Open Procurement Albania

Furnizim vendosje Injektor Kontrasti me aksesoret perkates per sherbimet mjekesore

Autoritet Prokurues Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Institucion Kontraktues Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Objekti i Tenderit Furnizim vendosje Injektor Kontrasti me aksesoret perkates per sherbimet mjekesore
Nr. Reference REF-34642-08-30-2019
Vlera / Fondi Limit 3 926 047,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 02-09-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-09-2019
Data e mbajtjes se tenderit 13-09-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues BIOMETRIC ALBANIA
EUROMED
T B S 96
O.E.S DISTRIMED
Health & Light
FEDOS
Farma Net Albania
MEDFAU
MONTAL
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Biometric Albania SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 1 387 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 12-11-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa:
    Ka patur ankesë nga OE “Biometric Albania” Shpk, ankesa me nr. 3471 prot, datë 08.10.2019, i cili ka ngritur pretendimet e tij në lidhje me refuzimin/skualifikimin e ofertës së tij nga ana e KVO-së. Komisioni i shqyrtimit të ankesës (KSHA) ngritur për shqyrtimin e ankesës së mësipërme, pas shqyrtimit ka vendosur pranimin e pretendimeve të ngritura në ankesën e tij, ku ne lidhje me këtë vendimarrje AK me shkresën nr. 3471/4 prot, datë 22.10.2019 i ka kthyer përgjigje OE “Biometric Albania”. Sa më sipër, në zbatim të vendimit të KSHA-së, komisioni i vlerësimit të ofertave bëri rikalsifikimin e ofertave duke kualifikuar OE ankimues. Pas rivleresimit te ofertave nuk ka patur ankesa.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. “T B S 96” Shpk:
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se dokumentacioni i paraqitur për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në DST rezulton se: Pajisja mjekësore e ofruar nga OE, nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga AK në DST, Shtojca 9, Specifikimet Teknike, ku kërkohet që: Injektori i kontrastit duhet te jete i pajisur me sistem monitorimi dhe komandimi ne distance nga dhoma e përdoruesit te Skanerit;..dhe: Injektori i kontrastit duhet të komandohet si në distance ashtu edhe ne vend. KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar .

    2. “O.E.S DISTRIMED” Shpk:
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se OE nuk ka paraqitur dokumentacion për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në DST, Pika 2. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, germa d): Deklaratën mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7; Për këtë arsye si dhe referuar nenit 46, paragrafi i parë ku citohet: Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret e mëposhtme, që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjesëtim me natyrën dhe përmasat e kontratës që do të prokurohet dhe jodiskriminuese. Për këtë arsye KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" REF-34642-08-30-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit Nr. 46 datë 18 Nëntor 2019
    Lidhja e Kontrates