Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese
| Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | |||
| Institucion Kontraktues | Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. | |||
| Objekti i Tenderit | Shërbim pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme, për nevoja të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë | |||
| Nr. Reference | REF-13446-07-17-2024 | |||
| Kodi CPV | ||||
| Vlera / Fondi Limit | 135 391 381,00 | |||
| Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër) | |||
| Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | |||
| Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | |||
| Data e Njoftimit te Tenderit | 19-07-2024 | |||
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 19-08-2024 | |||
| Data e mbajtjes se tenderit | 19-08-2024 | |||
| Nr. i Operatoreve Konkurues | 7 | |||
| Operatore Konkurues |
1. REJ 2. S I L V E R 3. CLEAN FAST 4. Pastrime Silvio 5. SORI-AL 6. AIR 7. BOE: “ALPEN PULITO & KURTI-07 |
|||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||
| Oferta fituese Leke pa TVSH | 113 286 359,00 | |||
| Data e shpalljes se fituesit | 30-09-2024 | |||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||||
| Data e lidhjes se kontrates | ||||
| Kohezgjatja e kontrates | 48 Muaj | |||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||
| Ankesa |
Janë skualifikuar Operatorët ekonomikë e mëposhtëm: 1. AIR L51712008C Përkatësisht për arsyet si më poshtë: Operatori ekonomik nuk përmbush kërkesat e veçanta për kualifikim pika 2.2.1 “Kapaciteti ekonomik dhe financiar”, pasi nuk plotëson vlerën e kërkuar mbi xhiron vjetore jo më e vogël se 40 % e fondit limit në të paktën 1 vit nga tre vitet e periudhes (2021,2022,2023) 2. BOE: “ALPEN PULITO & KURTI-07” K61516506H & K73814201W, Përkatësisht për arsyet si më poshtë: Operatorët Ekonomikë pjesëmarrës nuk plotësojnë kushtet ligjore për kualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, pasi dokumentacioni është paraqitur në kundërshtim përcaktimet ligjore sipas VKM 285 dt.19.04.2021 “Rregullat e prokurimit publik”, nenin Neni 88, pika 1 dhe 2 e konkretisht. _____________________________________________________________________ Pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik me nr. A/2024/4633, datë 08.10.2024 dhe me nr. protokolli 2877/2024 datë 08.10.2024 e operatorit ekonomik “Clean Fast” SHPK për procedurën e prokurimit, ku konstatohet se objekti i saj lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomikë “Rej” SHPK dhe “Silver” SHPK. Konkretisht, operatori ekonomik ankimues pretendon: Referuar kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit ne konstatojmë se dy operatoret ekonomik “Rej” shpk dhe “Silver” shpk nuk i plotësojnë këto kritere. Me anë të shkresës Nr.764/10 prot., datë 18.10.2024, protokolluar pranë institucionit tonë me Nr.2877/5 prot., datë 21.10.2024, autoriteti kontraktor ka dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion në lidhje me procedurën e mësipërme të prokurimit si dhe vendimin nr.764/8 prot., datë 17.10.2024 mbi trajtimin e ankesës së operatorit ekonomik “Clean Fast” SHPK, në të cilën është vendosur mospranimi i ankesës. Gjithashtu, autoriteti kontraktor ka dorëzuar pranë KPP-së dokumentacionin fizik të dorëzuar pranë autoritetit kontraktor nga operatori ekonomik “Rej” SHPK, si operator ekonomik i kualifikuar i pari. Komisioni i Prokurmit Publik me vendim Nr. 70/2025 date 14.01.2025 vendosi: 1. Të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Clean Fast” SHPK, për procedurën e prokurimit 2. Autoriteti kontraktues të kryejë rivlerësimin e procedurës së mësipërme në zbatim të konstatimeve të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik në këtë vendim, duke skualifikuar operatorin ekonomik “Silver” SHPK. |
|||
| Arsyeja e Anulimit | ||||
| Shenime |
Ne date 27.09.2024 eshte shpallur fitues operatori ekonomik “REJ” per proceduren e prokurimit. Ne date 17.02.2025 eshte nenshkruar minikontrata e pare me vlere totale përfundimtare 26,804,739 leke. Ne date 05.08.2026 eshte publikuar Formulari i njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm në marrëveshjen kuadër (paraprak), ku eshte shpallur fitues operatori ekonomik “CLEAN FAST” . Operatori ekonomik “REJ” sh.p.k. skualifikohet. Bazuar në Vendimin nr. 95 (786-2025-2003), datë 22.09.2025 të Gjykatës Administrative të Apelit. |
|||
| Transaksione Thesari |
|
|||
| Buletini i Prokurimeve Publike |
Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-13446-07-17-2024
|