Open Procurement Albania

“Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash, për Drejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnje”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Spitalit "Ihsan Cabej" Lushnje
Objekti i Tenderit “Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash, për Drejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnje”
Nr. Reference REF-56498-01-20-2023
Vlera / Fondi Limit 3 981 113,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e hapur e thjeshtuar
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 23-01-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-02-2023
Data e mbajtjes se tenderit 02-02-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues 1. “MURATI” SHPK
2.“SAM-ARS 2016 ” SHPK
3.“ASI-2A CO” SHPK
4.“MENI” SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ASI-2A CO
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 3 669 980,00
    Data e shpalljes se fituesit 06-03-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 24 Muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës/kontratave, deri në përfundimin e afatit të Marrëveshjes Kuadër
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“MURATI BA” SHPK, per arsye:
    - nuk plotëson pikën 1, te seksionit 2.1 “Kapaciteti profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit në DST, në lidhje me “Liçencë profesionale të shoqërisë, të lëshuar nga institucioni përgjegjës i ngarkuar me ligj, të vlefshme në kohën e zhvillimit të procedurës”, pasi licensa NZ 2329/9 date 19.09.2011 nuk është e vlefshme. ( Kjo license ka skaduar më datë 16.02.2020, referuar afatit te vlefshmërisë të licensa NZ 2329/9 date 19.09.2011).

    2.“SAM-ARS 2016” SHPK , per arsye:
    - SAM-ARS 2016 nuk dorëzoi në afatin e kërkuar dokumentet provuese / vertetimet gjyqsore per subjektin dhe ortaku/administratori “ se nuk është në ndjekje penale apo nuk është dënuar për cështje që lidhen me aktivitetin”. Për këtë kërkesë subjekti ka paraqitur një vërtetim të Gjykatës 15.09.2022 , ndërkohë që duhet të kishte paraqitur dokumente nga gjykata vertetime te periudhes mbas datës së hapjes të ofertave.Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim.
    - nuk plotëson kërkesat sipas pikës 2 Seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” pasi nuk paraqitur të plotë Vërtetim për bazën e vlerësuar nga E-Albania për Drejtuesin Teknik. Për këtë pikë operatori ka paraqitur Vërtetim për bazën e vlerësuar datë 11.07.2022 (ku vërteton marrëdhëinen e punës deri më Maj 2022),ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë vertetim për drejtuesin teknik te bazes se vleresuar nga E-Albanaia për periudhën Maj 2022-Janar 2023, dokument i kerkuar për vërtetimin e përputhshmërisë ligjore të marrëdhënieve të punës të Drejtuesit Teknik me subjektin ofertues .
    - nuk plotëson Kërkesat e Përgjthshme për Kualifikim në lidhje me detyrimet për taksat vendore, pasi ka paraqitur Vertetim per Taksat Vendore nr 153 prot dt 18.07.2022, nuk përkon me periudhën e procedurës së prokurimit. Vërtetimi duhej të pasqyronte pagesën e tasksave në periudhën pas datës së hapjes së ofertave , ndërkohë mungojnë të dhënat nëse ky operator i ka përmbushuar detyrimet për taskat vendore në periudhën korrik-dhjetor 2020. Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim.
    - nuk plotëson kerkesat sipas pikës 2 Seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” në lidhje me dëshmitë e kualfikimit profesional të stafit teknik, pasi për punonjësin A.H deklaruar si bojazhi, rezulton se nuk ka dëshmi kualfikimi për profesionin bojazhi por ka paraqitur një dëshmi per murator/suvatues.
    - nuk plotëson kerkesat sipas pikës 2 Seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” në lidhje me dëshmitë e kualfikimit profesional të stafit teknik, pasi për punonjësit XH.P deklaruar si hidraulik, rezulton se nuk ka dëshmi kualfikimi për profesionin hidraulik por ka paraqitur një certifikate kualfikimi per profilin “panele diellore dhe hidraulikë” dokument i cili nuk përputhet me profesionin hidraulik të kërkuar në DST.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-56498-01-20-2023
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Procesverbal
    "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "
    Formulari i njoftimit te operatoreve ekonomike te suksesshem ne Marreveshjen Kuader