Open Procurement Albania

Supervizion për rikonstruksionin e shtëpizave të mbështetura ne Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlore”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore
Institucion Kontraktues Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore
Objekti i Tenderit Supervizion për rikonstruksionin e shtëpizave të mbështetura ne Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlore”
Nr. Reference REF-60817-02-28-2023
Vlera / Fondi Limit 2 218 272,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e hapur e thjeshtuar
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 01-03-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 13-03-2023
Data e mbajtjes se tenderit 13-03-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1.BOE “M.A.K Studio” & "Procejt DALUZ 2019” sh.p.k.
2.BOE “REAN 95 ” & “INDAY 18 ”
3.BOE “DAAM ”& “NET GROUP ”
4. “MAGNA CARTA” sh.p.k,
5. “Dricons” sh.p.k,
Operator Ekonomik Kontraktues
  • DRICONS
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 2 012 453,00
    Data e shpalljes se fituesit 03-04-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 2 414 943,00
    Data e lidhjes se kontrates 17-05-2023
    Kohezgjatja e kontrates 10 Muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“BOE “M.A.K Studio” & “Procejt DALUZ 2019” sh.p.k, per arsye:
    - Nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”: Shkronja a) “Formular i ofertes sipas shtojcës 1, Oferta e paraqitur është në vlerën 1.988.720 (Nje milion e nenteqind e tetedhjet e tete mije e shtateqind e njezete) lekë pa Tvsh është nën kufirin minimal sipas VKM nr.354.
    - Nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”, shkronja c) “Sigurimin e ofertes sipas shtojcës 3”:
    Sigurimi i ofertes nuk është sipas kërkesës së AK në DST ku kërkohet vlefshmëria e sig.të ofertës për 180 ditë. Sipas dokumentit të paraqitur nga BOE është 150 ditë.

    2.BOE “REAN 95 ” & “INDAY 18 ”, per arsye:
    -Nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë” : Shkronja a) “Formular i ofertes sipas shtojcës 1, Oferta e paraqitur është në vlerën 1.997.925,3 (Nje milion e nenteqind e nentedhjet e shtate mije e nenteqind e njezete e pese pike tre) lekë pa Tvsh është nën kufirin minimal sipas VKM nr.354.
    - Nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”, shkronja c), “Sigurimin e ofertes sipas shtojcës 3”:Sigurimi i ofertes nuk është sipas kërkesës së AK në DST ku kërkohet vlefshmëria e sig.të ofertës për 180 ditë. Sipas dokumentit të paraqitur nga BOE është 150 ditë.
    - Në vetëdeklarimin sipas shtojcës 9, OE “REAN 95” shpk si lideri i BOE, nuk ka deklaruar operatorin “INDAY 18”shpk.
    - BOE nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit” pika 2.2 “Kapaciteti ekonomik dhe financiar”, 2.2.1 “Xhiron vjetore për vitin 2019”, nuk është deklaruar xhiro vjetore për vitin 2019 nga të dy operatorët e BOE.

    3. “BOE “DAAM ” & “NET GROUP ”, per arsye:
    - BOE nuk plotëson kushtin 2.3 “Aftësitë teknike dhe profesionale”, pika 2.3.1. - Sipas ndarjeve të punimeve BOE, OE “DAAM ” duhet të plotësojë 70% punë të ngjashëme. Nga verifikimi i bërë ky operator ka paraqitur punë të ngjashme kolaudime që nuk kanë të bëjnë me objektin e kontratës. Puna e vetme e paraqitur është “Mbikëqyrja për përmirësimin e banesave ekzistuese” me Bashkinë Dimal në vlerën 87.228 lekë pa Tvsh,në të cilën mungon vërtetimi i realizimit të kontratës nga institucioni përkatës.
    - OE “DAAM ” nuk plotëson pikën 2.3.2 “Liçenca profesionale e shoqërisë, lidhur me shërbimin e mbikqyrjes”. Konkretisht I mungon pika e licencës N.S-14 “Impiante të brendëshme elektrike, telefonike radiotelefoni TV”. Bazuar ndarjes së punimeve të BOE rezulton se OE “DAAM ” ka 70% të punimeve dhe në deklaratën e tyre kanë shprehur vullnetin se OE “DAAM” do të kryejë 70% të punimeve “Hidro dhe Elektro -Mekanike”.
    - BOE “DAAM ”& “NET GROUP ” nuk plotësojnë “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”, Shkronja a) “Formular i ofertes sipas shtojcës 1”, Oferta e paraqitur është në vlerën 1.861.923,22 (Nje milion e teteqind e gjashtedhjet e nje mije e nenteqind e njezete e tre pike 22) lekë pa Tvsh, është nën kufirin minimal sipas VKM nr.354.

    4. “MAGNA CARTA” sh.p.k, per arsye:
    - Nuk plotëson “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”, Shkronja a) “Formular i ofertes sipas shtojcës 1;
    Oferta e paraqitur është në vlerën 1.952,203,20 (Nje milion e nenteqind e pesedhjet e dy mije e dyqind e tre pike 20) lekë pa Tvsh është nën kufirin minimal sipas VKM nr.354. -Nuk plotëson, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika1, “Ofertuesi duhet të paraqesë”, shkronja c), “ Sigurimin e ofertes sipas shtojcës 3”:Sigurimi i ofertes nuk është sipas kërkesës së AK në DST ku kërkohet vlefshmëria e sig.të ofertës për 180 ditë. Sipas dokumentit të paraqitur nga BOE është 150 ditë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 45 datë 22 Maj 2023
    Procesverbal
    "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "