Open Procurement Albania

Ftese per shprehje interesi;
Përzgjedhja e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park” dhe ndërmjetësit në përzgjedhjen e përdoruesve të Parkut

Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare
Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Tender object Ftese per shprehje interesi;
Përzgjedhja e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park” dhe ndërmjetësit në përzgjedhjen e përdoruesve të Parkut

Zhvilluesi i autorizuar: Korporata e Investimeve Shqiptare
Emri i Projektit: Zhvillimi i parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”
Lloji i procedurës: Procedurë konkurruese me negociim
Objekti i kontratës: Përzgjedhja e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park” dhe ndërmjetësit në përzgjedhjen e përdoruesve të Parkut

Korporata është caktuar si zhvillues i autorizuar i parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”, me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 27.03.2024, i cili ndër të tjera, vendosi:

a. miratimin e hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor, me emërtimin “Durana Tech Park”, me sipërfaqe 140,400 (njëqind e dyzet mijë e katërqind) m2, me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, Shqipëri;

b. kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të disa pasurive të paluajtshme shtetërore të llojit truall, me një sipërfaqe totale prej 262,200 m2, me vendondodhje në Komunën Xhafzotaj, në Rrethin e Durrësit, për t’u përdorur për krijimin/hapjen e parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”;

c. llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në “Durana Tech Park”, për të cilat zhvilluesi dhe përdoruesit, të cilët regjistrohen në park, përfitojnë lehtësira rregullatore, fiskale dhe doganore, sipas kushteve dhe parashikimeve ligjore;

d. miratimin e ndihmës me infrastrukturën e përgjithshme mbështetëse deri në kufijtë e parkut, si rrugë, fibra optike, energji elektrike, por pa u kufizuar në to sipas parashikimeve të nenit 11 të ligjit mbi parqet teknologjike.

Reference No. 1
CPV Code
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT
Type of Contract Development Project
Procurement Method Competitive negotiated procedure
Stage Procedure Announced Procurement
Tender Publication Date 03-06-2024
Last date of Submitted Documents 18-06-2024
Tender Held Date 18-06-2024
No. of Bidders
Bidders
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • The winning bid ALL without vat
    Bidder Announcement date
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals
    Cancellation reason
    Additions Njoftimi i Fteses per shprehje interesi, Buletinin Nr. 29 datë 3 Qershor 2024, Agjencia e Prokurimit Publik

    Kjo Ftesë për Shprehje Interesi hap fazën e parë të konkurrimit për përzgjedhjen e partnerit. Kandidatët që do të kualifikohen në këtë fazë janë ata aplikantë të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit të përcaktuara në “Dokumentin e Kualifikimit”, i hartuar në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe publikuar në faqen e internetit të Korporatës https://aicorporation.al/Dokumenti-iKualifikimit_DuranaTechPark.pdf

    Faza e dytë e konkurimit (faza e negociimit dhe përzgjedhjes) do ti drejtohet vetëm kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, të cilët në fazën e dytë duhet të paraqesin propozimin fillestar që përmban angazhimet dhe dokumentacionin për plotësim të të gjitha kritereve bazë, si më poshtë: a. angazhim për përfshirje të jo më pak se një (1) institucioni të arsimit të lartë, vendas ose të huaj, të akredituar sipas legjislacionit përkatës të vendit të origjinës;
    b. angazhim për përfshirje të jo më pak se pesë (5) përdoruesve të parkut të cilët plotësojnë kriteret e cituara në “Dokumentin të Kualifikimit”, nga të cilët jo më pak se një (1) përdorues të jetë i listuar në një bursë të një vendi të OECD, (identifikimi i secili përdorues përcaktohet në letrën e angazhimit të përdoruesit);
    c. paraqitjen e garancive për kapitalin e nevojshëm financiar për kryerjen e angazhimeve të marra në këtë garë, e cila do të kërkohet në rast se kandidati ftohet të paraqesë propozimin përfundimtar.

    Në negociata ftohen Kandidatët, propozimet fillestare të të cilëve plotësojnë kriteret bazë. Pas mbylljes së negociatave, Kandidatët paraqesin propozimet përfundimtare, të cilat vlerësohen mbi bazën e kriterit përzgjedhës, i cili është:
    a. vlera më e lartë aktuale e fitimit neto që i takon Korporatës për gjithë periudhën 2025 - 2044 (20 vjet), e cila do të llogaritet sipas mënyrës së përcaktuar në Kërkesën për Propozime Fillestare.

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se data 18.06.2024, ora 13:00, ora lokale. Të gjitha aplikimet do të hapen në datë 18.06.2024

    Transaction / Actual Spending
  • Public Announcement Bulletin
    VKM Nr. 185, datë 27.03.2024, Për Kalimin nga Radiotelevizioni Shqiptar në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pasurive të paluajtshme shtetërore me nr. 336, Nr. 338/1. Nr. 318, në Zonën Kadastrale 3852, Xhafzotaj, Bashkia Durrës, dhe Miratimin e Hapjes së Parkut Teknologjik dhe Shkencor "Durana Tech Park".
    Ftese per shprehje interesi, Buletinin Nr. 29 datë 3 Qershor 2024, Agjencia e Prokurimit Publik

    SUPPORTERS

    Here you can have your ADVERTISEMENT

    Contact at [email protected]

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data