuar ate. |
||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | |||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-10384-06-21-2024
|