Open Procurement Albania

“Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Institucion Kontraktues Spitali Universitar i Traumës
Objekti i Tenderit “Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”
Nr. Reference REF-19625-02-14-2022
Vlera / Fondi Limit 137 991 275,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 15-02-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 17-03-2022
Data e mbajtjes se tenderit 17-03-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1) BOE“METEO SHPK” SHPK&“PASTRIME SILVIO” SHPK”
2) “ALKO-IMPEX General Construcion”
3) “CLEAN FAST” SHPK
4) “REJ” SHPK
5) “SORI-AL” SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • REJ
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 113 365 021,00
    Data e shpalljes se fituesit 07-06-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 36 Muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankese, me objekt kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik Rej shpk nga procedura e prokurimit të sipërcituar.Kjo ankese eshte publikuar në rregjistrin e ankesave më datë 19.04.2022.

    Pas ankeses se operatorit ekonomik Rej shpk, KPP vendosi:
    1.Te pranoje ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Rej” SHPK, për kete procedure prokurimi. 2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Rej” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë operator.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1) BOE “METEO & PASTRIME SILVIO” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk përmbush pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE rezulton se, anëtari i Bashkimit te Operatorëve ekonomikë METEO SH.P.K,(i cili në akt-marrëveshje rezulton me 51% të pjesmarrjes në shërbim) nuk ka paraqitur asnjë përvojë të ngjashme, në kundërshtim me Nenin 88 pika 3 të VKM Nr.285 dt.19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, ku përcaktohet se:“Seicili prej antarëve të bashkimit, duhet të përmbushë kërkesat teknike në përputhje me përqindjen e përqindjen e pjesmarrjes në shërbim, të përcaktuara në akt-marrëveshje”. Bazuar në shtojcën 8 të DST, “Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false, konsiderohen kushte për skualifikim”.

    2) “CLEAN FAST” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, në lidhje me profilet e detyrueshme të stafit kryesor, dhe konkretisht për funksionin “përgjegjës për zbatimin e kontratës në profilin inxhiner kimist/ose mjedisi”. Nga “Deklarata per përcaktimin e personit përgjegjes”, e paraqitur në SPE nga ofertuesi nuk rezulton që specialistja e deklaruar si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, Znj. R.M., të jetë diplomuar në profilin inxhinere kimist/inxhinere mjedisi sic kërkohet në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim. Referuar dokumentacionit të paraqitur në SPE nga ofertuesi, rezulton se Znj. R.M., është diplomuar në profilin inxhinere ndërtimi (profili transport) dhe jo inxhinere kimist/inxhinere mjedisi.

    3) “ALIKO IMPEX General Construction” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, rezulton se për punonjësit e deklaruar “sanitare” nuk ka kontrata individuale të punës, por është paraqitur një kontratë kolektive e nenshkruar ndërmjet “Aliko Impex General Construction” në ciësinë e palës punëdhënëse, dhe nga 42 (dyzet e dy) persona në cilësinë e palës punëmarrëse, cka vjen në kundërshtim me parashikimet e nenit 160 të Kodit të Punës, sipas të cilit: “Kontrata kolektive e punës lidhet nga një ose disa punëdhënës ose organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa sindikata nga ana tjetër”. Në bazë të Nenit 76 pika 3 të LPP “Cdo operator ekonomik s’kualifikohet nga pjesëmarrja nëse AK provon se ka shkelje ne detyrimeve të zbatueshme që lidhen me legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi, legjislacionin mjedisor, social, të punës, etj”.
    - Ofertuesi nuk përmbush piken 3/2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nuk disponon Vinc me kosh për larjen e dritareve ne lartesi. Nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, fotografi e Automjetit me targë AA586MS, rezulton se, ky i fundit nuk eshte sipas kerkesave te AK, Vinc me kosh për larjen e dritareve ne lartesi.
    - Ofertuesi nuk përmbush pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nga dokumentacioni i paraqitur në SPE, rezulton se sherbimet e mëparëshme, të kryera gjatë 3 viteve të fundit, nuk janë të ngjashme me objektin e prokurimit. Furnizimet e mëparëshme të paraqitura në SPE nga ofertuesi, kanë si objekt pastrimin e rrugëve, grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për qytetet Shkoder, Kavajë, Tiranë si dhe shërbime të tjera mirëmbajtje, të cilat nuk përbëjnë përvoja të mëparëshme të ngjashme me objektin e prokurimit (shërbim pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të godinës).

    4) “SORI-AL” SHPK per arsye:
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, në lidhje me profilet e detyrueshme të stafit kryesor, dhe konkretisht për funksionin “përgjegjës për zbatimin e kontratës në profilin inxhiner kimist/ose mjedisi”. Ofertuesi ka deklaruar (Deklarata per personelin e nevojshem) për funksionin “Përgjegjës”, punonjësit A.B. dhe A.M, të cilët, referuar dokumentacionit të paraqitur në SPE, nuk rezultojnë të jenë diplomuar në profilin inxhiner kimist/inxhiner mjedisi, sic kërkohet në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim. Konkretisht, punonjësi A.B., është diplomuar në profilin “Agronomi e përgjithshme”, ndërsa punonjësi A.M., është i diplomuar në profilin “Inxhinieri Agromjedisi”.
    - Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, pasi nga Deklarata per personelin e nevojshem e paraqitur në SPE, rezulton se operatori ekonomik nuk ka të punësuar 42 sanitarë, por vetëm 26. Pjesa tjetër e punonjësve janë deklaruar si punonjës pastrimi, punonjës pastrimi të rrugëve dhe lulishteve.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-19625-02-14-2022
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Formular per publikim lidhur me arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar