Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqëndruara | ||||
Institucion Kontraktues | Qendra e Botimeve Zyrtare | ||||
Objekti i Tenderit | Loti VI “Shtypja e Fletores Zyrtare dhe kapakëve të botimeve tek të tjerët ” | ||||
Nr. Reference | REF-62024-04-11-2018 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 2 290 989,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër) | ||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | ||||
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 12-04-2018 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 07-05-2018 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 07-05-2018 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 7 | ||||
Operatore Konkurues |
Adel CO SHPK ALB – TIPOGRAFIA SHPK ALBDESIGN PSP SHPK INTERLOGISTIC SHPK KRISTALINA.KH SHPK RAMA – GRAF SHPK Shtëpia Botuese Shtypshkronja Morava SHPK |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 733 000,00 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 04-09-2018 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||
Data e lidhjes se kontrates | |||||
Kohezgjatja e kontrates |
• Fletorja Zyrtare, duhet të dorëzohen pranë Qendrë së Botimeve Zyrtare e ambalazhuar gati për shpërndarje brenda nje dite pune pas dorëzimit të materialit. • Kapakët me lidhje speciale dhe ato kartoni të plastifikuar me ngjyra brenda 5 ditëve pune. |
||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa |
Ka pasur ankesa. Ka marre përgjigje me Vendim te K.P.P. me nr. 555/2018 date 23.08.2018. Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1- “Adel CO” SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.2 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur kopje të certifikuar të bilancit të vitit 2017 të paraqitur pranë autoriteteve tatimore përkatëse. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore shoqëruar me Listpagesat për muajin mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4 (katër) punonjës të siguruar për këtë muaj. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm, duke mos shoqëruar kontratën e qiramarrjes me faturën e blerjes/faturën e zhdoganimit të makinerisë, ku të përcaktohet qartë lloji i saj. Sqarojmë se në kontratën e qeramarrjes nuk është përcaktuar qartë lloji i makinerisë (modeli) dhe as në faturën e zhdoganimit nuk përcaktohet qartë as lloji as formati i makinerisë (shënuar më shkrim dore formati 70x100). 2- “ALB – TIPOGRAFIA” SHPK: • Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në gërmën ”d” të pikës 1, të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, duke mos vërtetuar se ka paguar detyrimin e maturuar të muajit mars 2018. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit VI. Sqarojmë se faturat e paraqitura nga ofertuesi nuk janë të shoqeruara me kontratat e lidhura me autoritetet kontraktore, as me vertetimin e realizimit me sukses të tyre leshuar nga autoritetet kontraktore. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj. 3- ”ALBDESIGN PSP SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të veçanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj. • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit VI. Sqarojmë se Kontrata e furnizimit e datës 20.07.2016 e lidhur me INSTAT, shoqëruar me vertetimin e realizimit të kontratës të datës 13.02.2017 nuk është e shoqëruar me faturat tatimore të shitjes. 4- “INTERLOGISTIC” SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore për muajt tetor 2017 - mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4 (katër) punonjës të siguruar për këtë muaj. 5- “RAMA - GRAF” SHPK : • Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm dhe minimumi një makinë qepëse, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të tyre. Në lidhje me disponimin e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm ofertuesi ka paraqitur një fotokopje deklaratë doganore, e cila nuk është në formën e kërkuar në DST, origjinale ose kopje e noterizuar. |
||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | |||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqëndruara REF-62024-04-11-2018
|