Open Procurement Albania

“Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
Objekti i Tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit.

Fondi limit: 2.800.347.570 Lekë (pa TVSH).

- Shumatorja e çmimeve për njësi është: 21.982.366 Lekë (pa TVSH), ku përfshihet:
• Shumatorja e cmimeve për njësi të artikujve të veshjeve dhe këpucëve është: 488.141 Lekë (pa TVSH)
• Shumatorja e cmimeve për njësi të zërave të sistemit elektronik të shpërndarjes së uniformës dhe këpucëve është: 21.494.225 Lekë (pa TVSH).
_________________________________________

Jane identifikuar si operatorë ekonomikë të suksesshëm:
Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, me oferte 319 966 leke (Shumatore e çmimeve për njësi të ofruar)
Nr. Reference REF-31606-07-25-2019
Vlera / Fondi Limit 2 800 347 570,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 26-07-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 10-04-2020
Data e mbajtjes se tenderit 10-04-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues 1. Genç Taahhut Giyim Tekstil Insaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 133,480 Lekë);

2. Kapko doo dhe Odjeca doo dhe Galko doo dhe Jelen professional doo dhe Galeb d.d dhe OpenTech consulting & Services SHPK ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 446,667 Lekë);

3. D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU. ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 319.966 Lekë).

Operator Ekonomik Kontraktues
  • “D&E”,sh.p.k -“SUMMER CONF. S.r.l” -“LOVERS s.r.l” -“YAKUPOGLU TEKSIL VE DERI SAN.TIC.AS A VEDAT YAKUPOGLU”
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 14-07-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Brenda datës 1 Prill për artikujt e uniformës verore dhe brenda datës 1 Shtator për artikujt e uniformës dimërore. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre pergjigje me vendim te Komisionit të Prokurimit Publik nr. 790/2019, datë 19.12.2019. dhe me vendim te KSHA-së me nr.1174/2 date 29.06.2020.

    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

    1. “GENC TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”:

    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentat e paraqitur për çertifikata konformiteti EN ISO për çdo model këpuce (aty ku kërkohet), nuk janë lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën ”b” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Fletë analiza/Raporte testimi nga laboratorë të pavarur nga prodhuesi i lëndës së parë dhe produktit të gatshëm, për disa artikuj tekstili dhe lëkure.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën “c” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesi i aksesorëve për përbërjen e materialeve të përdorura dhe cilësinë e tyre, sipas Specifikimeve Teknike.


    2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Kapko doo” dhe “Odjeca doo” dhe “Galko doo” dhe “Jelen professional doo” dhe “Galeb d.d” dhe “OpenTech consulting & Services” SHPK:

    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 13 të ofertës teknike, pasi ditën e hapjes së procedurës nuk arriti të paraqesë mostrat / kampionet të disa prej artikujve që kërkohen të prokurohen.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi nuk ka dorëzuar skeda teknike, raport testimi / fletë analiza për të gjithë artikujt e përfshirë në Aneksin 1 - Kostume dhe Aneksin 2 - Këmisha. Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Për këtë procedurë prokurimi është shtyrë një herë afati për dorëzimin e dokumentave, referim sipas Shtojcës “Për disa ndryshime/modifikime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit, “Procedurë e Kufizuar mbi kufirin e lartë monetar” me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.
    Afati fillestar ka qenë në datën 19.08.2019.

    ________________________________________
    Procedura e Kufizuar (Neni 31 i Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar “Për prokurimin publik.

    Procedura e kufizuar përdoret nga autoriteti kontraktor për të kryer një prokurim që con në dhënien e ndonjë kontrate publike, kur malli, shërbimi ose puna përkatëse, për shkak të karakterit të tij/tyre shumë të nderlikuar ose të vecantë, mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik, profesional ose financiar, është ekonomikisht më e leverdishme për autoritetin kontraktues, fillimisht, të shqyrtojë kapacitetin dhe kualifikimet minimale specifike të caktuara të paraqesin ofertat.

    ________________________________________
    Vendimi i Komisioni të Prokurimit Publik nr. 790/2019, datë 19.12.2019.
    Subjekti ankimues: Operatori ekonomik “Marsi & Al” shpk.
    Objekt: Modifikimi i dokumenteve të procedurës së prokurimit “Procedurë e Kufizuar – Marrëveshje Kuadër”, me nr REF-31606-07-25-2019, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fond limit 2.800.347.570 lekë (pa TVSH), parashikuar për tu zhvilluar në datën 05.11.2019, nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara”.
    Në datën 01.11.2019, operatori ekonomik ankimues ka paraqitur ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik, duke pretenduar modifikimin e dokumneteve të tenderit të procedurës së prokurimit objekt shqyrtimi.

    Pas shqyrtimit nga KPP-ja është vendosur : Mospranimi i ankesës së paraqitur nga operatori ekonomik “Marsi & Al” shpk për këtë procedurë prokurimi.


    ________________________________________
    Kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë:
    • Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: “D&E” shpk & “SUMMER CONF srl” & “LOVERS srl” & “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. ASA. DVEDAT YAKUPOGLU”.
    Genc Taahhut Giyim Teksil Insaat San. Ve. Tic. Ltd. Sti.
    Adresa: Refahiye Mah. 281. Sk. No. 9/2 Selim Apt. Haliliye/Santiurfa, Turkye.
    • Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë: “KAP-KO” d.o.o & ODJECA d.o.o” & “GALKO” d.o.o & “JELEN PROFESSIONAL” d.o.o. & “GALEB” d.d & “OPENTECH CONSULTING & SERVICES” shpk.
    Adresa : “KAPKO d.o.o”; Garesnicka 22, 10040, Zagreb, Kroatia.



    ________________________________________
    Sipas njoftimit te datës 08.04.2020 “Për Shtyrje të Afatit Kohor për Dorëzimin dhe Hapjen e Ofertave”.



    , Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njofton të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I - Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II - Oferta Teknike, si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për Fazën II të procedurës së prokurimit shtyhet dhe ndryshon si vijon:
    Afati kohor për dorëzimin e ofertave është: Data: 11/05/2020.
    Afati kohor për hapjen e ofertave është: Data: 11/05/2020.

    Shtyrja behet per arsye se 2 (dy) nga kandidatët e huaj të kualifikuar për Fazën II, kanë paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim është bërë i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-31606-07-25-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit
    Specifikime Teknike (2)
    Specifikime Teknike (3)
    Specifikime Teknike (4)
    Specifikime Teknike (5)
    Specifikime Teknike (6)
    Specifikime Teknike (7)
    Specifikime Teknike (8)

    Sistemi Elektronik i Shpërndarjes Së Uniformës

    Shtojce NR. 1 - Për disa ndryshime / modifikime në dokumentet e procedurës
    Sqarime NR. 1 (Date 15.10.2019 ).

    Dokumentat Standarte te Tenderit - Të Ndryshuara

    Specifikime Teknike (1) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (2) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (3) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (4) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (5) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (6) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (7) - i ndryshuar
    Specifikime Teknike (8) - i ndryshuar
    Sistemi Elektronik i Shpërndarjes së Uniformës - i ndryshuar

    Njoftim ( Date 24-12-2019).
    Notification (Date 24-12-2019)

    Ftesë Për Ofertë I (Vetëm për kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë).
    Bid Invitation I (Only for candidates selected in the first phase).
    Ftesë Për Ofertë - II (Vetëm për kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë).
    Bid Invitation - II (Only for candidates selected in the first phase)
    Ftesë Për Ofertë-III (Vetëm për kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë).
    Bid Invitation-III (Only for candidates selected in the first phase)

    Njoftim për Shtyrje të Afatit Kohor për Dorëzimin dhe Hapjen e Ofertave
    Notification for Postponement of Time Limit for Submission the Opening of Bids
    Aneksi 1 – Terma Reference Për Projektet Tik

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data