Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese
Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | ||||
Institucion Kontraktues | Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve | ||||
Objekti i Tenderit | "Blerje bukë gruri për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” | ||||
Nr. Reference | REF-73393-09-29-2020 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 166 020 047,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër) | ||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | ||||
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 30-09-2020 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 21-10-2020 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 21-10-2020 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 6 | ||||
Operatore Konkurues |
1) "ERALDO-2013" SHPK 2) "DION-AL" SHPK 3) "K A D R A" SHPK 4) "SINANI TRADING" SHPK 5) “DAJTI PARK 2007” SHPK 6) “GERTI -1987” SHPK |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 150 568 887,50 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 11-02-2021 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||
Data e lidhjes se kontrates | |||||
Kohezgjatja e kontrates | 24 muaj | ||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Në datën 05.10.2020 dhe në datën 06.10.2020 operatori ekonomik “Kadra” sh.p.k. ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor, duke kërkuar modifikimin e dokumentave të proçedurës së prokurimit , ankese e cila nuk eshte pranuar. Medatë 26.10.2020 operatori ka paraqitur, ankesen ne KPP te iles iu ka pergjigjur me vendimin nr.497/2020 date 04.11.2020 duke pranuar ankesen e operatorit. Gjithashtu ka pasur ne vijim ankesa te cilat Kanë marrë përgjigje në autoritetin kontraktor: me vendimet e KSHA-së me nr. 2519/2 prot, datë 29.12.2020 dhe me vendimin nr. 2527/2 prot, datë 29.12.2020; Ka marrë përgjigje në Komisionin e Prokurimit Publik: me vendimin e KPP-së me nr.72/2021, datë 05.02.2021, (protokolluar në organin qendror blerës ABP me nr.375 prot., datë 11.02.2021). Janë s kualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1) Arsyet e skualifikimit për "ERALD0-2013" SHPK: - Nuk arriti të plotësoj gërmën “e”), pika 3, seksioni 2.3, “Kapacitetit teknik”, pika II, Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertës nuk arriti të paraqes certifikatë për transport mallrash (e detyrueshme për mjetet me kapacitet transportues mbi 1.5 ton), për mjetin e transportit, me targe AA 451 JJ. 2) Arsyet e skualifikimit për "DION-AL" SHPK: - Nuk arriti të plotësoj gërmën “a”), pika 8, seksioni 2.3, Kapacitetit Teknik, pika II, Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertës nuk ariti të sigurojë, që nëpërmjet vetëdeklarimit të paraqitur, të justifikojë që kontratat e lidhura, dhe janë në proces, të jenë realizuara në masën 70%. Në vetëdeklarim e paraqitur shprehet se ka kontrata të lidhura në proces, të cilat janë realizuar në masën 33.5%. - Nuk arriti të plotësoj pikën 1, seksioni 2.1, Kapaciteti ligjor/profesional i operatorëve ekonomikë, pika II Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes të ofertës nuk ariti të sigurojë Licencë të kategorisë “II.1.A.1 - Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”. Licenca e kategorisë “II.1.A.1 - Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”, e paraqitur nga ana e ofertuesit, është për aktivitetin “sherbim katering” dhe jo për objektin e prokurimit. - Nuk arriti të plotësoj gërmën a) dhe gërmën b), pika 1, seksioni 2.3, “Kapacitetit teknik”, pika II, Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të justifikojë që faturat tatimore të shitjes të kenë të evidentuar përshkrimin e mallit, njësin e matjes, sasine dhe cmimin për njësi. Shumica e faturave tatimore të shitjes, të paraqitura, nuk kanë të evidentuar asnjë nga rubrikat e sipërcituar dhe nuk janë të shoqëruara, me një faturë bashkelidhur, ku të shënohet artikuli i tregtuar. Po ashtu dhe faturatat tatimore të paraqitura, të shitjeve me kasë elektronike, nuk pasqyron shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara që janë objekt i prokurimit. 3) Arsyet e skualifikimit për “DAJTI PARK 2007” SHPK: - Nuk arriti të plotësoj gërmën “a”), pika 8, seksioni 2.3, Kapacitetit Teknik, pika II, Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertës nuk ariti të sigurojë, që nëpërmjet vetëdeklarimit të paraqitur, të justifikojë që kontratat e lidhura, dhe janë në proces, të jenë realizuara në masën 70%. Në vetëdeklarim e paraqitur shprehet se ka kontrata të lidhura në proces, të cilat nuk janë realizuar në masën 70% - Nuk arriti të plotësoj gërmën “c”), pika 4, seksioni 2.3, Kapacitetit Teknik, pika II, Kriteret e vecanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertës nuk ariti të paraqes Çertifikatë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, lëshuar nga organi kompetent i ngarkuar me ligj. Çertifikata për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, lëshuar nga organi kompetent i ngarkuar me ligj, e paraqitur, është lëshuar për aktivitetin “hotel-restorant” dhe jo për një ambient të përshtatshëm për prodhimin ose magazinimin e mallrave objekt prokurimi. 4) Arsyet e skualifikimit, për “GERTI -1987” SHPK: - Nuk ka paraqitur Ofertë Ekonomike dhe asnjë nga dokumentacionet e kërkuara në dokumentat e tenderit. |
||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | |||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-73393-09-29-2020
|