Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
Autoritet Prokurues | Autoriteti Rrugor Shqiptar | |||||||||||||||||||||
Institucioni Prokurues | Autoriteti Rrugor Shqiptar | |||||||||||||||||||||
Objekti i Tenderit |
“Ndërtim rruga Korçë – Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)” Sipas Buletinit Nr. 60 datë 16 Shtator 2024, më datë 30.08.2024 është njoftuar modifikimi i kontrates ne vlere monetare. Vlera e modifikimit te kontrates është 432,238,665.08 Lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH-së. Vlera e kontratës ishtë 2,164,693,349.44 Lekë (pa përfshirë vlerën e TVSH-së) Vlera e ndryshuar (nëse është rasti): 2,596,932,014.52 Lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH-së. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën Nr. 1707/3 prot, datë 18.03.2024 “Detajimi pjesor i buxhetit për shpenzimet kapitale për vitet 2024-2026…” ka miratuar këtë projekt, me detajimin përkatës. Financimi për vitin 2024 është 104,000,000 Lekë me TVSH. Propozimet, të cilat janë shqyrtuar dhe miratuar nga Mbikëqyrësi i punimeve, janë bërë për arsye të mëposhtme: Rishikim i projektit të urës mbi përroin e Selenicës; Rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës; Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren; Ndryshim të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin. |
|||||||||||||||||||||
Nr. Reference | REF-21837-03-11-2022 | |||||||||||||||||||||
Vlera / Fondi Limit | 2 165 325 695,00 | |||||||||||||||||||||
Lloji i Kontrates Publike | Punë Publike | |||||||||||||||||||||
Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | |||||||||||||||||||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | |||||||||||||||||||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 15-03-2022 | |||||||||||||||||||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 15-04-2022 | |||||||||||||||||||||
Data e mbajtjes se tenderit | 15-04-2022 | |||||||||||||||||||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 4 | |||||||||||||||||||||
Operatore Konkurues |
1. “A. N. K.” 2. “4 A-M” 3. “GENER 2” 4. “GJOKA KONSTRUKSION” |
|||||||||||||||||||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||||||||||||||||||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 2 164 693 349,00 | |||||||||||||||||||||
Data e shpalljes se fituesit | 28-04-2022 | |||||||||||||||||||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 2597632019 | |||||||||||||||||||||
Data e lidhjes se kontrates | 10-06-2022 | |||||||||||||||||||||
Kohezgjatja e kontrates | 24 muaj | |||||||||||||||||||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||||||||||||||||||||
Ankesa |
Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem : 1. “4 A-M” per arsye: -Operatori ekonomik “4 A -M”, nuk kualifikohet pasi nuk përmbush kërkesat për kualifikim të përcaktuara në dokumentat standarte te tenderit. Konkretisht: • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur Formularin permbledhes te vetdeklarimit kjo ne kundershtim me nenin 82 te ligjit162/2020 “Per prokurimin publik. • Nuk përmbush piken 2.3.3, 2.3.4, 2.3.5 te kritereve te veçanta per kualifikim pasi nuk ka paraqitur dokumentacion qe disponon personelin kryesor, ndihmes dhe te specializuar sipas kerkesave te percaktuar ne dokumentat e tenderit. • Nuk permbush piken 2.3.7 pasi nuk verteton se disponon mjetet dhe paisjet e kerkuara ne kete pike te dokumentave standarte. • Nuk permbush piken 1/b kriteret e veçanta te kualifikimit pasi nuk ka paraqitur sigurim oferte. • Nuk permbush piken 2.4.3, pasi nuk ka paraqitur grafikun e punimeve 2. “GENER 2” per arsye: - Operatori ekonomik “GENER 2”, nuk kualifikohet pasi nuk përmbush kërkesat pë kualifikim të përcaktuara në dokumentat standarte te tenderit.Konkretisht: • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur Formularin permbledhes te vetdeklarimit kjo ne kundershtim me nenin 82 te ligjit162/2020 “Per prokurimin publik. • Nuk permbush piken 2.3.7 pasi nuk verteton se disponon mjetet dhe paisjet e kerkuara ne kete pike te dokumentave standarte. • Nuk permbush kriteret e pergjithshme per kualifikim pasi nuk ka paraqitur dokumentacin per te vertetuar kriteret e pergjithshme, nuk ka paraqitur as formularin e vetedeklarimit. 3. “GJOKA KONSTRUKSION” per arsye: -Operatori ekonomik “GJOKA KONSTRUKSION”, nuk kualifikohet pasi nuk përmbush kërkesat për kualifikim të përcaktuara në dokumentat standarte te tenderit. Arsyet e skualifikimit si me poshte: Konkretisht • Nuk përmbush kriterin 2.3.4, pasi inxhinieri mekanik i vetedeklaruar nga operatori ekonomik eshtë I angazhuar ne kontrata te tjera. • Nuk permbush kriterin 2.3.7 lidhur me makinerite dhe paisjet e kerkuara ne DST. (makineri te angazhuara ne kontrata te tjera) |
|||||||||||||||||||||
Arsyeja e Anulimit | ||||||||||||||||||||||
Shenime |
Situata sipas parashikimeve të Nenit 127 të LPP dhe argumentet përkatëse për ta përdorur atë: Bazuar në Nenin 127 të Ligjit Nr. 16/2024 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”i ndryshuar, jemi në kushtet e modifikimit të kontratës sipas përcaktimit të këtij neni. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në zbatim kontratën Nr. 3494/5 prot, datë 10.06.2022 me objekt: “Ndërtim rruga Korçë - Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)”, me REF-21837-03-11-2022. Vlera e kontratës është 2,164,693,349.44 Lekë (pa përfshirë vlerën e TVSH-së). Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe e Operacioneve me shkresën Nr. 5320 prot, datë 17.07.2024, ka paraqitur relacionin teknik, në të cilin janë paraqitur dhe prezantuar të gjitha shkaqet që kanë çuar në nevojën për këtë modifikim kontrate. Afati i kësaj kontrate është 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Njoftimi për fillimin e punimeve datë 13.06.2022. Punimet janë pezulluar më datë 26.10.2023, raportuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, konform Udhëzimit nr. 2, datë 18.03.2022 “Mbi Raportimin e Zbatimit të Kontratës”. Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren; Ndryshim të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin. Konkretisht: Nga progresivi 11+764.83-11+876.08 në projektin e zbatimit ishte parashikuar ndërtim i një ure me HD (4x29) m që kalon mbi përroin e Selenicës, si dhe mbushje me terramesh me lartësi H=18 m dhe gjatësi L= 108 m. Gjatë zbatimit rezultoi se ura e parashikuar në projektin e tenderuar nuk e mbulonte gjerësinë e shtratit të lumit, i cili në periudha të ndryshme të vitit zgjeron shtratin e tij. Në këto kushte, u miratua propozimi për ndërtimin e një ure me HD (7x30) m midis progresivit 11+697-11+90, me gjatësi L= 209.4 m, e cila mbulon gjerësinë e shtratit të lumit. Ndërtimi i kësaj ure me HD (7X30) m zvogëlon ndjeshëm mbushjen me mur terramesh, e cila nga një mbushje me gjatësi L=108 m realizohet me një gjatësi L= 12 m. Rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës në seksionet 409-424; 432-445; 456-461; 646-653; 478-496 për shkak se gjatë zbatimit të punimeve është hasur prezencë e ujërave në thellësinë e gërmimit 2,5-3 m (zonë kënetore me përbërje torfike e argjila të ngopura). Prania e ujit në kuotën e tabanit të rrugës e bën të pamundur ndërtimin e shtresave rrugore. Në këto kushte, u miratuan propozimet për ndërtimin e drenazheve tërthore dhe gjatësore, përdorimi i materialeve të fraksionuara të rrethuar me gjeotekstil, si dhe përdorimi i gjeodrenantit dhe gjeogridit biaxial me gjeotekstil për të shmangur deformimet e trupit të rrugës. Gjatë zbatimit të punimeve rezultoi se lartësia e disa mureve nuk përputhej me lartësinë sipas terrenit, duke kërkuar rritjen e lartësisë apo edhe të gjatësisë së këtyre mureve. Gjithashtu, në piketat 168-175 ëhtë propozuar ndërtimi i një kanali të hapur me L= 190 m për të mbledhur ujërat që grumbullohen nga sipërfaqja e skarpateve për t’i shkarkuar ato në box në seksionin 167. Mospërputhja e projektit me faktin në terren sjell edhe ridimensionimin e gjatësisë së tombinove rrethore. Për shkak të ndërprerjes së aksit të rrugës me linjat e tensionit të lartë në seksionin 198 dhe 256, si dhe nisur nga fakti që traseja e rrugës është jo mbi rrugë ekzistuese, u propozua spostimi i aksit të rrugës për të shmangur spostimin e linjës së tensionit të lartë me një kosto relativisht të konsiderueshme. Nga spostimi i aksit rrugor midis seksionit 198-256, trupi i ri i rrugës shmangte edhe një zonë me rrëshqitshmëri të lartë dhe me strukturë të degraduar, e cila kërkonte masa mbrojtje inxhinierike. Gjatë zbatimit të projektit kanë rezultuar edhe mospërputhje të projektit me preventivin, për sa i përket zërit të shtresave rrugore (asfaltobeton me trashësi 5 cm dhe binder me trashësi 6 cm), punimeve të gërmimit, punimeve për linjën e fibrës optike, punimet për sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Për realizimin e punimeve për përfundimin e punimeve të këtij objekti me ndryshimet e bëra vlera e këtij objektit është: 2,596,932,014.52 Lekë pa TVSH Vlera e punimeve sipas projektit të tenderuar: 2,164,693,349.44 Lekë pa TVSH Vlera e modifikimit të kontratës: 432,238,665.08 Lekë pa TVSH |
|||||||||||||||||||||
Transaksione Thesari |
|
|||||||||||||||||||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|