Open Procurement Albania

Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Autoriteti Rrugor Shqiptar
Institucioni Prokurues Autoriteti Rrugor Shqiptar
Objekti i Tenderit Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë
Nr. Reference REF-42844-09-21-2022
Vlera / Fondi Limit 1 170 234 457,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 22-09-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 24-10-2022
Data e mbajtjes se tenderit 24-10-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1. 2T
2. BOE “CURRI” & “BE - IS SH.P.K” & ERGI
3. GJOKA KONSTRUKSION
4. KUPA
5. PE-VLA-KU
6. BOE “SELAMI” SHPK & “COMPANY RIVIERA 2008” & “GARDEN LINE”
Operator Ekonomik Kontraktues
  • SELAMI SHPK - COMPANY RIVIERA 2008 - GARDEN LINE
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 1 146 500 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 09-11-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 1375800000
    Data e lidhjes se kontrates 25-11-2022
    Kohezgjatja e kontrates 18 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.2T” SHPK, per arsye:
    -nuk ka arritur të paraqesë dokumentacion të plotë dhe të saktë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të kërkuara në DST, konkretisht:
    -nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3.
    -2.3.1 Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesё viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet. Punët e ngjashme të paraqitura nga OE që nuk përmbajnë natyrë të ngjashme me procedurën që prokurohet nuk janë marrë në konsideratë. OE nuk plotëson vlerën e kërkuar për këtë kriter.
    - Nuk ka plotesuar piken 2.3.3 ku operatori ekonomik duhet të disponojë licencë projektimi ose të kontraktojë me një shoqëri projektuese të licencuar sipas rregullores së miratuar me VKM nr. 943, datë 28/12/2016 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”.
    - Nuk ka plotesuar piken 2.3.9 ku operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e kontratës, duhet të disponojë, mjetet dhe pajisjet e nevojshme per realizimin e punes.

    2.BOE BE - IS SH.P.K + CURRI + ERGI, per arsye:
    -nuk ka arritur të paraqesë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të përcaktuara në DST, konkretisht:
    -2.3.1 Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesё viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet. Pika 2.3.1/a plotësohet nga anëtari, i cili ka përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në bashkim. Anëtarët e tjerë të bashkimit do të paraqesin kontratat e ngjashme në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim. Në rastin kur operatorët ekonomikë, anëtarë të një bashkimi, kanë të njëjtën përqindje pjesëmarrje në bashkim, vendosin me marrëveshje në kontratën e bashkëpunimit se cili prej tyre do të përmbushë këtë kusht. Kurse pika 2.3.1/b duhet të plotësohet nga të gjithë anëtarët e bashkimit në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim.
    Punët e ngjashme të paraqitura nga BOE që nuk përbëjnë në natyrë të ngjashme me procedurën që prokurohet nuk janë marrë në konsideratë.
    -BOE ka mjetet e angazhuara në kontrata në zbatim me ARRSH.

    3.GJOKA KONSTRUKSION, per arsye:
    -nuk ka arritur të paraqesë asnjë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të përcaktuara në DST.Konkretisht:
    -nuk ka paraqiturSigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3.
    -2.3.3 Operatori ekonomik duhet të disponojë licencë projektimi ose të kontraktojë me një shoqëri projektuese të licencuar sipas rregullores së miratuar me VKM nr. 943, datë 28/12/2016 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”. Licenca e projektimit duhet të ketë kategoritë si më poshtë:
    OE “GJOKA” - nuk ka kontratë bashkëpunimi me OE “GEOPORTAL” OE “GEOPORTAL” nuk plotëson pikat e licencës
    9. STUDIM GJEOLOGO-INXHINIERIK - HIDROGJEOLOGJIK (Studim / vlerësim gjeologo-inxhinierik i trojeve të buta dhe shpateve me qëndrueshmëri të ulët).
    12. STUDIME TË SIZMOLOGJISË INXHINIERIKE (a- Studime / vlerësime të sizmologjisë inxhinierike për klasifikimin gjeosizmik të trojeve)
    -2.3.7 Operatori ekonomik ofertues duhet disponoje punonjës të specializuar / kualifikuar si më poshtë:
    1 (një) punonjës i pajisur me certifikatë “Ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave”, e cila të jetë e lëshuar nga shoqëri të akredituara ose nga organizma ndërkombëtare akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë - nuk ka te deklaruar .
    •Nuk ka paraqitur:
    Metodologji punimesh
    Organizimi i kompanisë
    Propozim ndikimi në mjedis
    -OE ka mjetet dhe stafin e angazhuar me kontrata në zbatim me ARRSH.

    4.KUPA SHPK, per arsye:
    - nuk ka arritur të paraqesë asnjë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të përcaktuara në DST.Konkretishte:<,br/> - nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3.
    - 2.2.1 Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron vjetore për vitet financiare 2019, 2020, 2021, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e parashikuar e kontratës që prokurohet (jo më e vogël se vlera e fondit limit).Vlera e xhiros për të paktën 1 nga 3 vitet e periudhës së kërkuar nuk plotëson këtë kriter.
    -2.3.1 Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme Punët e ngjashme të paraqitura nga OE nuk kanë vlerën e kërkuar në këtë kriter.
    -2.3.2 Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin licencën profesionale të shoqërisë, të vlefshme për zbatimin e punimeve objekt kontrate, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas formatit të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Shqyrtimi i licencave do të bëhet mbi bazën e rregullave të parashikuara sa më sipër. Licenca profesionale e Operatorit Ekonomik lidhur me ekzekutimin e punëve të kontratës duhet të përmbajë kategoritë e mëposhtme: NP-12-F (Punime të inxhinierisë mjedisore) ka në licencë NP-12-D
    NS-9-C (Punime strukturore speciale) ka në licencë NS-9-A
    -2.3.3 Operatori ekonomik duhet të disponojë licencë projektimi ose të kontraktojë me një shoqëri projektuese të licencuar sipas rregullores së miratuar me VKM nr. 943, datë 28/12/2016 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” Nuk ka paraqitur licencë në fushën e projektimit.
    -2.3.4 Operatori ekonomik pjesëmarrës për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë fuqi punëtore minimalisht 250 (dyqind e pesëdhjetë) persona. OE “KUPA” ka paraqitur 80 punonjës, nuk e plotëson këtë kriter.
    -2.3.5 Operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë personelin kryesor, drejtues teknik në licencën e shoqërisë.Stafi i paraqitur nga OE nuk është i plotë, pasi nuk ka paraqitur 1 (një) Inxhinier Gjeolog / Gjeoteknik. -2.3.6 Operatori ekonomik, për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë).
    2 (dy) Inxhinierë Ndërtimi -OE ka paraqitur 1 (një) Inxhinier Ndërtimi
    1 (një) Inxhinier Hidroteknik- OE nuk ka paraqitur
    -2.3.9 Operatori ekonomik “KUPA”, nuk ka te disponueshme te gjithamjetet dhe pajisjet për realizimin e kontratës.
    -2.4.3 Operatori ekonomik ofertues duhet të paraqesë deklaratën ku të shprehet se është dakord me mënyrën e financimit të objektit dhe se punimet për realizimin e këtij objekti do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar nga autoriteti kontraktor (në rast të shpalljes fitues).
    • OE nuk ka paraqitur deklaratë
    • OE nuk ka paraqitur deklaratë për mjetet e angazhuara; stafi i angazhuar
    • OE nuk ka paraqitur: Metodologji punimesh, organizimi i kompanisë, propozim ndikimi në mjedis.

    5.PE-VLA-KU SHPK, per arsye:
    nuk ka arritur të paraqesë asnjë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të përcaktuara në DST.
    - nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3.
    -2.3.3 Operatori ekonomik duhet të disponojë licencë projektimi ose të kontraktojë me një shoqëri projektuese të licencuar sipas rregullores së miratuar me VKM nr. 943, datë 28/12/2016 “Për kriteret dheprocedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”. Licenca e projektimit duhet të ketë kategoritë si më poshtë: OE nuk ka paraqitur pika të licencës në projektim.
    -2.3.4 Operatori ekonomik pjesëmarrës për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë fuqi punëtore minimalisht 250 (dyqind e pesëdhjetë) persona. OE ka deklaruar një numër punonjësish më të vogël se ai i përcaktuar në kriter.
    -2.3.5 Operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë personelin kryesor, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, si më poshtë:
    OE nuk ka paraqitur:
    -1 (një) Inxhinier Mjedisi
    - 1 (një) Inxhinier Topograf / Gjeodet
    -2.3.9 Operatori ekonomik PE-VLA-KU SHPK, nuk ka te disponueshme te gjithamjetet dhe pajisjet për realizimin e kontratës.
    - Nuk ka plotesuar piken 2.4.2 pra nuk ka paraqitur Grafikun e punimeve.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SELAMI SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SELAMI SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SELAMI SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SELAMI SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per COMPANY RIVIERA 2008 viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GARDEN LINE viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GARDEN LINE viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GARDEN LINE viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GARDEN LINE viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 167 datë 5 Dhjetor 2022
    Anulimi i Tenderit
    Termat e References
    Procesverbal "Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim "

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data