Open Procurement Albania

LotI 1: Sherbim dezinsektimi ne zonat bregdetare dhe urbane, Prefekturat Shkoder, Lezhe

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Instituti i Shëndetit Publik Tiranë
Institucion Kontraktues Instituti i Shëndetit Publik Tiranë
Objekti i Tenderit LotI 1: Sherbim dezinsektimi ne zonat bregdetare dhe urbane, Prefekturat Shkoder, Lezhe
Nr. Reference REF-33068-08-07-2019
Vlera / Fondi Limit 9 943 883,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 08-08-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-09-2019
Data e mbajtjes se tenderit 02-09-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues AIR shpk
Akademia Shëndetit Publik shpk
Alpen pulito shpk
Fatos Lashi pf
NRG shpk
Pastrimi Silvio shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NRG SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 51,010.00 leke per njesi
    Data e shpalljes se fituesit 16-04-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 2 vjeçar
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Nga OE”Fatos Lashi” p.f
    Nga OE ”Akademia Shëndetit Publik” sh.p.k.
    Nga OE ”Pastrime Silvio” sh.p.k.

    Kanë marrë përgjigje:
    - OE “Pastrime Silvio” shpk nga AK-ja më 03.10.2019 dhe nga KPP-ja me vendimin nr. 798//2019, datë 20.12.2019;
    - OE ”Akademia Shëndetit Publik” sh.p.k. nga AK-ja më 03.10.2019 dhe më 12.02.2020 dhe nga KPP-ja me vendimin përfundimtar me nr. 118/2020, datë 01.04.2020;
    - OE “Fatos Lashi” pf nga AK-ja më 04.10.2019 dhe nga KPP-ja me vendimin nr. 798//2019, datë 20.12.2019.

    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

    1. AIR shpk:
    • Nuk eshte paraqitur asnje dokument ne lidhje me permbushjen e kritereve te pergjithshme dhe te vecanta te DST-ve, por eshte paraqitur vetem formulari i ofertes.

    2. Alpen Pulito shpk:
    • Në formularin Deklaratë e paraqitjes së ofertës së pavarur, shtojca 1/1 nuk keni plotësuar sipas kërkesave të saj nuk keni klikuar tek pika 6.
    • Mungon Autorizimi I prodhuesit/ distributor I atuizuar nga prodhuesi për produkete Bti-ËG dhe Bti-G, nuk ploteson nenpiken 5 e pikes 3.3 “kapacitetit teknik tek shtojca 8
    • Mungon certifikatat e rregjistrimit te produkteve , Certifikata e paraqitur nga ana juaj për për produktet biocide, eshte certificate jo e vlefshme,sic është shkruar në gjuhën franceze( të papërkthyer nga ana juaj), Kjo certifikatë është jo e vlefshme që prej datës 29 qershor 2018, si për produktin Aquabc DF3000 dhe Aquabac 200G.
    • Ne foton e paraqitur nga ana juaj është paraqitur foto e makinës bashkë me aparatin mjegullues, i cili në foto ka emrin Flexigun, ndërkohë që juve si skedë teknike keni paraqitur Tifone City 460 DL, për të cilën nuk ka as karakteristika teknike sipas ndonje skede teknike ose katalogu përkatës. Gjithashtu në foto nuk janë të dukshme ndonjë numër identifikimi të aparatit mjegulles
    • Dozatorët të paraiqtur vetëm si foto nga ana juaj , nuk janë dozatorë, nuk plotësojnë specifikimet teknike , por janë atomizatorë.
    • Nuk keni paraqitur skedë teknik/datalog për atomizatorë me motor për granula
    • Nuk keni paraqitur Deklaratën për dozatorët.

    3. Fatos Lashi pf:
    • Fatura doganore më dt 04/05/2016 me numër referimi 431 shoqëruar me faturat me nr134 datë 22/04/2016),Vërtetimi i njësisë së kopjes me origjinalin me nr 866 Rep (nuk shpjegon dokumentin që është noterizuar njësi me oprigjinalin sipas nenit 129 të ligjit 110/2018 “për noterinë) Dokumenti është i pasaktë si njësi me origjinalin. Në DST, shtojca nr.8 Dokumentat e tenderit, duhet të jenë origjinale ose kopje e noterizuar e tyre. Dokumenti nuk është i saktë, gjë e cila përbën kusht s’kualifikimi.
    • Vërtetimi njësi me origjinalin me nr Rep 2776 datë 05-09-2019 ka noterizuar sipas shpjegimit të noterit vetëm “Vërtetimin e firme me nr rep 710 datë 19-03-2019, notere Rudina Hoxhaj. Dokumentat doganore me nr 431 datë 04/05/2016 dhe faturat shoqëruese me nr134 datë 22/04/2016 e Spry team, bashkëlidhur këtij vërtetimit me nr 2776 Rep, nuk janë njësuar me origjinalin dhe nuk janë origjinale. Për sa më sipër, nuk janë njësuar me origjinalin sipas Nenit 129 të ligjit nr 110/2018” për noterinë. Në DST, shtojca nr.8 Dokumentat e tenderit, duhet të jenë origjinale ose kopje e noterizuar e tyre. Dokumenti nuk është i saktë, gjë e cila përbën kusht s’kualifikimi.
    • Dokumenti “konformitet i dosjes lidhur me substancën active….” Dt 08/09/2016, është dokument kopje dhe jo njësi me origjinalin (është përkthyer edhe nga përkthyesja përkatëse që është kopje).
    • Autorizim nga Distributori Cera më datë 13/08/2019 dhe marrëveshja përkatëse midis distributorit CERA dhe prodhuesit Becker Mikrobial products nuk është njësuar me origjinalin. Vërtetimi I noterit ( I cili bashkelidh keto dokumenta) me nr 2662 rep datë 29/08/2019 vërteton njësi me origjinalin vetëm për” Vërtetimin e firmës nr 2080 rep datë 29-08-2019 nga notere Rudina Hoxhaj” dhe “vërtetimin e firmës nr 2089 rep, datë 28-08-2019 notere Rudina Hoxhaj”. Noterizimi nuk është kryer konform nenit 129 të ligjit nr 110/2018. Nuk vërteton së është njësi me origjinalin dokumentat Autorizimi I distributorit dhe marërveshja midis distributorit dhe prodhuesit. Në DST, shtojca nr.8 Dokumentat e tenderit, duhet të jenë origjinale ose kopje e noterizuar e tyre. Dokumenti nuk është I saktë, gjë e cila përbën kusht s’kualifikimi.
    • Formulari i ofertës është gabim nuk është paraqitur sipas DST-ve per Lot.1

    4. Pastrime Silvio shpk:
    • Dokumenti “Vendim në lidhje me kërkesën e Autorizimit për hedhjen në treg të një produkti biocid”, lëshuar nga ANSES datë 19/08/2019 për Aquabac DF 3000 me nr FR 2019-0101, dhe Aquabac 200 G me nr. FR 2019-0099, nuk është origjinale ose njësi me origjinalin. Ky dokument është shoqëruar vetëm vërtetimi i përkthimit, dhe nuk është paraqitur origjinali ose njësia me origjinalin. Çertifikata nga Agjencia e Mbrojtjes së mjedist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dt. 12 Mars 2016, për produktin me përmbajtje të Bti BMP 144 DF 3000 me nr. rregjistrimi 62637-14 dhe Bti BMP 144 (200 G) me nr. rregjistrimi 62637-3, është paraqitur vetëm përkthimi dhe dokumentat nuk janë original dhe njësinë me origjinalin. (Edhe dokumenti i letrës se Anses së dt 08 Shtator 2016, është dokument kopje, e cila vërtetohet edhe nga përkthimi). Dokumentat e mësipërme nuk janë të rregullta. Në DST, shtojca nr.8 Dokumentat e tenderit, duhet të jenë origjinale ose kopje e noterizuar e tyre. Dokumenti nuk është i saktë, gjë e cila përbën kusht s’kualifikimi.
    • Nuk është paraqitur asnje informacion apo dokumentacion në lidhje me rregjistrimin në ECHA të produkteve Biocideve Aquabac 200 G dhe Aquabac DF 3000.. U verifikua edhe në sistemin e ECHA dhe produktet e ofruara sipas ëeb site janë ne statusin e anulluar, për Francën .

    5. Akademia Shëndetit Publik.
    OE Akademia e Shëndetit Publik shpk, është skualifikuar, për arsye se oferta e tij është anomilsht e ulët, bazuar në formulën përkatëse për përllogaritjen e saj. OE ka paraqiotur sqarime të cilat nuk janë të sakta që të argumentojnë ofertën anomalisht të ulët, duke mos krijuar bindjen se kjo ofertë është e rregullt në të gjitha elementët e saj, me qëllim garantimin e një kontrate të suksesshme. Rrjedhimisht (edhe nga KPP në vendimin nr. 118/2020 datë 01.04.2020) është gjykuar se nga ana e OE ankimues nuk është sjellë argumentimi i ofertës anomalisht i ulët në respekt të nenit 56 të LPP-së, si dhe sipas kërkesave të AK-së.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Instituti i Shëndetit Publik Tiranë REF-33068-08-07-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates