| Institucioni Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare | |
| Autoritet Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Objekti i Tenderit |
Ftese per shprehje interesi; Përzgjedhja e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park” dhe ndërmjetësit në përzgjedhjen e përdoruesve të Parkut Zhvilluesi i autorizuar: Korporata e Investimeve Shqiptare Emri i Projektit: Zhvillimi i parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park” Lloji i procedurës: Procedurë konkurruese me negociim Objekti i kontratës: Përzgjedhja e menaxhuesit/administruesit të “Durana Tech Park” dhe ndërmjetësit në përzgjedhjen e përdoruesve të Parkut Korporata është caktuar si zhvillues i autorizuar i parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”, me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 27.03.2024, i cili ndër të tjera, vendosi: a. miratimin e hapjes së parkut teknologjik dhe shkencor, me emërtimin “Durana Tech Park”, me sipërfaqe 140,400 (njëqind e dyzet mijë e katërqind) m2, me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, Shqipëri; b. kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të disa pasurive të paluajtshme shtetërore të llojit truall, me një sipërfaqe totale prej 262,200 m2, me vendondodhje në Komunën Xhafzotaj, në Rrethin e Durrësit, për t’u përdorur për krijimin/hapjen e parkut teknologjik dhe shkencor “Durana Tech Park”; c. llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në “Durana Tech Park”, për të cilat zhvilluesi dhe përdoruesit, të cilët regjistrohen në park, përfitojnë lehtësira rregullatore, fiskale dhe doganore, sipas kushteve dhe parashikimeve ligjore; d. miratimin e ndihmës me infrastrukturën e përgjithshme mbështetëse deri në kufijtë e parkut, si rrugë, fibra optike, energji elektrike, por pa u kufizuar në to sipas parashikimeve të nenit 11 të ligjit mbi parqet teknologjike. |
| Nr. Reference | 1 | |
| Kodi CPV | ||
| Vlera / Fondi Limit | ||
| Lloji i Kontrates Publike | Projekt Zhvillimi | |
| Lloji i Procedures | Procedurë konkurruese me negocim | |
| Statusi i Tenderit | Shpallur Procedura | |
| Data e Njoftimit te Tenderit | 03-06-2024 | |
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 18-06-2024 | |
| Data e mbajtjes se tenderit | 18-06-2024 | |
| Nr. i Operatoreve Konkurues | ||
| Operatore Konkurues | ||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|
| Oferta fituese Leke pa TVSH | ||
| Data e shpalljes se fituesit | ||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||
| Data e lidhjes se kontrates | ||
| Kohezgjatja e kontrates | ||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||
| Ankesa | ||
| Arsyeja e Anulimit | ||
| Shenime |
Njoftimi i Fteses per shprehje interesi, Buletinin Nr. 29 datë 3 Qershor 2024, Agjencia e Prokurimit Publik Kjo Ftesë për Shprehje Interesi hap fazën e parë të konkurrimit për përzgjedhjen e partnerit. Kandidatët që do të kualifikohen në këtë fazë janë ata aplikantë të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit të përcaktuara në “Dokumentin e Kualifikimit”, i hartuar në gjuhën shqipe dhe angleze, dhe publikuar në faqen e internetit të Korporatës https://aicorporation.al/Dokumenti-iKualifikimit_DuranaTechPark.pdf Faza e dytë e konkurimit (faza e negociimit dhe përzgjedhjes) do ti drejtohet vetëm kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, të cilët në fazën e dytë duhet të paraqesin propozimin fillestar që përmban angazhimet dhe dokumentacionin për plotësim të të gjitha kritereve bazë, si më poshtë: a. angazhim për përfshirje të jo më pak se një (1) institucioni të arsimit të lartë, vendas ose të huaj, të akredituar sipas legjislacionit përkatës të vendit të origjinës; b. angazhim për përfshirje të jo më pak se pesë (5) përdoruesve të parkut të cilët plotësojnë kriteret e cituara në “Dokumentin të Kualifikimit”, nga të cilët jo më pak se një (1) përdorues të jetë i listuar në një bursë të një vendi të OECD, (identifikimi i secili përdorues përcaktohet në letrën e angazhimit të përdoruesit); c. paraqitjen e garancive për kapitalin e nevojshëm financiar për kryerjen e angazhimeve të marra në këtë garë, e cila do të kërkohet në rast se kandidati ftohet të paraqesë propozimin përfundimtar. Në negociata ftohen Kandidatët, propozimet fillestare të të cilëve plotësojnë kriteret bazë. Pas mbylljes së negociatave, Kandidatët paraqesin propozimet përfundimtare, të cilat vlerësohen mbi bazën e kriterit përzgjedhës, i cili është: a. vlera më e lartë aktuale e fitimit neto që i takon Korporatës për gjithë periudhën 2025 - 2044 (20 vjet), e cila do të llogaritet sipas mënyrës së përcaktuar në Kërkesën për Propozime Fillestare. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se data 18.06.2024, ora 13:00, ora lokale. Të gjitha aplikimet do të hapen në datë 18.06.2024 |
|
| Transaksione Thesari |
|
|
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|