Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | ||||
Institucion Kontraktues | |||||
Objekti i Tenderit | Sherbim gatimi dhe shperndarje ushqimi per SUOGJ Koco Gliozheni | ||||
Nr. Reference | REF-42964-11-11-2019 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 67 179 240,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Shërbime Publike | ||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | ||||
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 12-11-2019 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 05-12-2019 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 05-12-2019 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 6 | ||||
Operatore Konkurues |
DAJTI PARK 2007 Olta Sharra DION-AL NIKA GUSTOSO SORI-AL |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 50 571 292,00 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 19-02-2020 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||
Data e lidhjes se kontrates | |||||
Kohezgjatja e kontrates | Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës/kontratave me përfundim deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor brenda marrëveshjes kuadër. | ||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Kthyer përgjigje: Vendim KSHA nr.2128/1prot., datë 07.01.2020, Vendim KSHA nr. 7/1 prot., datë 08.01.2020 dhe Vendim KPP nr. 52/2020, datë 04.02.2019. Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1) “NIKA” SHPK : 1. Arsyet e skualifikimit të ofertuesit NIKA SHPK • Bazuar dokumentacionit të dorëzuar nga ofertuesi për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT (kontrate pune, librezë pune, librezë shëndetësore, diplomë ose certifikatë kualifikimi), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuar me ato kërkuar në dokumentet e tenderit, rezulton se personi i deklaruar me profesion kuzhinier (sipas kontratës së punës) Znj. M.R nuk figuron në listëpagesat për periudhën e kërkuar. • Bazuar dokumentacionit të dorëzuar nga ofertuesi për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës së mësipërme, të kapacitetit Teknik në DT (kontratë pune, librezë pune dhe leje drejtimi për mjetin, kategoria B), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuar me ato kërkuar në dokumentet e tenderit, rezulton se ato nuk përputhen me kodet e profesioneve në listëpagesat për periudhën e kërkuar, bazuar në VKM nr.514 datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve”, pra ofertuesi nuk e përmbush kapacitetin teknik të kërkuar në DT. Konkretisht 2 personat e deklaruar si shoferë (sipas kontratave të punës), në listëpagesa figurojnë me kodin 5246.01 (punonjës i shërbimit të ushqimit). 2. “GUSTOSO” SHPK 2.Arsyet e skualifikimit të ofertuesit GUSTOSO SHPK • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 2 gërma b të kapacitetit teknik 3.3 pasi licenca e kategorisë II.1.A.1 e paraqitur nga ana e ofertuesit nuk është e lëshuar për ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit dhe gatimit të ushqimit por për një ambjent tjetër. • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 2 germa f të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën për plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike për ambjentin ku ushtrohet veprimtaria e shërbimit dhe gatimit të ushqimit. • Duke u bazuar në dokumentet e dorëzuara nga operatori ekonomik, për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës së lartpërmendur, (kontratë pune, libreze pune, librezë shëndetsore, diplomë ose çertifikatë kualifikimi), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuara me ato të kërkuara në dokumentat e tenderit, rezulton se ato nuk përputhen me kodet e profesioneve në listëpagesat për periudhën e kërkuar, bazuar në VKM nr.514 datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve”, pra ofertuesi nuk e përmbush kapacitetin teknik të kërkuar në DT. Konkretisht nga 15 persona të kërkuar si ndihmës kuzhinier/shërbyes gatimi, kuzhinier, mercelog/kimist/teknolog dhe shofer, të rregullt sipas listëpageses (kodit) janë vetëm 7 persona. Personit të deklaruar si kuzhinier i mungon diploma/çertifikatë kualifikimi. Gjithashtu personi i deklaruar si merceolog (sipas kontratës së punës) nuk figuron në listpagesat e paraqitura. • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 5 të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën për disponimin ose mundësinë e disponimit të materialeve dhe mjeteve profesionale të domosdoshme/inventari i imët, të kërkuara në shtojcën 9 të DT. • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 6 të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën, ku të deklarojë se nga kontrolli i fundit i realizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), operatori ekonomik ka rezultuar se ushtron aktivitet konform kërkesave ligjore. |
||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | |||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|