Open Procurement Albania

“Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta SARS-Covid-2 për nevoja të NJVKSH-ve”, për një periudhë 12-mujore”

Autoritet Prokurues Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor
Institucion Kontraktues Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor
Objekti i Tenderit “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta SARS-Covid-2 për nevoja të NJVKSH-ve”, për një periudhë 12-mujore”
Nr. Reference REF-24750-04-12-2022
Vlera / Fondi Limit 201 150 000,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures E hapur, mbi kufirin e lartë monetar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 13-04-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-05-2022
Data e mbajtjes se tenderit 13-05-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 11
Operatore Konkurues 1. SwissMed
2. Fedos
3. Lasermed
4. INCOMED
5. Intermed
6. Convoyale
7. Krijon
8. Euromed
9. Campus IEA
10. CFO Pharma
11. GP medical
Operator Ekonomik Kontraktues
  • SWISSMED SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 23 500 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 15-06-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.Fedos per arsye:
    o Është i përjashtuar nga APP në procedurat e prokurimit publik sipas Buletinit Nr. 69 datë 30 Maj 2022.

    2. Lasermed per arsye:
    o Nuk plotëson Pikën 1/a, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi secili nga anëtarët e BOE ka patur detyrimin që në momentin e plotësimit të formularit vetjak të shënonte dhe anëtarin tjetër pjesë të BOE.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.1, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi faturat e paraqitura nga njëri OE pjesë e BOE nuk konsiderohen si mallra të ngjashëm objekt procedure, duke mos arritur vlerën e kërkuar sipas kriterit.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.8, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi njëri nga OE pjesë e BOE nuk ka paraqitur Certifikatën e rregjistrimit të testit antigen pranë AKBPM sipas parashikimeve në legjislacionin në fuqi. Ky OE në marrëveshjen e bashkëpunimit të paraqitur ka marrë përsipër furnizimin me mallra objekt prokurimi edhe në mënyrë të pavarur nga OE tjetër.

    3. INCOMED per arsye:
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.1, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi faturat e paraqitura nga OE nuk konsiderohen si mallra të ngjashëm objekt procedure, duke mos arritur vlerën e kërkuar sipas kriterit. Gjithashtu vertetimet e realizimit të kontratave të paraqitura nuk kanë faturat ose detaje bashkëlidhur ku mund të evidentohen artikujt e prokuruar në këto kontrata.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.6 të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi nuk ka paraqitur një nga certifikatat ISO/ose ekuivalent të prodhuesit të artikujve të lëshuara nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.5 të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi OE nuk ka paraqitur autorizim nga prodhuesi/distributor zyrtar i autorizuar për tregtimin e artikullit objekt prokurimi por vetëm për regjistrimin e tij.

    4. Intermed per arsye:
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.1, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi faturat e paraqitura nga OE, në periudhën gjatë tre viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës (13.04.2022) nuk arrijnë vlerën e kërkuar pa TVSH. Ky vlerësim mbështetet edhe në arsyetim e bërë nga KPP në një vendim të ngjashëm Nr. 685/2019 datë 30.10.2019 .

    5. Campus IEA per arsye:
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.1, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi faturat e paraqitura nga OE pjesë e BOE nuk janë në gjuhën e kërkuar Shqip ose Anglisht por në gjuhën Italiane (të pa përkthyera dhe noterizuara) sipas udhëzimeve të hartuara nga APP në DST.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.4 të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi testi antigjenik i shpejtë i paraqitur nuk plotëson specifikimet teknike për sa i përket “Kiti të ketë specifitet > 99%”, ndërsa në katalogun e ofertës së paraqitur evidentohet specifiteti 98.99 %.

    6. CFO Pharma per arsye:
    o Nuk plotëson Pikën 1/b, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi sigurimi i ofertës i paraqitur nga OE është i vlefshëm për 150 ditë ndërkohë që në DST është kërkuar 180 ditë.
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.1, të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi faturat e paraqitura nga OE, në periudhën gjatë tre viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës (13.04.2022) nuk arrijnë vlerën e kërkuar pa TVSH. Ky vlerësim mbështetet edhe në arsyetim e bërë nga KPP në një vendim të ngjashëm Nr. 685/2019 datë 30.10.2019 .
    o Nuk plotëson Pikën 2.3.4 të Shtojcës 7.2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në katalogun e paraqitur nuk jepen të dhëna për ndjeshmërinë dhe specifitetin. Kjo në kundërshtim me Pikën 2.3.4 “Për artikullin e ofruar të paraqiten Katalogë, ku të përfshihen edhe specifikimet teknike të hollësishme për artikullin (pjesët e katalogut që përmbajnë emërtimin dhe specifikimet e detajuara teknike të artikullit që ofertohet, nëse nuk janë në gjuhën shqipe, të përkthehen në gjuhën shqipe dhe të noterizohen). Operatori ekonomik duhet të markojë në katalogun përkatës produktet që ofron, të përcaktuar në formularin e ofertës. Katalogjet do të ngakohen në formë elektronike nëpërmjet sistemit elektronik të prokurimit.”

    7. GP medical AL per arsye:
    o Nuk ka paraqitur asnjë dokument të kërkuar në DST.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor REF-24750-04-12-2022
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates