Open Procurement Albania

Kontrate ne baze te nje Marreveshje kuader: Sherbim dezinsektimi ne zonat bregdetare dhe urbane, Prefekturat Tirane, Durres

Autoritet Prokurues Instituti i Shëndetit Publik Tiranë
Institucion Kontraktues Instituti i Shëndetit Publik Tiranë
Objekti i Tenderit Kontrate ne baze te nje Marreveshje kuader: Sherbim dezinsektimi ne zonat bregdetare dhe urbane, Prefekturat Tirane, Durres - Kontrata 20 date 23.10.2019.
Nr. Reference REF-11181-02-28-2019
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 01-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve
Data e mbajtjes se tenderit 25-03-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues AIR SHPK & TRULY NOLEN SHPK
AKADEMIA SHËNDETIT PUBLIK SHPK
FATOS LASHI
NRG SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NRG SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 50,410 leke per njesi
    Data e shpalljes se fituesit 29-07-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 375 660,00
    Data e lidhjes se kontrates 23-10-2019
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marrë përgjigje në datë 25.06.2019 dhe me vendimin e KPP nr.334/2019 dhe nr.489/2019.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

    1. ”AIR” sh.p.k., dhe ”TRULY NOLEN” sh.p.k. :
    Nuk ka paraqitur të plotë dokumentacionin e kërkuar në Kriteret e Veçanta për Kualifikim, konkretisht si më poshtë vijon:
    - Formulari i ofertës është paraqitur sipas shtojcës 1, është përcaktuar % e pjesëmarrjes së shërbimit (25% dhe 25%, si më sipër) në kontratën e bashkepunimit të përkohshëm me nr. 829 rep dhe nr. 148/1 kol., që në total mbulojnë 50% të sherbimit që do të kryhet, ndërsa 50% mbetet e pambuluar. Gjithashtu BOE nuk ka përcaktuar elementët konkretë që do të kryejë secili nga anetarët e tij, kjo në kundërshtim me pikën 2, të nenit 74 të VKM-së nr. 914, datë 29.12.2014 ”Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;
    - Vërtetimi i paraqitur nga Shoqëria ”AIR” sh.p.k., për përmbushjen e kriterit për xhiron mesatare vjetore gjatë 3 (tre) viteve të fundit nuk përmbush vlerën sipas përqindjes që zotëron në marrëveshjen e bashkëpunimit;
    - Deklarata e paraqitur nga të dy Operatorët Ekonomikë të BOE, për përmbushjen e kriterit që duhet të kenë specialistë të trajnuar/certifikuar që do të kryejnë kalibrimin e paisjeve sipas kërkesave të teknikave dhe produkteve që do të përdoren, nuk përmban personin/at përgjegjës që do të kryejë/në kalibrimin e paisjeve;

    2. “AKADEMIA SHËNDETIT PUBLIK” sh.p.k. :
    Eshtë SKUALIFIKUAR bazuar në Vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik me nr. 334/2019, date 03.06.2019, për arsye të mospërmbushjes së kriterit nr 2, kapaciteti teknik, të Dokumenteve Standarde të Tenderit për Lotin e II-të, se “OE duhet të disponojë makineritë dhe paisjet e mëposhtme: a) Aparat mjegullues për mjegull të ftohtë dhe Pompë me presion të lartë të montuar në një kamionçinë për lotet si më poshtë: Të paktën 2 (dy) Aparat mjegullues me pompë më presion, të montuar në një kamionçinë për Lotin 2“.

    3. SUBJEKTI ”FATOS LASHI”
    Është skualifkikuar bazuar në Shkresën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 3159 prot., datë 11.06.2019 ”Anullim i Autorizimit të Importit për Produktet Aquabac DF 3000 dhe Aquabac 200G”, për arsye të mospërmbushjes së kriterit 3, kapaciteti teknik, të Dokumenteve Standarde të Tenderit për Lotin e II-të, se ”Në lidhje me lëndët dezinsektuese që do të përdoret në trajtim sipas formulimeve të përcaktuara në specifikimet teknike, OE duhet të paraqesë etiketat dhe Dokumentacionin me të Dhënat e Sigurisë (MSDS) për të gjitha produktet e përcaktuar sipas loteve.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NRG SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Instituti i Shëndetit Publik Tiranë REF-11181-02-28-2019
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit Nr. 31 datë 05 Gusht 2019
    Lidhja e Kontrates Nr. 44 datë 04 Nentor 2019