Open Procurement Albania

Mbështetje me ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit

A Red Flag is a fact, event, or set of circumstances, or other information that may indicate a potential legal compliance concern for illegal or unethical business conduct, particularly with regard to corrupt practices and non-compliance with anti-corruption laws.

  • Lack of competition
  • Procurement takes place with one single competitor. The Albanian law does allow for such procedures, but what such procedures often demonstrate, more than just lack of competition, is criteria and application deadlines that are obviously in favor of a certain company (clientelism). Such tenders deserve to be considered exposed to risk.

Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare
Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Tender object Mbështetje me ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit

Me qellim forcimin e pozitave te shtetit shqiptar eshte e nevojshme sigurimi i ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, në kuadër të zbatimit të projektit të investimit strategjik "Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit", me synim forcimin e pozitës të shtetit shqiptar në këtë investim stategjik.

Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit
Reference No. REF-35244-01-11-2025
CPV Code
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 30 000 000,00
Type of Contract
Procurement Method Open Procedure above the high monetary limit
Stage Procedure Announced the Winner
Tender Publication Date 13-01-2025
Last date of Submitted Documents 04-02-2025
Tender Held Date 04-02-2025
No. of Bidders 1
Bidders 1. BOE Tonucci & Partners sh.p.k dhe Nexia AL sh.p.k dhe Nexia AL Consulting sh.p.k.
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • Tonucci & Partners sh.p.k -Nexia AL sh.p.k -Nexia AL Consulting sh.p.k
  • The winning bid ALL without vat 27 000 000,00
    Bidder Announcement date 24-02-2025
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date 8 muaj nga data e nenshkrimit të kontratës.
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals Ne kete procedure prokurimi nuk ka pasur operatore te skualifikuar.

    *Ne pritje te perfundimit te afatit te ankimimit.
    Cancellation reason
    Additions Me Vendimin Nr. 23, datë 30.12.2024 Komitetit të Investimeve Strategjike, ka vendosur miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për Projektin e investimit “Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit” si nje projekt i integruar turistik dhe i nje rendesie te vecante per vendin.

    Forma e pjesemarrjes se shtetit ne kete investim do te realizohet nepërmjet krijimit te nje entiteti juridik te perbashket te perbere nga pala shtet dhe subjekti investues.

    NEVOJA PËR MARRJEN E SHERBIMIT Me qellim forcimin e pozitave te shtetit shqiptar eshte e nevojshme sigurimi i ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, në kuadër të zbatimit të projektit të investimit strategjik "Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit", me synim forcimin e pozitës të shtetit shqiptar në këtë investim stategjik.

    PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

    Ekspertiza ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqipatare do te fokusohet ne: 1. Hartimi i raportit të vlerësimit nga Ekspert Vlerësues i licencuar per pronën që do t’i vihet ne dispozicion këtij projekti investimi. Vlerësimi do të bëhet në një ose më shumë metoda vlerësimi sipas kërkesës së Autoritetit Kontraktor.

    2. Analiza ligjore dhe financiare, e dokumenteve të mëposhtme, te paraqitur nga investitori:
    a) Plani i biznesit
    b) Studimin e plote te fizibilitetit
    c) Relacionin shpjegues
    d) Pershkrimin e detajuar te formes e te nivelit te pjesemarrjes shteterore te kerkuar, te shoqeruar me informacione konkrete per aspektet e pjesemarrjes shteterore
    d) projektin e plote zhvillimor te infrastruktures se brendshme dhe menyren e lidhjes me infrastrukturen e jashtme;
    e) te drejta te posacme qe i ofrohen shtetit/entitetit te autorizuar te siguroje pjesemarrjen e shtetit nga ana e investitorit, ne kuader te pjesemarrjes shteterore ne investim, te tilla si, por pa u kufizuar ne:
    i) vendimarrjen me te drejtë vetoje apo me shumice te kualifikuar ne shoqërinë apo partneritetin qe propozohet te krijohet;
    ii) te drejta te posacme, pertej atyre te parashikuar anetare te organeve drejtuese, auditore per te marre informacion për mbarevajtjen e investimit;
    iii) te drejta te posacme ne ndarjen e dividentit, te te ardhurave te realizuara apo cdo perfitimi te drejtperdrejte apo jo te drejtperdrejte ne favor te shtetit;
    iv) opsionin e daljes se shtetit nga investimi me kushte te percaktuara apo lehtesisht te vleresueshme, pas nje periudhe kohe nga data e pjesëmarrjes se shtetit ne investimin trategjik te propozuar;
    v) kufizimet e zbatueshme ne lidhje me transferimin e pjesemarrjeve apo pjesemarrjen e palëve të treta në investim;
    vi) propozimin per zgjidhjen e situatave te bllokimit te vendimarrjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Analiza duhet te kete ne konsiderate forcimin e pozitave të shtetit shqiptar në këtë investim strategjik dhe duhet te perfshijë të gjitha hipotezat, supozimet, zgjidhjet, treguesit, analizat dhe rezultatet e përcaktuara ne dokumentet e dorëzuara nga investitori.

    3. Mbeshtetje me ekspertize ligjore/finaciare/teknike dhe mjedisore te Grupit të Negocimit të Marrëveshjes (GNM) dhe AIC lidhur me:
    a) përgatitjen e termave dhe çështjeve kryesore mbi të cilat duhen përqendruar negociatat, përfshirë një vlerësim në lidhje me rrisqet e mundshme që lidhen me Projektin dhe që duhen konsideruar për tu adresuar në fazën e negociatave;
    b) asistencën gjatë fazës së negociatave ndërmjet Grupit të Negocimit të Marrëveshjes dhe investitorit strategjik deri në nënshkrimin e Projekt-Marreveshjes perfundimtare dhe/ose çdo dokumenti tjetër të lidhur me të;
    c) përgatitjen e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë, ku entiteti publik i autorizuar të sigurojë pjesëmarrjen e shtetit do të marrë pjesë si ortak/aksionar, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha kushtet, të drejtat dhe detyrimet e secilës palë;
    d) përgatitjen e Projekt Marrëveshjes ndërmjet palëve.
    Mbeshtetja me ekspertize ligjore/finaciare/teknike do të konsistojë në: Hartimin dhe dorëzimin e raporteve për çështje të caktuara sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktor me shkrim ne gjuhen shqip dhe anglisht në 2 (dy) kopje origjinale për secilën nga gjuhët e kërkuara dhe një kopje në versionin elektronik (MS Word Format). Prezencën fizike ose online në takimet që do të zhvillohen gjate negociatave me investitorin, me 1 ose me shumë ekspertë të stafit sipas rastit dhe në cdo rast kur kerkohet nga Autoriteti Kontraktor.

    Transaction / Actual Spending
  • Public Announcement Bulletin
    Announcement of Procurement
    Standard Tender Documents
    Procesverbal" Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "
    Formular "I njoftimit të fituesit, pas publikimit të të cilit fillojnë afatet e ankimimit "

    SUPPORTERS

    Here you can have your ADVERTISEMENT

    Contact at [email protected]

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data