Autoritet Prokurues | Operatori i Blerjeve të Përqendruara | ||||||||||
Institucion Kontraktues | Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" | ||||||||||
Objekti i Tenderit | BLERJE MATERIALE TË BUTA KIRURGJIE PËR QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE NËNË TEREZA | ||||||||||
Nr. Reference | REF-78079-11-10-2020 | ||||||||||
Vlera / Fondi Limit | 1 805 760,00 | ||||||||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër) | ||||||||||
Lloji i Procedures | Kërkesë për Propozim | ||||||||||
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | ||||||||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 11-11-2020 | ||||||||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 23-11-2020 | ||||||||||
Data e mbajtjes se tenderit | 23-11-2020 | ||||||||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 4 | ||||||||||
Operatore Konkurues |
1) "MURATI D" SHPK 2) "GENTIAN SADIKU" PF 3) "MALBERTEX"SHPK 4) "D-2020&CO" SHPK. |
||||||||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||||||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 368 000,00 | ||||||||||
Data e shpalljes se fituesit | 15-12-2020 | ||||||||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||||||||
Data e lidhjes se kontrates | |||||||||||
Kohezgjatja e kontrates | Brenda 5 ditëve nga dita e lidhjes së kontratës/ kontratave deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor, në bazë të marrëveshjes kuadër. | ||||||||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH |
|
||||||||||
Ankesa |
Nuk ka apsur ankesa. Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1. "MALBERTEX" SHPK: • Nuk plotëson gërmën c), pika 1 Kriteret e përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit, pasi Operatori ekonomik është në kushtet e nenit 45, të Ligjit 9643, datë 20.11.2006, ”Për prokurimin publik” i ndryshuar, pasi nga verifikimi në Regjistrin Elektronik, të Gjendjes Gjyqësore, si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezultoi se ortaku i shoqërisë rezulton të ketë qënë i dënuar për një veprat penale, të përcaktuara në nenin 45 të LPP. • Nuk plotëson gërma e), pika 2, seksioni 2.3 “Për Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash, në emër të tij. Në rastin konkret, përmes dokumentacionit të dorëzuar, vërtetohet se çertifikata e mjetit, me targë AA185CD, të cilën e disponon shoqëria “Start Co”, sipas lejes së qarkullimit, është specifike dhe e lëshuar për kryerjen e transportit të mallrave, brenda vendit, vetëm për llogari të veprimtarisë së vet. Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave, nga ana e operatorit ekonomik “Malbertex” SHPK, me kamionin e shoqërisë “Start Co”, do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave me qira, dhe për të tretë, pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar. 2. "D-2020&CO" SHPK: • Nuk plotëson gërmën dh), pika 1, seksioni 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë, Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, të kontratave të energjisë, që ka operatori ekonomik, që është i regjistruar në Shqipëri ,në emrin e vetë. Vërtetimi i paraqitur është në emër të Fatbardha Gjoci, dhe nuk përcaktohet lidhja me Operatorin. • Nuk plotëson pikën 1, seksioni 2.2, Për kapacitetin ekonomik dhe financiar, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të justifikojë vlerën mesatare të xhiros vjetore, e cila duhet të jetë jo më pak se vlera e fondit limit. • Nuk plotëson pikën 1, seksioni 2.3, Për kapacitetin teknik, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të justifikojë nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit, nga data e zhvillimit të procedurës, në vlerën, prej të paktën 40 %, të vlerës së fondit të marrëveshjes kuadër. Dokumentacioni i paraqitur nuk është justifikues për furnizimet e mëparshme të ngjashme. • Nuk plotëson pikën 3, seksioni 2.3, Për kapacitetin teknik, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, Operatori ekonomik pjesëmarrës nuk siguroi që të ketë të punësuar, për periudhën 3-mujore Korrik - Shtator 2020, një staf punonjësish prej minimalisht 2 (dy) persona. |
||||||||||
Arsyeja e Anulimit | |||||||||||
Shenime | |||||||||||
Transaksione Thesari |
|
||||||||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|