Open Procurement Albania

Loti 3 - Furnizim vendosje aspirator te levizshem me aksesoret perkates

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Institucion Kontraktues Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"
Objekti i Tenderit Loti 3 - Furnizim vendosje aspirator te levizshem me aksesoret perkates
Nr. Reference REF-39334-10-14-2019
Vlera / Fondi Limit 1 984 500,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 15-10-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 25-10-2019
Data e mbajtjes se tenderit 25-10-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 8
Operatore Konkurues FARMAWORLD
BIOMETRIC ALBANIA
FEDOS
Health & Light
Farma Net Albania
T B S 96
O.E.S DISTRIMED
E v i t a
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Farma Net Albania
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 1 313 325,00
    Data e shpalljes se fituesit 26-12-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa: Ka patur ankese nga OE pjesemarres “Biometric Albania” Shpk per Lotin 3 – “Furnizim vendosje aspirator të lëvizshëm me aksesorët përkatës”, protokolluar ne QSUNT me nr. nr. 3979 prot., datë 02.12.2019, pas shqyrtimit nga ana e komisionit te shqyrtimit te ankeses i eshte kthyer pergjigje OE me shkresen nr. 3979/6 prot, date 11.12.2019, duke mospranuar pretendimet e ngritura ne ankesen e tij. OE nuk e ka ushtruar te drejten e tij te ankimimit ne KPP brenda afateve ligjore te parashikuara ne nenin 63 te LPP.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. “FARMAWORLD” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, konkretisht dokumentacioni i paraqitur për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në DST, Pika 2. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa a), b), c), dh), f) dhe h).
    KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.

    2. “BIOMETRIC ALBANIA” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, konkretisht dokumentacioni i paraqitur për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në DST, Pika 2. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa ë) ku kërkohet që: Për të gjithë artikujt e ofruar te paraqiten katalogje, ku te përfshihen edhe specifikimet teknike te hollësishme për secilin artikull (pjesët e katalogut qe përmbajnë emërtimin dhe specifikimet e detajuara teknike te artikullit qe ofertohet, nëse nuk janë ne gjuhen shqipe, te përkthehen ne gjuhen shqipe dhe te noterizohen). Operatori ekonomik duhet te markoje ne katalogun përkatës produktet qe ofron sipas numrit rendor (te markuara sipas artikullit) te përcaktuar ne formularin e ofertës. Katalogët do pranohen vetëm ne forme elektronike nëpërmjet sistemit elektronik te prokurimit; dhe germa h) ku kërkohet që: Operatori ekonomik duhet te paraqesë ofertën teknike, për pajisjen objekt prokurimi bashke me aksesoret përkatës, ne forme tabele, ku te plotësohet: Specifikimet teknike, Emri i kompanisë prodhuese, Origjina e mallit, Emërtimi i katalogut te pajisjes / produktit, Nr. e faqes ku ndodhet produkti, Numri i referencës se artikullit (kodi) nxjerre nga katalogu i prodhuesit, si dhe certifikimet përkatëse për produktet, rezulton se OE oferton me modelin New Hospivac 350 [Model FS] i cili edhe është markuar në katalog. Nga vlerësimi i dokumentacionit tekniko – ligjor, modelit të pajisjes së ofertuar, si dhe kërkesave të AK në DST ku kërkohet që: pika 4- Rezervuari: 2 ene me volum minimumi 4 Litra te autoklavueshme, te mbrojtura nga mbi mbushja dhe me kapak; si dhe: Aksesorë: pika 2: Filtrat antibakterial, rezulton se OE për këtë model pajisje, ofron vetëm një filtër ant ibakterial ndërkohë që referuar kërkesës së DST, pajisja e llojit ‘aspirator për përdorim spitalor’ kërkohet që të jetë me dy rezervuare te autoklavueshme (2 enë), te mbrojtura nga mbi mbushja dhe me kapak me kapacitet 4 L, respektivisht edhe me filtrat përkatës, ku filtrat të jenë antibakteriale, pra konkretisht 2 filtra antibakterial. Kjo pasi jo më kot aspiratori kërkohet me dy rezervuare, pasi fakti që është me dy rezervuare i lejon mundësinë përdoruesit që të përdorë rezervuarin në të djathtë apo në të majtë sipas nevojës konkrete, kjo duke u nisur nga rëndësia e veçantë që ka AK në ofrimin e trajtimit të specializuar shëndetësor terciar për popullatën, si dhe fluksit të pacientëve që është shumë i lartë. Dhe detyrimisht kërkohen dy filtra antibakterial për të dy rezervuarët e pajisjes. Mos-ofrimi i njërit filtër, bën që OE të mos-përmbushë specifikimet teknike të kërkuara në DST. Për këtë arsye KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.

    3. “FEDOS” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se: 1- Në DST, 2. Kriteret E Veçanta Të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa dh) kërkohet që: Ofertuesi duhet te paraqesë autodeklarate qe pajisja e shoqëruar me aksesoret përkatës objekt prokurimi te jene te reja, te papërdorura dhe prodhim i viteve te fundit (2018-2019); OE deklaron se pajisja që ofron bashkë me aksesorët do të jetë prodhim i vitit 2017-2018-2019; Ndërsa në germën e) kërkohet që: Operatori ekonomik duhet te paraqese deklaraten e garancisë për pajisjet dhe aksesoret, ne te cilën duhet te saktësoje se periudha e garancisë te jete jo me pak se 2 (një) vit për çdo defekt te mundshëm teknologjik, sipas afatit te përcaktuar ne specifikimet teknike;Deklarata e paraqitur nga OE mbulon me garanci pajisjet e ofruara vetëm për 1 vit. KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve tënenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin eRregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.

    4. “Health & Light” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se: 1- NëDST, 2. Kriteret E Veçanta Të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa dh) kërkohet që:Ofertuesi duhet te paraqesë autodeklarate qe pajisja e shoqëruar me aksesoret përkatës objekprokurimi te jene te reja, te papërdorura dhe prodhim i viteve te fundit (2018-2019); OE deklaronse pajisja që ofron bashkë me aksesorët do të jetë prodhim i vitit 2017-2018-2019; KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve tënenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin eRregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.

    5. “T B S 96” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se: 1- Në DST, 2. Kriteret E Veçanta Të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa dh) kërkohet që: Ofertuesi duhet te paraqesë autodeklarate qe pajisja e shoqëruar me aksesoret përkatës objekt prokurimi te jene te reja, te papërdorura dhe prodhim i viteve te fundit (2018-2019); OE deklaron se pajisja që ofron bashkë me aksesorët do të jetë prodhim i vitit 2017-2018-2019; KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.

    6. “O.E.S DISTRIMED” Shpk :
    Nga verifikimi i dokumentacionit tekniko ligjor të administruar nga OE në SPE, rezulton se: 1- Në DST, 2. Kriteret E Veçanta Të Kualifikimit (Kapacitetin Teknik), germa dh) kërkohet që: Ofertuesi duhet te paraqesë autodeklarate qe pajisja e shoqëruar me aksesoret përkatës objekt prokurimi te jene te reja, te papërdorura dhe prodhim i viteve te fundit (2018-2019); OE deklaron se pajisja që ofron bashkë me aksesorët do të jetë prodhim i vitit 2017-2018-2019; Ndërsa në germën e) kërkohet që: Operatori ekonomik duhet te paraqesë deklaratën e garancisë për pajisjet dhe aksesoret, ne te cilën duhet te saktësoje se periudha e garancisë te jete jo me pak se 2 (një) vit për çdo defekt te mundshëm teknologjik, sipas afatit te përcaktuar ne specifikimet teknike; Deklarata e paraqitur nga OE mbulon me garanci pajisjet e ofruara vetëm për 1 vit. KVO vlerëson se OE nuk përmbush kriteret e përcaktuara në DST nga AK, sipas përcaktimeve të nenit 53, pika 3, 4, 5/c, dhe nenit 54 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe Kreut VII, neni 66, pika 3, të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 për “Mirat imin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Farma Net Albania viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Farma Net Albania viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Farma Net Albania viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Farma Net Albania viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" REF-39334-10-14-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit Nr. 52 datë 30 Dhjetor 2019
    Lidhja e Kontrates