Mbi Projektin
Databaza për prokurime transparente në Sektorin Shëndetësi përkon me një katalog të dhënash transparente (open data) mbi procedura tenderimi në institucione të këtij sektori. Databaza ka informacion të mirëstrukturuar për çdo procedurë apo kontratë të tenderuar mbi Punë Publike; Blerje Ilaçesh dhe Mallrash; Blerje Shërbimesh apo Partneritete Publike Private PPP.
Databaza dhe katalogu janë në respekt të parimeve dhe standardeve të Open Contracting Partnership.
Të dhënat janë për çdo tenderim të shpallur nga data 1 janar 2016 dhe ongoing. Konkretisht në këtë databazë mirëstrukturohen të dhëna për çdo tender me burim publikimet qeveritare si:
Informacioni mirëstrukturohet me qëllim që të jetë i aksesushëm për publikun në çdo kohë (konsistent), lehtësisht i gjetshim (machine readible), i lehtë për tu përdorur dhe ripërdorur (reusable, konvertim i çdo pasaportë tenderi në formatet JSON apo EXCEL), i lehtë për tu kuptuar. Standartet e sipërshënuara nuk janë të aplikueshme në formatet dhe standardet e publikimit në databazat zyrtare.
RedFlag është një sistem i vlerësimit dhe skanimit të cilësisë së prokurimeve. Sistemi përzgjedh dhe markon në mënyrë automatike, përmes algoritmeve, disa procedura të cilat përkojnë me fakte, ngjarje, grup rrethanash. Secili fakt paraqet indice për rrezik të mundshëm për sjellje të paligjshme, joetike, me risk të lartë për favorizim, mungesë konkurrence dhe rrezik potencial për pabarazi në garë.
Databaza dhe algoritmi RedFlags, ndihmojnë dhe fuqizojnë disa grupe të rëndësishme civile si:
Sistemi RedFlag është inkorporuar me databazën me qëllimin e mirë për të ndihmuar institucione publike të auditimit të marrin në kohë reale indice mbi tendera dhe kontrata me probabilitet për keqpërdorim, pabarazi në garë, favorizim, klientelizëm apo korrupsion.
Në kontekstin e këtij Programi është konsideruar Institucion që lidhet me sektorin shëndetësi, çdo entitet publik apo buxhetor që ka rol në politika që lidhen me Shëndetin Publik. Gjithashtu termi Prokurim, është përdorur për çdo garë, apo tenderim, qoftë edhe pjesë e një Prokurimi me Lote, sa kohë që për secilin lot, zhvillohet një garë e veçantë (konkurrent, objekt, kontraktor, kontratë e veçantë). Për pasojë numri i procedurave Prokurime në kontekstin e evidencave të institucioneve qeveritare, mund të jetë i ndryshëm nga numri i prokurimeve në databazën për Prokurime Transparente. Kjo duke synuar monitorim të detajuar për çdo kontratë.