Open Procurement Albania

Loti III Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Loti III Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori
Nr. Reference REF-19850-04-26-2019
Vlera / Fondi Limit 66 633 208,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 30-04-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 23-05-2019
Data e mbajtjes se tenderit 23-05-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues EXIMOIL SHA
KAPPA OIL SHA
KADIU SHA
ALSTEZO SHA
TOP-OIL SHA
Operator Ekonomik Kontraktues
  • TOP-OIL
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 37,800 (Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar) leke pa tvsh.
    Data e shpalljes se fituesit 20-09-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 24 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Kanë marrë përgjigje nga Organi Qendror Blerës në datë 26.06.2019.
    Kanë marrë përgjigje nga KPP në datë 12.09.2019.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

    1. “KAPPA - OIL” SHA
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.2 “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të shtojcës 9 të DT-së, pasi nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e këtij ofertuesi rezulton se nuk ka arritur të paraqesë kopje të deklaratave të xhiros vjetore ose vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron e realizuar në tre vitet e fundit nga data e zhvillimit të procedurës, vlera mesatare e të cilës të jetë jo më e vogël se 40% e vlerës së fondit limit për ketë Lot.
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcës 9 të DT-së.

    • Nga verifikimi cmimeve për njësi të paraqitura në tabelën e përgjithshme të shtojcës nr. 1 (Formulari i deklarimit të ofertës) për artikujt me numër rendor 3; 4; 5; 9; 11; 12; 16; 17; 23; 24; 25 dhe 29 rezulton se për këto artikuj ofertuesi ka paraqitur cmimin për njësi të ndryshme në tabelat e vecanta të autoriteteve kontraktore si;
    - DPDoganave për numrin rendor 3, 12,17,
    - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për numrin rendor 4 dhe 5, 16 dhe 29.
    - QSHAMT për numrin rendor 5, 9, 12, 23 dhe 24.
    - Garda e Republikës për numrin rendor 5, 9, 11, 25.

    2. “KADIU” SHA
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6, në pikën 7 dhe në pikën 9 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcës 9 të DT-së, pasi:
    - Nuk arriti të provojë që është i autorizuar nga prodhuesit ose nga distributorët e autorizuar nga prodhuesit, për këtë objekt prokurimi për të gjithë artikujt e përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së dhe të deklaruar si prodhues në dokumentin e emërtuar “Skeda teknike”.
    • Nga verifikimi i dokumentave të hedhura si pjesë e ofertës së tij rezulton se ofertuesi ka paraqitur autorizimin e prodhuesit të lëshuar nga “UAB SCT Lubricants“, për 40(dyzetë)artikujt të përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së por, nuk rezulton që në këtë autorizim OE, të jetë i autorizuar nga ky prodhues për të tregëtuar edhe artikullin, Vaj motori për automjete, “SEA 0W-30”, me nr. rendor 1 ne Tabelen e Pergjithshme te Vajrave ne Shtojcen 12, të cilin e ka deklaruar si të tillë në dokumentin e emërtuar “Skeda teknike”.
    • Nga verifikimi i dokumentave të hedhura si pjesë e ofertës së tij rezulton se ofertuesi ka paraqitur autorizimin e prodhuesit të lëshuar nga “ROWE“, për 9 (nëntë) artikujt të përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së por, nuk rezulton që në këtë autorizim OE, të jetë i autorizuar nga ky prodhues për të tregëtuar edhe artikullin, Vaj motori për automjete, “SEA 20W-50”, me nr. rendor 29 ne Tabelen e Pergjithshme te Vajrave ne Shtojcen 12, të cilin e ka deklaruar si të tillë në dokumentin e emërtuar “Skeda teknike”.

    3. Arsyet e s’kualifikimit të “EXIMOL” SHA:
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6, në pikën 7 dhe në pikën 9 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcës 9 të DT-së, pasi:
    • nuk arriti të provojë që është i autorizuar nga prodhuesit ose nga distributorët e autorizuar nga prodhuesit, për këtë objekt prokurimi për të gjithë artikujt e përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së dhe të deklarauar si prodhues në dokumentin e emërtuar “Tabela e vajrave e shtojcës 12”.
    • Nga verifikimi i dokumentave të hedhura si pjesë e ofertës së tij rezulton se ofertuesi ka paraqitur autorizimin e prodhuesit të lëshuar nga “OLMA D.O.O ” të datës 02.02.2019, për artikujt e markave të tij tregëtare “Olma” dhe “Slovenoil” të përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së por nuk rezulton të ketë paraqitur autorizim nga prodhuesit ose nga distributorët e autorizuar nga prodhuesit, ”SUPERHELP”, të deklaruar si të tillë në dokumentin e emërtuar “Tabela e vajrave e shtojcës 12”, për artikujt me numrat rendor: 59; 60; 61; 62; 63; 64 dhe 65 referuar sipas tabelës së përgjithshme (shtojca 12) të DT.
    • Në katalogun e prodhuesit: “DOLMA D.O.O” nuk janë të pasqyruara të dhënat teknike dhe specifikimet teknike për artikujt për artikujt me numrat rendor: 1 dhe 20, referuar sipas tabelës së përgjithshme (shtojca 12) të DT.
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 7 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcën 9 të DT-së, pasi nuk arriti të paraqesë katalogë/ broshurë të vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motorri, ku të përfshihen specifikimet teknike të tyre të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuara. Dokumenti i hedhur, si pjesë të ofertës dhe i emërtuar “Katalogu OLMA ”, dhe“SLOVEN KATALOG 2019” të cilët rezultojnë se janë edhe në gjuhën shqipe, por të panënshkruar nga përkthyes zyrtar dhe të pavertetura nga noteri publik.

    4. Arsyet e s’kualifikimit të “ALSTEZO” SHA
    • Ofertuesi nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6, në pikën 7 dhe në pikën 9 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcës 9 të DT-së, pasi:
    - nuk arriti të provojë që është i autorizuar nga prodhuesit ose nga distributorët e autorizuar nga prodhuesit, për këtë objekt prokurimi për të gjithë artikujt e përfshirë në tabelën e përgjithshme (shtojca 12) e DT-së dhe të deklarauar si prodhues në dokumentin e emërtuar “lista e vajrave që shoqëron katalogët teknik”.
    • Nuk arriti të paraqesë raport analizë për artikullin: Vaj për kuti shpejtësie “ATF G 052 162 /G 060 162”, Dexron VI ose ekuivalent me nr rendor 43 ne Tabelen e Pergjithshme te Vajrave ne Shtojcen 10. OE rezulton të ketë paraqitur raport analizimi për: Dextron III.
    • Nga verifikimi i mostrave të paraqitura nga OE, për këtë procedurë prokurimi, rezultoi se mostrat e artikujve: Vaj motori për automjete, “SAE 5W-40 me nr rendor 10; Vaj motori për automjete, “SAE 15Ë-40”, me nr rendor 22; Vaj motori për automjete, “SAE 20W-50”, me nr rendor 28 në Tabelën e Përgjithshme të Vajrave në Shtojcën 12, nuk kanë tapa sigurie të dyfishta, kerkesë e percaktuar në në pikën 9 të seksionit 2.3 “Kapaciteti teknik” të shtojcës 9 të DT-së.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-19850-04-26-2019
    Njoftimi i Tenderit Nr.18 - Dt.06-05-2019
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Vendim KPP
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates