Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Prokurimi zhvillohet me nje konkurrent te vetem. Ligji shqiptar i lejon keto lloj procedurash. Shpesh keto procedura me shume se mungese konkurrence ne treg shfaqin opsione te formulimit te kritereve dhe afateve per dorezim dokument ne favor te nje kompanie te paramenduar klienteliste. Keto tendera meritojne te konsiderohen te ekspozuara dhe me risk
| Institucioni Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare | |||
| Autoritet Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Objekti i Tenderit |
Mbështetje me ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit Me qellim forcimin e pozitave te shtetit shqiptar eshte e nevojshme sigurimi i ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, në kuadër të zbatimit të projektit të investimit strategjik "Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit", me synim forcimin e pozitës të shtetit shqiptar në këtë investim stategjik. Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit |
|
| Nr. Reference | REF-35244-01-11-2025 | |||
| Kodi CPV | ||||
| Vlera / Fondi Limit | 30 000 000,00 | |||
| Lloji i Kontrates Publike | Shërbime Publike | |||
| Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | |||
| Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | |||
| Data e Njoftimit te Tenderit | 13-01-2025 | |||
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 04-02-2025 | |||
| Data e mbajtjes se tenderit | 04-02-2025 | |||
| Nr. i Operatoreve Konkurues | 1 | |||
| Operatore Konkurues |
1. BOE Tonucci & Partners sh.p.k dhe Nexia AL sh.p.k dhe Nexia AL Consulting sh.p.k. |
|||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||
| Oferta fituese Leke pa TVSH | 27 000 000,00 | |||
| Data e shpalljes se fituesit | 24-02-2025 | |||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||||
| Data e lidhjes se kontrates | ||||
| Kohezgjatja e kontrates | 8 muaj nga data e nenshkrimit të kontratës. | |||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||
| Ankesa |
Ne kete procedure prokurimi nuk ka pasur operatore te skualifikuar. *Ne pritje te perfundimit te afatit te ankimimit. |
|||
| Arsyeja e Anulimit | ||||
| Shenime |
Me Vendimin Nr. 23, datë 30.12.2024 Komitetit të Investimeve Strategjike, ka vendosur miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për Projektin e investimit “Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit” si nje projekt i integruar turistik dhe i nje rendesie te vecante per vendin. Forma e pjesemarrjes se shtetit ne kete investim do te realizohet nepërmjet krijimit te nje entiteti juridik te perbashket te perbere nga pala shtet dhe subjekti investues. NEVOJA PËR MARRJEN E SHERBIMIT Me qellim forcimin e pozitave te shtetit shqiptar eshte e nevojshme sigurimi i ekspertizë ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare, në kuadër të zbatimit të projektit të investimit strategjik "Resorti Turistik - Ishulli i Sazanit", me synim forcimin e pozitës të shtetit shqiptar në këtë investim stategjik. PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT Ekspertiza ligjore, financiare, teknike dhe mjedisore për projektin e investimit për Grupin e Negocimit te Marreveshjes dhe Korporatën e Investimeve Shqipatare do te fokusohet ne: 1. Hartimi i raportit të vlerësimit nga Ekspert Vlerësues i licencuar per pronën që do t’i vihet ne dispozicion këtij projekti investimi. Vlerësimi do të bëhet në një ose më shumë metoda vlerësimi sipas kërkesës së Autoritetit Kontraktor. 2. Analiza ligjore dhe financiare, e dokumenteve të mëposhtme, te paraqitur nga investitori: a) Plani i biznesit b) Studimin e plote te fizibilitetit c) Relacionin shpjegues d) Pershkrimin e detajuar te formes e te nivelit te pjesemarrjes shteterore te kerkuar, te shoqeruar me informacione konkrete per aspektet e pjesemarrjes shteterore d) projektin e plote zhvillimor te infrastruktures se brendshme dhe menyren e lidhjes me infrastrukturen e jashtme; e) te drejta te posacme qe i ofrohen shtetit/entitetit te autorizuar te siguroje pjesemarrjen e shtetit nga ana e investitorit, ne kuader te pjesemarrjes shteterore ne investim, te tilla si, por pa u kufizuar ne: i) vendimarrjen me te drejtë vetoje apo me shumice te kualifikuar ne shoqërinë apo partneritetin qe propozohet te krijohet; ii) te drejta te posacme, pertej atyre te parashikuar anetare te organeve drejtuese, auditore per te marre informacion për mbarevajtjen e investimit; iii) te drejta te posacme ne ndarjen e dividentit, te te ardhurave te realizuara apo cdo perfitimi te drejtperdrejte apo jo te drejtperdrejte ne favor te shtetit; iv) opsionin e daljes se shtetit nga investimi me kushte te percaktuara apo lehtesisht te vleresueshme, pas nje periudhe kohe nga data e pjesëmarrjes se shtetit ne investimin trategjik te propozuar; v) kufizimet e zbatueshme ne lidhje me transferimin e pjesemarrjeve apo pjesemarrjen e palëve të treta në investim; vi) propozimin per zgjidhjen e situatave te bllokimit te vendimarrjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Analiza duhet te kete ne konsiderate forcimin e pozitave të shtetit shqiptar në këtë investim strategjik dhe duhet te perfshijë të gjitha hipotezat, supozimet, zgjidhjet, treguesit, analizat dhe rezultatet e përcaktuara ne dokumentet e dorëzuara nga investitori. 3. Mbeshtetje me ekspertize ligjore/finaciare/teknike dhe mjedisore te Grupit të Negocimit të Marrëveshjes (GNM) dhe AIC lidhur me: a) përgatitjen e termave dhe çështjeve kryesore mbi të cilat duhen përqendruar negociatat, përfshirë një vlerësim në lidhje me rrisqet e mundshme që lidhen me Projektin dhe që duhen konsideruar për tu adresuar në fazën e negociatave; b) asistencën gjatë fazës së negociatave ndërmjet Grupit të Negocimit të Marrëveshjes dhe investitorit strategjik deri në nënshkrimin e Projekt-Marreveshjes perfundimtare dhe/ose çdo dokumenti tjetër të lidhur me të; c) përgatitjen e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë, ku entiteti publik i autorizuar të sigurojë pjesëmarrjen e shtetit do të marrë pjesë si ortak/aksionar, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha kushtet, të drejtat dhe detyrimet e secilës palë; d) përgatitjen e Projekt Marrëveshjes ndërmjet palëve. Mbeshtetja me ekspertize ligjore/finaciare/teknike do të konsistojë në: Hartimin dhe dorëzimin e raporteve për çështje të caktuara sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktor me shkrim ne gjuhen shqip dhe anglisht në 2 (dy) kopje origjinale për secilën nga gjuhët e kërkuara dhe një kopje në versionin elektronik (MS Word Format). Prezencën fizike ose online në takimet që do të zhvillohen gjate negociatave me investitorin, me 1 ose me shumë ekspertë të stafit sipas rastit dhe në cdo rast kur kerkohet nga Autoriteti Kontraktor. |
|||
| Transaksione Thesari |
|
|||
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|