Autoritet Prokurues | Autoriteti Rrugor Shqiptar | |||||||||||
Institucioni Prokurues | Autoriteti Rrugor Shqiptar | |||||||||||
Objekti i Tenderit |
Përfundimi i punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë
dytësore Nyja Milot. Fondi i akorduar për vitin 2018 është 316.000.000 lekë. Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2019, 2020. Autoriteti Rrugor Shqiptar permes Buletini Nr. 146 datë 24 Tetor 2022, ka njoftuar per modifikimin e kontrates. Situata sipas parashikimeve të Nenit 127 të LPP dhe argumentet përkatëse për ta përdorur atë: Bazuar në Nenin 127 të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, jemi në kushtet e modifikimit të kontratës sipas përcaktimit të këtij neni. a) Autoriteti Kontraktor nuk mund të parashikonte mospërputhjet midis projektit-faktit-preventivit, si dhe nevojave dhe domodoshmërisë së ndryshimeve në funksion të komunitetit dhe përdoruesve të rrugës. b) Këto modifikime nuk ndryshojnë natyrën e kontratës, pasi të gjithë zërat e ndryshuar janë pjesë e preventivit dhe kontratës bazë, si dhe janë në vazhdimësi të objektit të kësaj kontrate për të cilën kërkohet miratimi i modifikimit. c) Kontrata shtesë nuk kalon 20% të vlerës së kontratës bazë. Autoriteti Kontraktor vlerëson se kostoja e përgjithshme e këtyre punimeve është më e vogël, pasi çmimet e preventivit të këtyre punimeve shtesë mbeten ato të tenderuara në kontratën bazë. Përshkrimi i modifikimit të kontratës / Marrëveshjes Kuadër, përfshirë natyrën dhe sasinë ose vlerën e punimeve. 1- Rishikimi i projekt-preventivit të rrugëve dytësore Nyja Milot. 2- Ndryshim të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin. 3- Ndryshim të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren. 4- Rishikim i projektit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale në pikat fundore të aksit Fushe Krujë - Lezhë dhe rampës Fushë Krujë - Milot, ku kalimi i lëvizjes bëhet nga 2 (dy) korsi lëvizje + 1 (një) korsi emergjence në një korsi lëvizje. Vlera totale e kontratës së nënshkruar/marrëveshjes kuadër: 1.290.516.400 (një miliard e dyqind e nëntëdhjetë milion e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH-së. Vlera e ndryshuar (nëse është rasti): 1.385.346.140,45 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e pesë milion e treqind e dyzet e gjashtë mijë e njëqind e dyzet presje dyzet e pesë) lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH-së. Kohëzgjatja e kontratës / Marrëveshjes Kuadër: 15 muaj Afati i ri (nëse është rasti): 20 muaj |
|||||||||||
Nr. Reference | REF-69729-05-18-2018 | |||||||||||
Vlera / Fondi Limit | 1 314 486 342,00 | |||||||||||
Lloji i Kontrates Publike | Punë Publike | |||||||||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | |||||||||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | |||||||||||
Data e Njoftimit te Tenderit | ||||||||||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 21-06-2018 | |||||||||||
Data e mbajtjes se tenderit | 21-06-2018 | |||||||||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 5 | |||||||||||
Operatore Konkurues |
ANK SHPK Albavia SHPK Euroteorema Peqin SHPK Varaku E SHPK Vellezrit Hysa SHPK |
|||||||||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||||||||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 290 516 400,00 | |||||||||||
Data e shpalljes se fituesit | ||||||||||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 1548619680 | |||||||||||
Data e lidhjes se kontrates | 09-07-2019 | |||||||||||
Kohezgjatja e kontrates | 15 muaj | |||||||||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||||||||||
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1.Albavia shpk : Nuk ploteson kriteret e veçanta te kualifikimit / kapaciteti teknik pika 2.3.1 “pune te ngjashme” pasi kontrata me objket “Rikonstruksion i rruges Ura vajgurore – Pashalli Bistrovic” dhe eshte perfunduar ne 2014, si pasoje ploteson kusht in te realizuar me sukses gjate “tri viteve te fundit”. Per pune te ngjashme “Rikonstruksion i segmenteve blloku 11,2 ha-0.276 km; rruga pas stadiumit 0.265 km; Qarku Lezhe” me vlere 280 538 092 leke, operatori ekonomik Albavia shpk, ka marre persiper te kryeje 60 % te vleres se kontrtaes dhe Gjikuria 40%. Kjo perqindje e realizuar eshte ne vleren 168 322 855.2 leke < 50% te fondit limit. Ne DST kerkohet qe operatori ekonomik duhet te kete realizuar pune te ngjashme per nje objekt te vetem ne nje vlere jo me pak se 50 % e fondit limit qe eshte realizuar me sukses gjate tre viteve te fundit. Nuk ploteson kriteret e veçanta te kualifikimit/ kapaciteti teknik pika 2.3.2 pasi numri mesatar i punonjesve per perudhen (prill 2015 – mars 2018) eshte kerkuar jo me pak se 150 punonjes. Vertetimi per numrin e punonjesve dhe listpagesat te paraqitura nga operatori ekonomik eshte me i vogel se 150 (ka nje numer mesatar te punesimit me 108 punonjes per periudhen e kerkuar). |
|||||||||||
Arsyeja e Anulimit | ||||||||||||
Shenime | ||||||||||||
Transaksione Thesari |
|
|||||||||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|