Open Procurement Albania

Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza"

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Objekti i Tenderit Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza"
Nr. Reference REF-30830-07-18-2019
Vlera / Fondi Limit 1 117 059 801,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Shpallur Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 19-07-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 03-09-2019
Data e mbajtjes se tenderit 03-09-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 48 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime VENDIM K.P.P. 12/2020

    Objekt: Shfuqizimi i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, me nr. REF- 30830-07-18-2019, me objekt “Për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 03.09.2019, nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara”.

    Ankimues: Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. Rruga “Teodor Keko”, P. Pelivani, Unaza e Re, Tiranë

    II.2. Në datën 03.09.2019, autoriteti kontraktor ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
    Referuar informacionit dhe dokumentacionit të autoritetit kontraktor, si edhe nga verifikimi në sistemin e prokurimeve elektronike, në këtë procedurë prokurimi, kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH) përkatësisht:
    1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. 1.012.676.242,5 lekë, skualifkuar
    2. “AGS” sh.p.k. 1.111.482.284,5 lekë, skualifikuar
    3. “Devis” sh.p.k. 1.117.059.793 lekë, skualifikuar
    4. “Albanian Distribution Chem” sh.p.k. nuk ka paraqitur ofertë ekonomike
    5. “W. Center” sh.p.k. nuk ka paraqitur ofertë ekonomike

    Pas shqyrtimit dhe verifikimit nga ana e KPP te rrethanave, fakteve dhe dokumentave te rastit eshte vendosur:

    1. Të pranojë ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k., për procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar”, me nr. REF- 30830-07-18-2019, me objekt “Për shërbimin e lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 03.09.2019, nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.
    2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për skualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik.
    3. Autoriteti kontraktor brenda 10 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-30830-07-18-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data