Open Procurement Albania

Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbime profilaktike - Loti III “Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbime profilaktike - Loti III “Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori”
Nr. Reference REF-91156-03-25-2021
Vlera / Fondi Limit 10 497 550,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 26-03-2021
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 19-04-2021
Data e mbajtjes se tenderit 19-04-2021
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1) “B&A-02” SHA
2) “ALSTEZO” SHA
3) “EXIMOL” SHA
4) “KADIU” SHA
5) “KAPPA- OIL” SHA
6) “TOP-OIL” SHA
Operator Ekonomik Kontraktues
  • TOP-OIL
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 6 896 740,00
    Data e shpalljes se fituesit 24-05-2021
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 24 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1. “ALSTEZO” SHA:
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 9, gërma b të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Fletë-analizë për artikullin Vaj motori për automjete, “SEA 5W-30”.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 9, gërma b të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Fletë-analizë për artikullin AdBLU.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka deklaruar standartin e cilësisë në skedën teknike për të gjithë artikujt e kërkuar sipas shtojcës 12.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 7, të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk arriti të paraqesë katalogët e prodhuesit, katalogë/ broshurë për artikujt: Pastrues Injektor Benzine, Pastrues Injektor Nafte, Pastrues karburatori, Start ndezës, Solucion Kontakte Elektrike, Solucion Pastrues Radiatori dhe Pastrues Motori. Në skedën teknike të paraqitur në SPE, ofertuesi ka deklaruar prodhues kompaninë NITEO ndërkohë që, për këta artikuj ka paraqitur katalogë të WOLF.

    2. “KADIU” SHA:
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 2 të seksionit 2.3 të kapacitetit teknik, pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar që të provojë se disponon të paktën 1 (një) ambient magazinimi me sipërfaqe minimale 30 m2, me qëllim magazinimin e mallit objekt kontrate.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 9, gërma b të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Fletë-analizë për artikullin AdBLU dhe për artikullin Antifrizë.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 3, gërma g) të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Leje drejtimi për të paktën (një) prej punonjësve.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush plotësisht kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapacitet teknik”, pasi nuk arriti të paraqesë katalogë/ broshura për disa prej artikujve të kërkuar në DT. Në skedën teknike janë deklaruar nga ofertuesi katalogët dhe numrat e faqes së katalogut për artikujt: SAE 5W30, SAE 0W20, SAE 80, SAE 85W90, 5W40 4T, DS3 153 dhe SAE 40 të cilët nuk rezultojnë në katalog.

    3. “KAPPA- OIL” SHA:
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 1, gërma “a” të kritereve të veçanta të kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur Formularin e ofertës sipas Shtojcës 1. Operatori ekonomik ka ofertuar për sasi të ndryshme nga ato të kërkuara në DST përsa i përket tabeles së vecantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por të emërtuar Garda e Republikës nga ofertuesi, si edhe nuk ka ofertuar (mungojnë) artikujt me Nr. Rendor 1 dhe 17 në tabelën e vecantë të kësaj të fundit. Bazuar në shtojcën 1 “Formulari i Ofertës” të DST, Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme.

    4. “EXIMOL” SHA:
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 3, gërma f, të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash në emër të vet. Në SPE si pjesë të ofertës së tij, operatori ekonomik ka paraqitur kontratë qiraje datë 07.01.2020 për automjetin me targë AA062OF. Nga dokumentacioni i dorëzuar rezulton se, çertifikata për transportin e mallrave e mjetit me targë AA062OF, është e lëshuar për shoqërinë “Lajthiza Invest” SHA vetëm për llogari të veprimtarisë së kësaj shoqërie. Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave nga ana e operatorit ekonomik “EXIMOIL” SHA me automjetin e shoqërisë “Lajthiza Invest” SHA do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave me qira dhe për të tretë pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 9, gërma b të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Fletë-analizë të vlefshme për artikullin vaj motori për automjete “SAE 5W-40”. Në SPE si pjesë të ofertës së tij, ofertuesi ka paraqitur fletë analizën me datë 28.01.2021, e cila është lëshuar më herët se 60 ditë nga data e zhvillimit të procedurës.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 9, gërma b të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur Fletë-analizë për artikullin AdBLU.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur katalogë/ broshurë për artikujt: Pastrues Injektor Benzine, Pastrues Injektor Nafte, Pastrues Karburatori, Solucion Start Ndezës, Solucion Kontaktesh Elektrike, Solucion Pastrim radiatori dhe Pastrues motori të kompanisë Super Help.
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 2, të seksionit 2.2, Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar, të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nuk arriti të paraqesë për vitin 2018, 2019, Raportin e Audituesit të Pavarur, cka vjen në kundërshtim me nenin 41 të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, pasi Ofertuesi është në kushtet e përmbushjes së detyrimit të parashikuar nga dispozita e mësipërme ligjore.

    5. “B&A-02” SHA:
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar për mjetin e transportit të mallrave që ka në pronësi.
    • Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik”, pasi nuk ka paraqitur katalogë/ broshurë për artikujt: vaj kuti shpejtësie SAE 80 manuale GL-4 dhe 80W-90 manuale GL-4, për të cilët ka deklaruar në skedën teknike se ndodhen në faqen nr. 50 te katalogut të Aksoil. Nga dokumentacioni i ngarkuar në SPE nga ofertuesi, nuk rezulton faqja nr. 50 e katalogut.
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 2, të seksionit 2.2, Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar, të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nuk arriti të paraqesë për vitin 2019, Raportin e Audituesit të Pavarur, cka vjen në kundërshtim me nenin 41 të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, pasi Ofertuesi është në kushtet e përmbushjes së detyrimit të parashikuar nga dispozita e mësipërme ligjore.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër: Organi Qëndror Blerës, në emër dhe për llogari të autoriteteve kontraktore të mëposhtme:

    1. Qëndra e Shërbimit Administrimit të Mjeteve të Transportit, me fond të marrëveshjes kuadër: 1,478,632 (një milion e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy) Lekë pa TVSH.
    2. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, me fond të marrëveshjes kuadër 9,165,720 Lekë pa TVSH.
    3. Garda e Republikës, me fond të marrëveshjes kuadër: 3,423,588 Lekë pa TVSH.
    4. - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fond të marrëveshjes kuadër: 4,426,231 Lekë pa TVSH.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-91156-03-25-2021
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data