Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese
Autoritet Prokurues | Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" |
Institucion Kontraktues | Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" |
Objekti i Tenderit | “Shërbime hotelerie dhe ushqim për një periudhë 6 mujore”, Marrëveshje Kuadër |
Nr. Reference | REF-56406-01-19-2023 |
Vlera / Fondi Limit | 3 567 768,00 |
Lloji i Kontrates Publike | Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër) |
Lloji i Procedures | Procedurë e hapur e thjeshtuar |
Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi |
Data e Njoftimit te Tenderit | 20-01-2023 |
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 31-01-2023 |
Data e mbajtjes se tenderit | 31-01-2023 |
Nr. i Operatoreve Konkurues | 3 |
Operatore Konkurues |
1. BLACK DIAMOND HOTEL sh.p.k. 2. DAJTI PARK 2007 sh.p.k. 3. HOTEL - VICTORIA sh.p.k. |
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
Oferta fituese Leke pa TVSH | 3 367 000,00 |
Data e shpalljes se fituesit | 10-02-2023 |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |
Data e lidhjes se kontrates | |
Kohezgjatja e kontrates | 12 muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër |
Shtese kontrate (Leke me TVSH |
|
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem: 1. BLACK DIAMOND HOTEL sh.p.k., per arsye: -“Në DST, 2.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar: germa a), kërkohet: Vërtetim nga Dega e Tatimeve për xhiron vjetore të realizuar gjate 3 (tre) viteve te fundit (2019, 2020, 2021), ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo me e vogël se 40 % e vlerës së fondit limit. Dokumentacioni i paraqitur për përmbushjen e këtij kriteri nuk plotëson kërkesën prej 40 %. OE nuk përmbush kriterin e kërkuar. -Në DST pika 4., kërkohet që: Operatori ekonomik duhet të paraqesë dokumentacion që vërteton se ka kushte të mira Higjieno – Sanitare sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i paraqitur nga OE është për tjetër subjekt me tjetër NIPT. OE nuk plotëson kriterin e kërkuar për këtë pikë. -Në DST, pika 5, kërkohet: Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me Raport – Shërbimi (të vlefshëm) DDD (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim), të paktën për Viruse, Baktere, Insekte etj. Rapordi DDD i paraqitrur nga OE nuk përfshin trajtimin për viruse, baktere. OE nuk ka paraqitur dokumentacion për përmbushjen e këtij kriteri. -Në zbatim të 92 të Ligjit nr.162, date 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, nenit 82 te VKM 285, date 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar, udhëzimit nr. 03, date 09.05.2017 “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në Sistemin e Prokurimit Elektronik”, i ndryshuar me udhëzimin nr. 07, date 13.09.2017, si dhe udhëzimit nr. 6, datë 16.01.2018 ‘Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” për procedurën “Procedurë e hapur e thjeshtuar”, OE nuk përmbush kriteret e kualifikimit si ofertë e vlefshme.” 2.DAJTI PARK 2007 sh.p.k., per arsye: -“Në DST, 2.1 Kapacitetin profesional të operatorëve ekonomikë: germa b) Operatori duhet të ketë Certifikim HACCP – “Analiza e Rrezikut dhe kontrollit të pikave Kritike” ose ISO 22000 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore” ose ekuivalent, në përputhje me objektin e prokurimit, lëshuar nga nje organ i vleresimit te konformitetit, i akredituar nga organizmi kombetar i akreditimit ose nga organizma nderkombetare akreditues, te njohur nga Republika e Shqiperise. Çertifikata kërkohet të jetë e vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit. OE ka paraqitur Çertifikim HACCP – “Analiza e Rrezikut dhe kontrollit të pikave Kritike” ose ISO 22000 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore” ose ekuivalent, me objekt që nuk përputhet me objektin e prokurimit. OE nuk ka paraqitur dokumentacion për përmbushjen e këtij kriteri. -Në DST, pika 5, kërkohet: Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me Raport – Shërbimi (të vlefshëm) DDD (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim), të paktën për Viruse, Baktere, Insekte etj. Rapordi DDD i paraqitrur nga OE nuk përfshin trajtimin për viruse, baktere. OE nuk ka paraqitur dokumentacion për përmbushjen e këtij kriteri. -Në zbatim të 92 të Ligjit nr.162, date 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, nenit 82 te VKM 285, date 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, të ndryshuar, udhëzimit nr. 03, date 09.05.2017 “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në Sistemin e Prokurimit Elektronik”, i ndryshuar me udhëzimin nr. 07, date 13.09.2017, si dhe udhëzimit nr. 6, datë 16.01.2018 ‘Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” për procedurën “Procedurë e hapur e thjeshtuar”, OE nuk përmbush kriteret e kualifikimit si ofertë e vlefshme.” |
Arsyeja e Anulimit | |
Shenime | |
Transaksione Thesari |
|
Buletini i Prokurimeve Publike |