Open Procurement Albania

Loti Nr. 1 – “Qese Gjaku për mbledhjen dhe përpunimin e gjakut”

Autoritet Prokurues Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Institucion Kontraktues Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
Objekti i Tenderit Loti Nr. 1 – “Qese Gjaku për mbledhjen dhe përpunimin e gjakut”
Nr. Reference REF-54646-03-19-2020
Vlera / Fondi Limit 21 326 600,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 20-03-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 14-04-2020
Data e mbajtjes se tenderit 14-04-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues BIOMETRIC ALBANIA
FEDOS
LASER MED
MONTAL
ISOMETRIC
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Biometric Albania SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 16 177 500,00
    Data e shpalljes se fituesit 06-05-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 19 413 000,00
    Data e lidhjes se kontrates 13-05-2020
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. ”LASER MED” SHPK :
    - Nuk janë sjellë mostra për të gjitha qeset e gjakut të ofruara. Mungojnë mostrat për artikujt: qese gjaku treshe, qese gjaku katërshe dhe solucion ruajtës për trombocitet. Pika 2.3 (h) e kritereve të kualifikimit “Kapaciteti teknik” dhe tabela përkatëse kërkon që “ofertuesit të dorëzojnë mostra për këto artikuj”.
    - Nuk referohet lloji i materialit plastik të qeses së gjakut. Nuk arrijmë të gjejmë informacion mbi materialin plastik të qeseve të gjakut të ofertuara as në katalog dhe as në ndonjë dokument tjetër. Në pjesën e specifikimeve të përgjithshme teknike pika 2 kërkohet “referimi në ofertë i llojit të materialit plastik të qeses së gjakut”.
    - Mungon në katalog informacioni mbi agen e dhurimit, duke mos plotësuar kështu pikën a, të specifikimeve teknike “pjesa e dhurimit”. Ky informacion gjithashtu nuk mund të nxirret nga mostra e paraqitur në ofertë.
    - Mungon informacioni mbi procedurën e sterilizimit të qeseve të gjakut të ofruara. Në këto kushte ne nuk mund të nxjerrim përfundim mbi plotësimin ose jo të pikës 5 të specifikimeve teknike e cila kërkon “qese gjaku të sterilizuara e pasterizuara”.
    - Në provat e kryera mbi mostrat e qeseve të gjakut të ofruara nga ky OE, rezulton që qesja e gjakut “katërshe top and bottom”(e vetmja mostër në dispozicion për qeset e mbledhjes së gjakut të plotë) ka etiketë letre, që griset lehtësisht. Pika 7 e specifikimeve teknike kërkon qartësisht “Materiali i etiketës së qeses duhet të ketë përbërje PVC”. Nga këqyrja e katalogut të paraqitur nga ky OE vërejmë që nuk ka asnjë informacion mbi materialin e etiketës së qeses së gjakut të ofruar. Ky është një element teknik tejet i rëndësishëm, pasi grisja e etiketës së qeses do të thotë humbje e informacionit të dhurimit dhe për pasojë demtim në zinxhirin e gjurmimit të informacionit dhurues pacient. Komponentët e gjakut ruhen në frigorifer 2-6°C (masa eritrocitare) ose në ngrirje -25°C (plazma). Këto kushte ruajtje ndikojnë në integritetin e etiketës dhe një etiketë letre griset lehtesisht. Kjo është arësyeja pse specifikimet tona teknike kërkojnë qartësisht një etiketë PVC.
    - Solucioni aditiv për ruajtjen e trombociteve PAS nuk është paraqitur si mostër dhe nuk ka asnjë informacion në katalog mbi të dhe mbi përbërjen kimike të tij, elemente këto që kërkohen qartësisht në specifikimet teknike. Po kështu KVO nuk arriti të gjejë as certifikatë e as deklaratë CE lidhur me këtë produkt.

    2.”MONTAL” SHPK :
    Nuk ka paraqitur dokumentacion.

    3. ”ISOMETRIC” SHPK :
    Nuk ka paraqitur dokumentacion.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Biometric Albania SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut REF-54646-03-19-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr. 34 datë 08 Qershor 2020