Open Procurement Albania

Sherbim gatimi dhe shperndarje ushqimi per SUOGJ Koco Gliozheni

Autoritet Prokurues Agjencia E Blerjeve Të Përqendruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Sherbim gatimi dhe shperndarje ushqimi per SUOGJ Koco Gliozheni
Nr. Reference REF-42964-11-11-2019
Vlera / Fondi Limit 67 179 240,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 12-11-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 05-12-2019
Data e mbajtjes se tenderit 05-12-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues DAJTI PARK 2007
Olta Sharra
DION-AL
NIKA
GUSTOSO
SORI-AL
Operator Ekonomik Kontraktues
  • DAJTI PARK 2007
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 50 571 292,00
    Data e shpalljes se fituesit 19-02-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates Duke filluar nga data e lidhjes së kontratës/kontratave me përfundim deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor brenda marrëveshjes kuadër.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Kthyer përgjigje: Vendim KSHA nr.2128/1prot., datë 07.01.2020, Vendim KSHA nr. 7/1 prot., datë 08.01.2020 dhe Vendim KPP nr. 52/2020, datë 04.02.2019.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1) “NIKA” SHPK :
    1. Arsyet e skualifikimit të ofertuesit NIKA SHPK
    • Bazuar dokumentacionit të dorëzuar nga ofertuesi për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT (kontrate pune, librezë pune, librezë shëndetësore, diplomë ose certifikatë kualifikimi), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuar me ato kërkuar në dokumentet e tenderit, rezulton se personi i deklaruar me profesion kuzhinier (sipas kontratës së punës) Znj. M.R nuk figuron në listëpagesat për periudhën e kërkuar.
    • Bazuar dokumentacionit të dorëzuar nga ofertuesi për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës së mësipërme, të kapacitetit Teknik në DT (kontratë pune, librezë pune dhe leje drejtimi për mjetin, kategoria B), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuar me ato kërkuar në dokumentet e tenderit, rezulton se ato nuk përputhen me kodet e profesioneve në listëpagesat për periudhën e kërkuar, bazuar në VKM nr.514 datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve”, pra ofertuesi nuk e përmbush kapacitetin teknik të kërkuar në DT. Konkretisht 2 personat e deklaruar si shoferë (sipas kontratave të punës), në listëpagesa figurojnë me kodin 5246.01 (punonjës i shërbimit të ushqimit).

    2. “GUSTOSO” SHPK
    2.Arsyet e skualifikimit të ofertuesit GUSTOSO SHPK
    • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 2 gërma b të kapacitetit teknik 3.3 pasi licenca e kategorisë II.1.A.1 e paraqitur nga ana e ofertuesit nuk është e lëshuar për ambjentin ku ushtron veprimtarinë e shërbimit dhe gatimit të ushqimit por për një ambjent tjetër.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 2 germa f të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën për plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike për ambjentin ku ushtrohet veprimtaria e shërbimit dhe gatimit të ushqimit.
    • Duke u bazuar në dokumentet e dorëzuara nga operatori ekonomik, për të provuar pasjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, sipas profesioneve në tabelën e pikës 4.1, të kapacitetit Teknik në DT, ekzistencën e tyre në listëpagesat për periudhën e kërkuar maj - tetor 2019 dhe pasjen e dokumentacionit përkatës për secilin punonjës sipas pikës së lartpërmendur, (kontratë pune, libreze pune, librezë shëndetsore, diplomë ose çertifikatë kualifikimi), pas shqyrtimit e vlerësimit të përputhshmërisë së dokumenteve të dorëzuara me ato të kërkuara në dokumentat e tenderit, rezulton se ato nuk përputhen me kodet e profesioneve në listëpagesat për periudhën e kërkuar, bazuar në VKM nr.514 datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve”, pra ofertuesi nuk e përmbush kapacitetin teknik të kërkuar në DT.
    Konkretisht nga 15 persona të kërkuar si ndihmës kuzhinier/shërbyes gatimi, kuzhinier, mercelog/kimist/teknolog dhe shofer, të rregullt sipas listëpageses (kodit) janë vetëm 7 persona. Personit të deklaruar si kuzhinier i mungon diploma/çertifikatë kualifikimi. Gjithashtu personi i deklaruar si merceolog (sipas kontratës së punës) nuk figuron në listpagesat e paraqitura.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 5 të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën për disponimin ose mundësinë e disponimit të materialeve dhe mjeteve profesionale të domosdoshme/inventari i imët, të kërkuara në shtojcën 9 të DT.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush pikën 6 të kapacitetit teknik 3.3 pasi nuk ka paraqitur deklaratën, ku të deklarojë se nga kontrolli i fundit i realizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), operatori ekonomik ka rezultuar se ushtron aktivitet konform kërkesave ligjore.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES
    Embassy of USA

    Ky portal është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
    Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data