Open Procurement Albania

Mundesi per pjesëmarrje në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 ( Lehtësia COVAX ).

Autoritet Prokurues Ministria e Shëndetësisë
Institucion Kontraktues Ministria e Shëndetësisë
Objekti i Tenderit Ne date 18 Shtator 2020 eshte lidhur nje Marrëveshje Angazhimi (Marrëveshja Opsionale e Blerjes) per pjesëmarrje në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 ( Lehtësia COVAX ) .

___________________

Perkufizim:
COVAX është një nga katër shtyllat e Acces to Covid-19 Tools (ACT). ACT-ja u lançua në prill 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komisioni Evropian dhe Franca, për t’iu përgjigjur sfidave të krijuara nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, si bashkim i qeverive, organizatave shëndetësore (të nivelit global), prodhuesve, shkencëtarëve, sektorit privat, shoqërisë civile, me synimin për të siguruar një qasje inovative dhe të barabartë në diagnostikimet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19
Lehtësia COVAX është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik. Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar.

Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre.
Nr. Reference _
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Marrëveshje Angazhimi
Lloji i Procedures Marrëveshje Angazhimi
Statusi i Tenderit Fazë Planifikimi
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve
Data e mbajtjes se tenderit
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • GAVI Alliance
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates 18-09-2020
    Kohezgjatja e kontrates Kjo Marrëveshje fillon në datën e shënuar në të dhe, nëse nuk përfundon në përputhje me pikën 11 te marreveshjes (Përfundimi), do të përfundojë në:

    (i) Përvjetorin e tretë të datës së kësaj Marrëveshjeje, nëse nuk ka Vaksinë të Miratuar para përvjetorit të tretë të datës së kësaj Marrëveshjeje; ose
    (ii) datën në të cilën Gavi dhe Pjesëmarrësi bien dakord reciprokisht me shkrim për të përfunduar këtë Marrëveshje.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Eshte lidhur nje Marrëveshje Angazhimi(Marrëveshja Opsionale e Blerjes) ne datë 18 Shtator 2020 midis:

    (1) Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), dhe
    (2) ALEANCËS GAVI

    një fondacion jofitimprurës i regjistruar në kantonin e Gjenevës (me numër regjistrimi CH-660-1699006-1), me zyrë në adresën: Chemin du Pommier 40, 1218 Le Grand-Saconnex, Switzerland (“Gavi”).

    ___________________________________
    Efektet Financiare
    Sipas marrëveshjes, detyrimi financiar konsiston në:

    • Pika 2.1 ku parashikohet se “Pjesëmarrësi” (Republika e Shqipërisë”, në mënyrë të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar, merr përsipër t’i paguajë GAVI-it shumën paraprake (Upfront Payment) para ose në afatet e pagesës së pjesëmarrësit, e cila, sipas pikës 1, b, paragrafi i 24-të, është 7 në vlerën 3 534 000 (tre milionë e pesëqind e tridhjetë e katër mijë) USD.
    • Pika 1, b, paragrafi i 17-të, shuma e garancisë së ndarjes së rrezikut (Risk Sharing Guarantee Amount) në vlerën 456 000 USD (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikanë).

    Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë.
    Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

    Mbi Pagesen (pika 3.1. e marrëveshjes) përcaktohet qe:
    a) Çdo pagesë që i duhet paguar Gavit nga Pjesëmarrësi sipas kësaj Marrëveshjeje, do të bëhet në Llogarinë e Lehtësisë COVAX për vlerën në atë datë deri në orën 12 të mesditës.
    b) Pjesëmarrësi do të njoftojë Gavin me shkrim për çdo pagesë të bërë në përputhje me këtë Marrëveshje herë pas here (duke përfshirë çdo pagesë të bërë një agjenti të prokurimit ose Prodhuesit të Përcaktuar).
    c) Të gjitha pagesat e bëra në përputhje me këtë Marrëveshje do të jenë në USD.

    Gjithashtu referuar nenit 1 te marreveshjes “Përkufizimet dhe interpretimet”, pika 1.1 “Përkufizimet” dhe konkretisht paragrafi i 23-të, “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të mjaftueshme për të vaksinuar 20 % të popullsisë.
    ___________________________________
    Marreveshja eshte ratifikuar me Ligj nr. 134/2020 datë 29.10.2020 botuar ne Fletoren Zyrtare te Republikës së Shqipërisë Nr. 199, Datë. 12/11/2020.
    Ligji ka hyre në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    __________________________________________

    Ne date 03.02.2021 eshte publikuar nga COVAX Plani fillestar i shperndarjes se Vaksinave .
    Totali i vaksinave qe do shperndahen fillimisht eshte 330 milion doza per 145 vende pjesmarrese ne raundin fillestar, qe do pajisen e vaksina te prodhuara nga firma AstraZeneca-Oxford dhe te Pfizer-BioNTech.

    - Per Shqiperine planifikohen te merren 141 600 doza.
    Sipas Specifikimeve te publikuara ne dokumentin e GAVI-t pritet qe shperndarja te nise nga fundi i muajit shkurt , dhe pjesa me e madhe e sasise te jepet ne tremujorin e dyte te vitit.

    __________________________________________

    Në vitin 2020 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kryer gjithashtu pagesa prej 430 milion lekë për kuotën në bazë të marrëveshjes me COVAX ( Njoftimi i dates 10.05.2021 - publikuar ne faqen e Ministrise se Financave dhe Ekonomise).
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Marrëveshje Angazhimi - Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Aleanca GAVI.

    PROJEKTLIGJ - Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Angazhimit, Ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës Gavi, për Pjesëmarrjen në Strukturën Globale të Qasjes në Vaksinat Covid-19 (Covax Facility).

    RELACION per : Projektligjin "Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Angazhimit, Ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës Gavi, për Pjesëmarrjen në Strukturën Globale të Qasjes në Vaksinat Covid-19 (Covax Facility)".

    Ligj Nr. 134/2020 Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Angazhimit Ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës Gavi, për Pjesëmarrjen në Strukturën Globale të Qasjes në Vaksinat Covid-19 (Covax Facility).

    Dekret Nr.11822 date 10.11.2020.

    The Covax Facility: Interim Distribution Forecast

    Njoftim i Ministrise se Financave dhe Ekonomise dt.10.05.2021 Rritet mbështetja buxhetore për blerjen e vaksinave anti covid.

    Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk perfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Donatorëve.