Open Procurement Albania

Blerje uniformash për Qëndrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Shërbimi Kombëtar i Urgjencës
Objekti i Tenderit Blerje uniformash për Qëndrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore
Nr. Reference REF-90586-03-19-2021
Vlera / Fondi Limit 79 290 000,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 23-03-2021
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 15-04-2021
Data e mbajtjes se tenderit 15-04-2021
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues 1) “AN&RA" SHPK
2) "UNIVERS PROMOTIONS" SHPK
3) "B&B FASHION" SHPK
4) “MARSI&AL" SHPK
5) "W-CENTER" SHPK
6) "EN&AD" SHPK
7) "GENTIAN SADIKU" P.F.
Operator Ekonomik Kontraktues
  • UNIVERS PROMOTIONS
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 51 900 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 28-05-2021
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Nga lidhja e kontratës/ kontratave deri në plotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore, brenda afatit të marrëveshjes kuadër brenda 90 ditëve nga dita pas nënshkrimit të lidhjes së kontratës/ kontratave.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa. Kanë marrë përgjigje me vendimin e KSHA nr.862/2 prot., 17.05.2021

    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1. Arsyet e s’kualifikimit për “AN&RA” SHPK
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të sigurojë dëshmi për të provuar përvojën e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës, në një vlerë jo më të vogël se 40% të vlerës së fondit limit. Faturat tatimore përkatese dhe vërtetimi për realizim kontrate nr. 8002/1 datë 02.10.2019, të paraqitura në SPE nga ofertuesi në përmbushje të Kontratës nr. 341/6 datë 05.03.2018 me objekt: “Blerje materiale gazermimi” të lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk kanë për objekt të tyre mallra të ngjashme me objektin që prokurohet.

    2. Arsyet e s’kualifikimit për “B&B FASHION” SHPK
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 gërma a (Formulari i ofertës, sipas Shtojcës 1), të. Kritereve të vecanta të kualifikimit, pasi oferta ekonomike e paraqitur në SPE rezulton me gabim aritmetikor më të lartë se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. Bazuar në Vendimin nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, neni 4, Ofertat e kualifikuara verifikohen nëse kanë apo jo gabime aritmetike. Nëse ofertat rezultojnë me gabime aritmetike korigjohen në mënyrën e mëposhtme: - Nëse ka ndonjë mospërputhje, nërmjet cmimit për njësi dhe cmimit total, që del nga shumëzimi i cmimit të njësisë me sasinë, cmimi i njësisë mbizotëron dhe cmimi total korigjohet në bazë të tij. Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më të larta ose më të ulëta se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. Pas korigjimit të gabimit aritmetik, oferta juaj rezulton në shumën 59.486.000 lekë pa TVSH, nga 58.040.000 lekë pa TVSH e ofruar.

    3. Arsyet e s’kualifikimit për “MARSI & AL” SHPK
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 të seksionit 2.2, “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të Kritereve të veçanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të paraqesë Akt-ekspertizën e ekspertit kontabël të autorizuar (Raportin e Auditimit te Pavarur) për Bilancin Financiar të Vitit 2019. Operatori ekonomik është në kushtet e përcaktimeve të nenit 41, të ligjit nr.10091, datë 05.03.2009.

    4. Arsyet e s’kualifikimit për “W-CENTER” SHPK
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të sigurojë dëshmi për të provuar përvojën e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës, në një vlerë jo më të vogël se 40% të vlerës së fondit limit. Fatura tatimore përkatëse e paraqitur në SPE nga ofertuesi në përmbushje të Kontratës nr. 4375/13 datë 13.10.2017 me objekt: “Blerje veshmbathje për punonjësit” të lidhur me Albpetrol sh.a., është në vlerë më të vogël se 40% e vlerës së fondit limit, ndërsa vërtetimi i realizimit të kontratës nr. 5272/1 datë 29.06.2019 i lëshuar nga Albpetrol sh.a., nuk përcakton vlerën e kontrates të realizuar gjatë 3 viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës.

    5. Arsyet e s’kualifikimit për “EN&AD” SHPK
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 të seksionit 2.2, “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të Kritereve të veçanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të paraqesë Akt-ekspertizën e ekspertit kontabël të autorizuar (Raportin e Auditimit te Pavarur) për Bilancin Financiar të Vitit 2018 dhe 2019. Operatori ekonomik është në kushtet e përcaktimeve të nenit 41, të ligjit nr.10091, datë 05.03.2009.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-90586-03-19-2021
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data