Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese
Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | |||
Institucion Kontraktues | Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve | |||
Objekti i Tenderit | Loti III “Blerje dokumentacioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” | |||
Nr. Reference | REF-62018-04-11-2018 | |||
Vlera / Fondi Limit | 1 966 477,00 | |||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër) | |||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | |||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | |||
Data e Njoftimit te Tenderit | 12-04-2018 | |||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 07-05-2018 | |||
Data e mbajtjes se tenderit | 07-05-2018 | |||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 8 | |||
Operatore Konkurues |
Adel CO SHPK ALB – TIPOGRAFIA SHPK ALBDESIGN PSP SHPK EKSPO SISTEMS SHPK INTERLOGISTIC SHPK KRISTALINA.KH SHPK RAMA - GRAF SHPK Shtëpia Botuese Shtypshkronja Morava SHPK |
|||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 470 000,00 | |||
Data e shpalljes se fituesit | 22-06-2018 | |||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 1 764 000,00 | |||
Data e lidhjes se kontrates | 10-09-2018 | |||
Kohezgjatja e kontrates | 35 ditë | |||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1- Adel CO SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.2 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur kopje të certifikuar të bilancit të vitit 2017 të paraqitur pranë autoriteteve tatimore përkatëse. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore shoqëruar me Listpagesat për muajin mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4 (katër) punonjës të siguruar për këtë muaj. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm, duke mos shoqëruar kontratën e qiramarrjes me faturën e blerjes/faturën e zhdoganimit të makinerisë, ku të përcaktohet qartë lloji i saj. Sqarojmë se në kontratën e qiramarrjes nuk është përcaktuar qartë lloji i makinerisë (modeli) dhe as në faturën e zhdoganimit nuk përcaktohet qartë as lloji as formati i makinerisë (shënuar më shkrim dore formati 70x100). 2- ALB – TIPOGRAFIA SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në gërmën d të pikës 1, të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, duke mos vërtetuar se ka paguar detyrimin e maturuar të muajit mars 2018. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit III. Sqarojmë se faturat e paraqitura nga ofertuesi nuk janë të shoqeruara me kontratat e lidhura me autoritetet kontraktore, as me vertetimin e realizimit me sukses të tyre leshuar nga autoritetet kontraktore. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj. 3- ALBDESIGN PSP : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit III. Sqarojmë se Kontrata e furnizimit e datës 22.09.2016 e lidhur me Bashkia Tiranë, shoqëruar me vërtetimin e realizimit të kontratës të datës 28.02.2017 nuk është e shoqëruar me faturat tatimore të shitjes. 4- EKSPO SISTEMS SHPK : Nuj ka paraqitur ofertë ekonomike. 5- INTERLOGISTIC SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore për muajt tetor 2017 - mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4(katër) punonjës të siguruar për këtë muaj. 6- RAMA - GRAF SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm dhe minimumi një makinë qepëse, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të tyre. Në lidhje me disponimin e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm ofertuesi ka paraqitur një fotokopje deklaratë doganore, e cila nuk është në formën e kërkuar në DST, origjinale ose kopje e noterizuar. |
|||
Arsyeja e Anulimit | ||||
Shenime | ||||
Transaksione Thesari |
|
|||
Buletini i Prokurimeve Publike |
Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-62018-04-11-2018
|