Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. “GSM KLIMARE” SHPK & “ADMIR” SHPK
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “ARDMIR” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 49% të cdo zëri të punimeve, nuk rezulton të jetë i pajisur me liçensë profesionale që lidhet me realizimin e shërbimeve objekt prokurimi, të lëshuara nga autoritetet kompetente shtetërore, për kategoritë: NS12-A Impiante teknologjik, termike dhe të kondicionimit dhe NS-3A Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues), ndërsa anëtari i BOE “GSM Klimaire” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 51% të cdo zëri të punimeve, nuk rezulton të jetë i pajisur me liçensë profesionale që lidhet me realizimin e shërbimeve objekt prokurimit, të lëshuara nga autoritetet kompetente shtetërore, për kategorinë NS-14 A Impiante te brendshme elektrike.
- nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 2, 3 dhe 4 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “ARDMIR” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 49% të cdo zëri të punimeve, rezulton të jetë i pajisur me Certifikatat ISO 9001, OHSAS 18001 ose ISO 45001 dhe ISO 14001 ose ekuivalente të tyre, të cilat nuk janë sipas fushës së objektit që prokurohet.
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 3 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi inxhinieri hidroteknik A.K., për të cilin anëtari i BOE “ARDMIR” shpk ka paraqitur kontratë pune dhe diplomën përkatëse, nuk rezulton të jetë i përfshirë në licëncën profesionale të shoqërisë “ARDMIR” sh.p.k..
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Autorizim prodhuesi për pjesë këmbimi të impianteve VRV IV ose ekuivalent, në gjuhën shqipe. Sipas pikës 4.6 të Seksionit 4 “Procedura” të Njoftimit të Kontratës të DST, është përcaktuar se gjuha për hartimin e ofertave është gjuha shqip. Ofertuesi ka paraqitur dokumentin e emërtuar në SPE “Autorizim”, në përmbajtje të të cilit rezulton nje dokument në gjuhën angleze, i papërkthyer në gjuhën shqipe sipas formës së kërkuar nga ligji.
2. “SUPERIOR GROUP KLIMA” SHPK & “LEON KONSTRUKSION” SHPK
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën dh), pika 1 të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Superior Group Klima” shpk nuk arriti të provojë se ka shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik. Referuar Vërtetimit të Debisë datë 07.01.2021 të paraqitur në SPE nga anëtari i BOE “Superior Group Klima” shpk, rezulton se ky i fundit nuk ka shlyer detyrimet e energjisë elektrike për muajt Dhjetor 2020, Janar 2021 dhe Shkurt 2021.
- nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 2, 3 dhe 4 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Leon Konstruksion” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit merr përsipër të kryejë zërat e punimeve (Pastrim i baterive të kondesimit, modulet e jashtme VRV dhe Kontroll dhe pastrim i vasketës së kondesimit), rezulton të jetë i pajisur me Certifikatat ISO 9001, OHSAS 18001 ose ISO 45001 dhe ISO 14001 ose ekuivalente të tyre, të cilat nuk janë sipas fushës së objektit që merr përsipër të realizojë.
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 gërma a) të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Leon Konstruksion” shpk, nuk ka paraqitur Listëpagesat e deklaruara të punonjësve, sipas formatit E-Sig 025/a, për muajin Mars 2021, të konfirmuara nga administrata tatimore.
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 gërma b) të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtarët e BOE kanë paraqitur Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lëshuar nga administrata tatimore, por pa përfshirë të dhënat për muajin Mars 2021.
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 5 /1 dhe 5/2 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për automjete transporti dhe makineri ngritëse, sic kërkohet në DST.
- nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Autorizim prodhuesi për pjesë këmbimi të impianteve VRV IV ose ekuivalent.
|