Open Procurement Albania

“Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”

A Red Flag is a fact, event, or set of circumstances, or other information that may indicate a potential legal compliance concern for illegal or unethical business conduct, particularly with regard to corrupt practices and non-compliance with anti-corruption laws.

  • Disqualification of all competitive operators except the winner
  • The Procuring Authority has disqualified all competitive operators with a bid lower than the winning bid

Contracted Institution Central Purchasing Operator
Tenderer Institution Trauma University Hospital
Tender object “Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”
Reference No. REF-19625-02-14-2022
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 137 991 275,00
Type of Contract
Procurement Method Restricted Procedure, over the high monetary limit
Stage Procedure Announced the Winner
Tender Publication Date 15-02-2022
Last date of Submitted Documents 17-03-2022
Tender Held Date 17-03-2022
No. of Bidders 5
Bidders 1) BOE“METEO SHPK” SHPK&“PASTRIME SILVIO” SHPK”
2) “ALKO-IMPEX General Construcion”
3) “CLEAN FAST” SHPK
4) “REJ” SHPK
5) “SORI-AL” SHPK
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • REJ
  • The winning bid ALL without vat 113 365 021,00
    Bidder Announcement date 07-06-2022
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date 36 Muaj
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals Ka pasur ankese, me objekt kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik Rej shpk nga procedura e prokurimit të sipërcituar.Kjo ankese eshte publikuar në rregjistrin e ankesave më datë 19.04.2022.

    Pas ankeses se operatorit ekonomik Rej shpk, KPP vendosi:
    1.Te pranoje ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Rej” SHPK, për kete procedure prokurimi. 2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Rej” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë operator.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1) BOE “METEO & PASTRIME SILVIO” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk përmbush pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE rezulton se, anëtari i Bashkimit te Operatorëve ekonomikë METEO SH.P.K,(i cili në akt-marrëveshje rezulton me 51% të pjesmarrjes në shërbim) nuk ka paraqitur asnjë përvojë të ngjashme, në kundërshtim me Nenin 88 pika 3 të VKM Nr.285 dt.19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, ku përcaktohet se:“Seicili prej antarëve të bashkimit, duhet të përmbushë kërkesat teknike në përputhje me përqindjen e përqindjen e pjesmarrjes në shërbim, të përcaktuara në akt-marrëveshje”. Bazuar në shtojcën 8 të DST, “Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false, konsiderohen kushte për skualifikim”.

    2) “CLEAN FAST” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, në lidhje me profilet e detyrueshme të stafit kryesor, dhe konkretisht për funksionin “përgjegjës për zbatimin e kontratës në profilin inxhiner kimist/ose mjedisi”. Nga “Deklarata per përcaktimin e personit përgjegjes”, e paraqitur në SPE nga ofertuesi nuk rezulton që specialistja e deklaruar si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, Znj. R.M., të jetë diplomuar në profilin inxhinere kimist/inxhinere mjedisi sic kërkohet në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim. Referuar dokumentacionit të paraqitur në SPE nga ofertuesi, rezulton se Znj. R.M., është diplomuar në profilin inxhinere ndërtimi (profili transport) dhe jo inxhinere kimist/inxhinere mjedisi.

    3) “ALIKO IMPEX General Construction” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, rezulton se për punonjësit e deklaruar “sanitare” nuk ka kontrata individuale të punës, por është paraqitur një kontratë kolektive e nenshkruar ndërmjet “Aliko Impex General Construction” në ciësinë e palës punëdhënëse, dhe nga 42 (dyzet e dy) persona në cilësinë e palës punëmarrëse, cka vjen në kundërshtim me parashikimet e nenit 160 të Kodit të Punës, sipas të cilit: “Kontrata kolektive e punës lidhet nga një ose disa punëdhënës ose organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa sindikata nga ana tjetër”. Në bazë të Nenit 76 pika 3 të LPP “Cdo operator ekonomik s’kualifikohet nga pjesëmarrja nëse AK provon se ka shkelje ne detyrimeve të zbatueshme që lidhen me legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi, legjislacionin mjedisor, social, të punës, etj”.
    - Ofertuesi nuk përmbush piken 3/2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nuk disponon Vinc me kosh për larjen e dritareve ne lartesi. Nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, fotografi e Automjetit me targë AA586MS, rezulton se, ky i fundit nuk eshte sipas kerkesave te AK, Vinc me kosh për larjen e dritareve ne lartesi.
    - Ofertuesi nuk përmbush pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, rezulton se sherbimet e mëparëshme, të kryera gjatë 3 viteve të fundit, nuk janë të ngjashme me objektin e prokurimit. Furnizimet e mëparëshme të paraqitura në SPE nga ofertuesi, kanë si objekt pastrimin e rrugëve, grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për qytetet Shkoder, Kavajë, Tiranë si dhe shërbime të tjera mirëmbajtje, të cilat nuk përbëjnë përvoja të mëparëshme të ngjashme me objektin e prokurimit (shërbim pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të godinës).

    4) “SORI-AL” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, në lidhje me profilet e detyrueshme të stafit kryesor, dhe konkretisht për funksionin “përgjegjës për zbatimin e kontratës në profilin inxhiner kimist/ose mjedisi”. Ofertuesi ka deklaruar (Deklarata per personelin e nevojshem) për funksionin “Përgjegjës”, punonjësit A.B. dhe A.M, të cilët, referuar dokumentacionit të paraqitur në SPE, nuk rezultojnë të jenë diplomuar në profilin inxhiner kimist/inxhiner mjedisi, sic kërkohet në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim. Konkretisht, punonjësi A.B., është diplomuar në profilin “Agronomi e përgjithshme”, ndërsa punonjësi A.M., është i diplomuar në profilin “Inxhinieri Agromjedisi”.
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nga Deklarata per personelin e nevojshem e paraqitur në SPE, rezulton se operatori ekonomik nuk ka të punësuar 42 sanitarë, por vetëm 26. Pjesa tjetër e punonjësve janë deklaruar si punonjës pastrimi, punonjës pastrimi të rrugëve dhe lulishteve.
    Cancellation reason
    Additions
    Transaction / Actual Spending
  • Public Announcement Bulletin Contracts signed under the Framework Agreement Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-19625-02-14-2022
    Announcement of Procurement
    Standard Tender Documents
    KPP Decision
    Bidder Announcement
    Signing of the Contract
    Formular per publikim lidhur me arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar