Open Procurement Albania

Kontrate ne baze te nje Marreveshje kuader :Loti I. Blerje detergjent, dizifektant dhe aromatizues.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Kjo kontratë me palë Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë dhe me operatorin ekonomik Euromega 2010 SHPK , me Objekt: Loti I. Blerje detergjent, dizifektant dhe aromatizues. e lidhur në datë 02-07-2019 , është bërë në bazë të Marrëveshjes Kuadër nr. REF: 12834-03-07-2019.
Nr. Reference REF-12834-03-07-2019
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 08-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 08-04-2019
Data e mbajtjes se tenderit 08-04-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues ANBIM SHPK & BOJRA NEON SHPK
AN&RA SHPK
ATLANTIK 3 SHPK
DIMEX SHPK
EURO MEGA 2010 SHPK
MURATI D SHPK & “ANHEL SHPK
SHPIRAGU SHPK
W.CENTER SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 29-05-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 447 114,00
    Data e lidhjes se kontrates 02-07-2019
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Vendimet nr. 815/1 prot., datë 14.05.2019 dhe nr. 816/1 prot., datë 14.05.2019, dërguar operatorit ekonomik “ANBIM” SHPK & “NEON” SHPK.

    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:
    1) “ANBIM” SHPK & “BOJRA NEON” SHPK:
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcën 9 të DT-së, pasi nuk arriti të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, te ngjashme, te realizuara gjate 3 (tre) viteve te fundit nga data e zhvillimit te procedurës, ne një vlere jo me te vogël se 30 % e vlerës se fondit limit të Lotit I. Faturat e paraqitura nga anëtari i Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë ”Bojra neon” SHPK nuk vërtetojnë realizimin e furnizimeve të ngjashme, pasi furnizimet e realizuara nëpërmjet këtyre faturave nuk janë të ngjashme me objektin e prokurimit.

    2) “ATLANTIK 3” SHPK:
    • Ofertuesi nuk arriti të paraqesë dokumentacion provues për elementet e veçanta të ofertës ekonomike anomalisht të ulët sipas nenit 56 të LPP-së, e konkretisht në shkresën “Argumentim mbi ofertën anomalisht të ulët” të datës 26.04.2019 rezulton se mungon dokumentacioni sqarues për çmimet e 3 artikujve me numër rendor 30, 31 dhe 41, sipas formularit të ofertës ekonomike ose për 11.9% të vlerës së shumatores së çmimeve për njësi të ofertuar.
    • Në dokumentacionin e paraqitur bashkëngjitur shkresës “Argumentim mbi ofertën anomalisht të ulët”, ofertuesi nuk ka arritur të argumentojë elementet e veçanta të ofertës për artikujt e tjerë pasi, prokura e datës 01.06.2018 e lëshuar nga një kompani tjetër e autorizon ofertuesin vetëm për regjistrimin e produkteve dhe paraqitjen e interesit të kësaj kompanie, por nuk përcaktohen se për cilët artikuj dhe për më tepër nuk argumentohen se cilat janë çmimet favorizuese të dhëna nga kjo kompani, duke iu referuar artikujve që kërkohen të prokurohen.
    • Gjithashtu rezulton se ofertuesi “Atlantik 3” SHPK ka paraqitur edhe ofertat e marra nga 2(dy) kompani të tjera prodhuese/ tregtuese, pa data dhe afate vlefshmërie të këtyre ofertave, bashkëlidhur të cilave janë paraqitur fatura tatimore shitje vetëm për 4(katër) nga 41 artikujt e kërkuar për Lotin I. Si rrjedhim ofertuesi nuk ka arritur të japë shpjegime për anën ekonomike të procesit të prodhimit të mallrave të ofruara, zgjidhjet teknike, kushtet favorizuese të jashtëzakonshme, origjinalitetin e mallrave apo zbatueshmërinë e detyrimeve që lidhen me mbrojtjen në punë dhe kushtet në vendin ku do të prodhohen, por ka paraqitur vetëm oferta nga të tretë nëpërmjet të cilave nuk argumentohen çmimet e artikujve të ofruara.

    3) “SHPIRAGU” SHPK:
    • Ofertuesi nuk arriti të paraqesë dokumentacion provues për elementet e veçanta të ofertës ekonomike anomalisht të ulët .

    4) “DIMEX” SHPK:
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.2 “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të shtojcës 9 të DT-së, pasi nuk arriti të paraqesë kopje të deklaratave të xhiros vjetore ose vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron e realizuar në tre vitet e fundit nga data e zhvillimit të procedurës, në vlerën mesatare jo më të vogël se 40% të vlerës së fondit limit për Lotin I. Nga vërtetimi për xhiron e tre viteve të fundit, të lëshuar nga administrata tatimore me datë 05.04.2019, i paraqitur në tender nga ofertuesi, rezulton se xhiro mesatare e tre viteve të fundit është në vlerën 23.621.114 lekë nga 41.305.444 lekë minimalisht të kërkuara për këtë kriter
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër: Organi Qendror Blerës, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në emër dhe për llogari të autoriteteve kontraktore si më poshtë:

    Për Lotin II. “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”, me afat të marrëveshjes kuadër 2 (dy) vite:

    1. Drejtoria e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë
    2. Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier
    3. Spitali Universitar Obsterik Gjinekologjike “ Koco Glozheni”
    4. Komanda Mbështetese
    5. Spitali Universitar Obtetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
    6. QSUT
    7. Spitali psikiatrik “Sadik Dinci” Elbasan
    8. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”
    9. Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër
    10. Drejtoris e Spitalit Rajonal Berat
    11. Spitali Rajonal Korcë
    12. Qëndra Spitalore Xh.Kongoli
    13. Ministria e Mbrojtjes
    14. DPPSH
    15. Spitali Rajonal Vlorë
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data