Open Procurement Albania

“Shërbim lyerje dhe mirëmbajtje te ndërtesave publike” për Spitalin Rajonal Berat”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Spitalit Rajonal Berat
Objekti i Tenderit “Shërbim lyerje dhe mirëmbajtje te ndërtesave publike” për Spitalin Rajonal Berat”
Nr. Reference REF-58248-02-07-2023
Vlera / Fondi Limit 14 986 076,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 08-02-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 28-02-2023
Data e mbajtjes se tenderit 28-02-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1.“FLONJA” SHPK
2.“MURATI BA” SHPK
3. “INA” SHPK
4.“TOTILA” SHPK
5.“ASI-2A CO” SHPK
6. “AFA GRUP” SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • TOTILA SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 12 446 812,00
    Data e shpalljes se fituesit 31-03-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 36 Muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës/kontratave, deri në përfundimin e afatit të Marrëveshjes Kuadër
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“AFA GROUP” SHPK, per arsye:
    - nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” i Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e publikimit të njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 39% e vlerës së fondit limit.
    - nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” i Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur deklaratat e kerkuara per Drejtuesin Teknik.
    - nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 4, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” i Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur një deklaratë me anë të së cilës merr përsipër kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, nga punonjës të pajisur me uniformën e punës, me materiale/ pajisje mbrojtëse personale për shëndetin dhe sigurinë teknike në punë.

    2.“FLONJA” SHPK, per arsye:
    - nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” i Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e publikimit të njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 39% e vlerës së fondit limit.

    3.“INA” SHPK, per arsye:
    - nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” i Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e publikimit të njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 39% e vlerës së fondit limit. Dokumentacioni i paraqitur ne lidhje me sherbimet e ngjashme nga ana e ofertuesit, eshte per pune te kryera para 3 (tre) viteve të fundit nga data e publikimit të njoftimit të kontratës.

    4.“MURATI BA” SHPK, per arsye:
    - Bazuar ne Shenimin e përcaktuar në pikën 2 seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, “Ne cdo rast, perpara publikimit te njoftimit te fituesit paraprak dhe nisjes se afateve te ankimit, ofertuesi fitues duhet qe te dorezoje dokumentacionin e kerkuar te cdo punonjesi prane AK.” Pas verifikimit të dokumentacionit të përcjellë në formë të shkruar nga ofertuesi “MURATI BA” SH.P.K. protokolluar me tonen nr. 428 date 17.03.2023, ka rezultuar se, Ofertuesi nuk permbush pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, në lidhje me dokumentacionin provues te kualifikimit per 4 nga punonjesit e kerkuar, dhe konkretisht për: punonjesin e deklaruar “murator” (B.M.), punonjesin e deklaruar “bojaxhi” (B.M.), punonjesin e deklaruar “hidraulik” (Z.U.) dhe punonjesin e deklaruar “elektricist” (H.M.). Per keta punonjes, Ofertuesi nuk ka paraqitur Certifikata kualifikimi ne perputhje me Ligjin per Arsimin dhe Formimin Profesional, sic kërkohet në pikën 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti Teknik” të Kritereve të Vecanta për Kualifikim, por ka paraqitur “Certifikata Kompetence nga Career Cert Institute” te cilat nuk jane ne perputhje me Ligjin per Arsimin dhe Formimin Profesional. Bazuar në paragrafin e fundit te Shtojces 8 te DST, “Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim”.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-58248-02-07-2023
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
    Procesverbal
    "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "
    Formulari i njoftimit te operatoreve ekonomike te suksesshem ne Marreveshjen Kuader